Rexhep Qosja, një jetë në shërbim të kombit

Elena Tase

Nga Ahmet Qeriqi

Me rastin e 83-vjetorit të ditëlindjes së Akademikut të shquar, i cili me kohë ka ngritur zërin kundër pacifizmit inert, kundër berishizmit të rrezikshëm, kundër të gjitha izmave që kanë dëmtuar interesin kombëtar të shqiptarëve, kudo ku ata jetojnë dhe që vazhdojnë ta dëmtojnë…

Profesor, Rexhep Qosja, ka kaluar në të 80-at e jetës, duke i përballuar me suksese të gjitha stinët, që ka lënë pas,  vështirësitë e kohëpaskohshme e ngritjet e përhershme. Me qëndrimin e tij stoik e dinjitar, nuk ka si të mos krahasohet me Sokratin, me dijen e tij erudite nuk ka si të mos na kujtojë,  Volterin, me stigmatizimin, që i ka bërë dhe i bën të ligës dhe të keqes, nuk ka si të mos na kujtojnë, Erazmin e Roterdamit, me dashurinë e zjarrtë për kombin e gjuhën, na kujtojnë  Naimin, me diskreditimin e veseve të liga të oligarkëve e sundimtarëve, na kujtojnë Fan Nolin, me qëndrimin e tij të paepur e burrëror, gjithnjë në shërimin të së drejtës dhe së vërtetës, na kujtojnë Gjergj Fishtën, e kështu me radhë…

Këto krahasime janë të rëndësishme në fenomenologjinë e personaliteteve të caktuara të rëndësisë kombëtare e gjithënjerëzore, po të kemi parasysh nivelet e strukturuara dhe ndikimit që kanë ushtruar dhe ushtrojnë personalitetet e tilla në kohë dhe hapësirë, në mesin e kombeve e popujve.

***

Rexhep Qosja për shumëçka është emër i përveçëm i kulturës, filozofisë, krijimtarisë dhe erudicionit, jo vetëm i nivelit kombëtar, por edhe më gjerë. Mbi të gjitha ai është krijues i pasionuar, njohës i thellë i jetës dhe i ligjeve të saj, studiues ndër më të dalluarit në shumë fusha të krijimtarisë, njohës i kontradiktave shoqërore, historike e politike, mbështetës i fuqishëm i së drejtës dhe së vërtetës, asaj së drejte dhe të vërtete, që qëndron në ballë të Universit, duke qenë shtyllë e emancipimit të përgjithshëm njerëzor përgjithësisht, e kombëtar veçanërisht.

Qosja është idealist në jetë dhe në krijimtari. I tillë ka qenë dhe ka mbetur, sepse vetëm me një shpirt idealisti, me besim të thellë në të drejtën e në të vërtetën, njeriu arrin ta përmbushë detyrën, që ia ka shtruar vetes, jo për të bërë emër me çdo kusht, jo për të qenë kurdoherë i pari, por për të lënë vepra që edukojnë, mësojnë, frymëzojnë dhe përçojnë mesazhin e së mirës, njerëzores, besës, nderit, krenarisë së ligjshme, që buron nga mirësia e humanizmi.

Këto vlera janë të shprehura e të trajtuara  kudo në krijimtarinë e profesor doktor  Rexhep Qoses.

Qëndrimi vertikal në furtunat e kohës

Qëndrimi i tij kurdoherë vertikal, ka frymëzuar rininë atdhetare fillimisht  në vitin 1981, kur ai publikisht përkrahu kërkesat emancipuese kombëtare për liri, barazi e drejtësi, pavarësisht se

regjimi nuk do t’ ia falte dhe do ta mbante në shënjestër, por edhe në kujdes, në mënyrë që të mos e bënte më shumë kundërshtar hero për së gjalli, ashtu sikur kishte bërë, Adem Demaçin, ashtu sikur do ta bënte edhe Ukshin Hotin e disa të tjerë, për të mos thënë edhe krejt pak të tjerë, nga elita intelektuale e kohës.

Derisa në vitet shtatëdhjetë, Qosja përballej me fushatën, që kishin ndërmarrë kundër tij tërë një staf kameleonësh, burracakësh xhelozë, mediokër partiakë, servilë të pushtetit dhe “jatakë” besnikë të bashkim-vëllazërimit, në vitet tetëdhjetë të shekullit të kaluar, ai do t’i  mbrojë me konsekuencë, trimëri e mençuri  kërkesat e rinisë së barrikadave të vitit 1981. Shkrimet e tij asokohe botoheshin në Kroaci, Slloveni Bosnje e ndonjë edhe në Serbi. Dhe nuk duhet harruar se ishin vetëm shkrimet e tij që kishin thyer sadopak perden e hekurt të censurës së kohës. Është krejt e natyrshme të çmohet dhe të besohet se edhe një pjesë e pushtetarëve të Kosovës do ta mbronte Qosen, dhe e kishte mbrojtur, veçmas, Fadil Hoxha, sepse Beogradi zyrtar krejt hapur kishte nisur fushatën në shkallë të gjerë  për të provuar prapakthimin në histori, duke fajësuar të gjithë shqiptarët si nacionalistë e irredentistë  me qëllim që të varrosej ideja e çlirimit dhe bashkimit të tyre.

Pa shkrimet dhe qëndrimin burrëror të Qoses, opinioni përparimtar gjithë-jugosllav, nuk do të arrinte ta kuptonte esencën e “dramës” së Kosovës. Natyrisht se kishte edhe intelektualë të tjerë shqiptarë, që po bënin përpjekje të ruanin aq sa mund të ruhej, por ata thjeshtë ishin oportunë, në të shumtën e rasteve nuk shfaqeshin hapur, sepse donin të ruanin favoret dhe sepse nuk i besonin forcës, që kishte akumuluar në qenien e tij një popull tanimë i vetëdijshëm se liria i takonte dhe për të do të sakrifikonte gjithçka.

Po nuk duhet harruar edhe anën më të zezë të kësaj fushate, që e thellonin edhe shqipfolës e shqipshkrues, duke qenë vegël e përdorshme e pushtetit. Do të na zihej fryma po të përmendnim me këtë raste me emër e mbiemër, kreatorët dhe zbatuesit e fushatës, platformës partiake gjithë-jugosllave për shkatërrimin dhe çrrënjosjen e nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar. Janë po ata që do ta ujdisnin UJD-in për ta rikthyer në jetë kufomën, që ishte quajtur RSFJ.

Përderisa në vitet 80-të Qosja krahas punës në krijimtari mbante edhe postin moral të dalëzotësit të interesave të kombit, me përkrahjen e forcave përparimtare liridashëse në Kosovë e më gjerë, në vitet 90-të, ai nuk do të lejonte të gënjehej nga pacifizmi i sëmurë i lodhur, në krye me Ibrahim Rugovën, që kishte buruar nga Lidhja Komuniste Jugosllave dhe kishte marrë një përmbajtje, mish as peshk, duke pretenduar që lirinë e Kosovës ta fitonin në tavolinën e bisedimeve, me improvizimin e skemës së pushtetit paralel, duke fituar të paktën pushtetin “moral” përbrenda vetvetes, në kohën kur regjimi i Beogradit ishte nisur në rrugën pa kthim me moton: (Sve ili nishta), Krejt ose asgjë!, me qëllim që nga Jugosllavia e shkoqur dhe e shkërmoqur ta qepte  Serbinë e Madhe.

Qosja, duke i thirrur mendjes dhe inteligjencës së tij, iu kishte qëndruar konsekuent  bindjeve, dialektikës së zhvillimit të rrjedhave historike, dhe kishte mbështetur forcën që po riakumulohej nga tharmi revolucionar i viteve 1963-1968-1981, për të rezultuar me krijimin dhe daljen e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në arenën e historisë sonë më të re. Ai ishte ndër intelektualët e parë që e mbështeti fuqishëm këtë forcë dhe kishte pranuar të bëhej edhe pjesë politike e saj, me pjesëmarrjen në Konferencën e Rambujesë, në shkurt-mars të vitit 1999, kur po vendosej fati historik i Kosovës.

Po të mos ishte vepra dhe sakrifica e luftëtarëve të NDSH-së, po të mos ishte vepra jetësore e Adem Demaçit prej fillimit të viteve 60-të e pak më herët, por të mos ishte rinia revolucionare dhe shpëtimtare e vitit 1981, e cila zgjeroi deri në fund hendekun mes shqiptarëve liridashës dhe atyre që ishin përcaktuar në idealin unik të bashkim-vëllazërimit, po të mos ishte qëndresa e fortë e një krahu intelektual në krye me Ukshin Hotin, Rexhep Qosen, Hydajet Hysenin, Jakup Krasniqin e të tjerë, por të mos ishte qëndresa titanike dhe heroike e Adem Jasharit, Jasharëve dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, procesi historik i çlirimit nga regjimi shtypës e barbar i Serbisë do të kishte degjeneruar me kohë dhe do të kishte prodhuar një hibrid serbo-shqiptaro-kosovar, të tillë sikur kishte qenë për disa shekuj  “arnautllëku” paqësor i kohës së baba-Dovletit, mbase edhe më keq.

Integriteti dhe dinjiteti

Përveç krijimtarisë afër gjashtëdhjetëvjeçare, e cila në të gjitha fazat e zhvillimit ishte autentike dhe origjinale dhe që në shumë raste kishte  mbushur zbrazëtirat që kishte lënë trashëgim koha e çakorduar historike e pushtuesve në trojet tona, profesor Rexhep Qosja me angazhimet dhe punën e palodhshme, me kredon krijuese dhe veprat e shumta që ka nxjerrë në dritë, ka rezervuar vendin meritor në panteonin e inteligjencës  krijuese kombëtare, ka fituar autoritetin e ligjshëm kudo ndër shqiptarë e sidomos në Shqipëri ku klasa intelektuale ishte e nivelit më  të pjekur dhe më afirmativ, sepse ishte zhvilluar në rrethana dhe kushte më specifike.

Pavarësisht ngjyrosjeve, bindjeve politike dhe ideologjike, në vitet 70-8o-90, inteligjenca shqiptare në trekëndëshin: Tiranë-Prishtinë-Shkup dhe Mërgatë kishte krijuar bërthamën e njësimit kombëtar, në të gjitha segmentet ku ajo ishte shtrirë, në të gjitha fushat e krijimtarisë, por  edhe të politikës, duke krijuar një “Piemont” jo vetëm moral por kulturor, afirmativ e meritor, ku roli i Rexhep Qoses, Adem Demaçit, Ukshin Hotit, Ismail Kadaresë, Dritëro Agollit e të tjerëve  ishte padyshim një rol që kishte ndikim vendimtar në ndërtimin e  së ardhmes gjithëkombëtare, proces i cili ende po vazhdon. Nga këta pesë emra të mëdhenj, (kuptohet me specifika të caktuara, në jetë punë dhe krijimtari, sepse ka edhe shumë emra të tjerë meritorë të kombit) tani gjallojnë vetëm Rexhep Qosja dhe Ismail Kadare, dikur shokë e miq, tani kundërshtarë idesh dhe perceptimesh të ndryshme të realitetit.

Qosja në luftë dhe paqe me bashkëkohësit

I përkufizuar  si  “Rilindës i fundit”,  duke marrë për bazë modelin e intelektualit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare,  Rexhep Qosja, është personalitet bashkëkohor i formuar në shekullin 20 për të përmbushur misionin avangard, kombëtar,  në deceniet e para të shekullit 21. Studiuesi, ndër më të njohurit i Rilindjes Kombëtare, por jo vetëm i asaj, nuk është e thënë  të jetë edhe vetë rilindës dhe nuk mund të dëshmohet se Rilindja ka shënuar fundin e saj me Rexhep Qosen.

Rilindja me kohë është sistemuar në periodizimin realist që i ka bërë vetë Rexhep Qosja dhe jo vetëm ai. Është e natyrshme që ajo periudhë e zgjimit apo rizgjimit kombëtar ka  rrezatuar dhe rrezaton mesazhe të caktuara, por si çdo periudhë tjetër edhe ajo tashmë radhitet në vendin e vet, në epokën e vet.

Qosja i takon kohës së vet, kohës sonë historike. Vendlindja e tij gjeografikisht i takon, pjesës së ndarë dhunshëm të trojeve shqiptare, e cila ka mbijetuar me mund, djersë, gjak dhe ka arritur, që në kushte tejet specifike dhe me sakrificë të papërshkrueshme ta ruajë madje edhe ta begatojë identitetin kombëtar e kulturor, qoftë mëvetësishëm, qoftë në akord me pjesën tjetër të pavarur  të Shqipërisë, që nga vitit 1912.

Andaj raporti i Qoses me bashkëkohësit ka specifikat e veta.

I lindur në një trevë të Shqipërisë, ku gjaku shqiptar kishte rrjedhë lumë për ta mbrojtur me çdo kusht dhe me çdo çmim, Plavën, Gucinë, Anamalin e Ulqinin, ai ishte rritur me preokupimet e brezit të tij, në radhë të parë për të siguruar ekzistencë dhe kushte minimale për jetë…

Pastaj, falë zgjuarsisë, përkushtimit dhe përvetësimit të diturive, ai do të hapë vetë të gjitha dyert, që e çuan në Panteonin e madh.

Gjatë atij rrugëtimi si çdo intelektual i kalibrit të tij, do të ndeshej edhe me botën tjetër të veseve, ligësive, nopranive, xhelozisë, urrejtjes, fodullëkut dhe tërë një bote që bënte gjumin e gjatë, shekullor të pacifizmit.

Në rrugë për të sheshuar idetë dhe qëndrueshmërinë e tyre, me metodën shkencore për analizë, tezë e sintezë, në rrugë për të dëshmuar dijen faktike me fakte e dëshmi, profesor Qosja prore është ndeshur me bashkëkohësit dhe asnjëherë nuk ua ka ndalur kritikat për demaskimin e

mentalitetit profan, shantazhues, injorues, përfitues favoresh, servilë të pushtetarëve, sajues kurthesh, mediokër të përjetshëm të moçalishtes që kishte lënë trashëgim robëria shumëshekullore.

Ai kishte përballuar me shumë sukses fushatat kundër tij, madje u kishte bërë edhe analizën, duke ua caktuar edhe anamnezën, diagnozën, duke iu çjerrë maskat dhe duke i zhveshur nga  stolitë e rreme dhe titujt me të cilët kishin mbushur gjokset, sa për të fituar një post, apo një favor.

Si çdo intelektual me gjen të pastër shpirtëror dhe përgatitje meritore shkencore, Qosja nuk do të lejonte kurrë të binte pre e politikave të ditës, pre e makinacioneve e prapaskenave të neveritshme. Ai gjatë tërë jetës së tij ka ruajtur Unin e vet, ka ruajtur me konsekuencë të drejtën dhe të vërtetën, edhe atëherë kur është rrezikuar edhe atëherë kur është izoluar dhe kur e kanë anatemuar padrejtësisht. Ai me kohë ka ngritur zërin kundër pacifizmit inert, kundër berishizmit të rrezikshëm, kundër të gjitha izmave që kanë dëmtuar interesin kombëtar të shqiptarëve, kudo ku ata jetojnë dhe që vazhdojnë ta dëmtojnë…

Tani në 83-vjetorin e lindjes së tij, profesor Qosja, me të drejtë ndihet krenar për jetën dhe veprën, për qëndrimin konsekuent atdhetar, për ndikimin që ka ushtruar në brezat çlirimtarë, për fjalën e thënë troç e pa hile, për një jetë të tërë në shërbim të së mirës, të kombit, përparimit, emancipimit dhe mbi të gjitha për integritetin, dinjitetin, burrërinë, mençurinë, modestinë dhe me tërë ato virtyte të larta, që i bëjnë nder dhe që prore ka rrezatuar dhe rrezaton nderim, respekt  e njerëzi…

Të gjithë ne që jemi edukuar me veprat dhe qëndrimin e tij të paepur e burrëror, ndihemi po kështu krenarë, sepse duke pasur prijës shpirtërorë si Rexhep Qosja, Adem Demaçi, Ukshin Hoti, me qëllim për të realizuar aspiratat, mësimet dhe synimet e tyre kemi mbështetur fuqishëm Adem Legjendarin dhe luftën e drejtë të tri ushtrive tona çlirimtare.

Prishtinë, Qershor 2019

 

Share This Article
13 Comments
  • Rexhep Qoses is akademik I heq kapelen.Po mos harroni se ka qeen agjenti UDB Yugosllave,per ket ka plot fakte.Dy here e ka testue populli I vendit te tij she ati kosovar e as 2% nuk e ka kauar my islamik I thekur.Vetem puna e tij ne sherbim te Enver Hoxhes ne kongresin e drejtshkrimeve mjafton kti fundurine te mos I degjohet as emri

    • “… S’ke veç pamjen e DE Rades,
      o Bardhosh i ketij kombi
      Ti je grure nga gruri fares
      Qe mbin dhe ne fund honit

      Ball’ i burrave te rende,
      Mënçuri e kuvëndimit.
      S’luan kurrë nga fjsl’ e dhēnë
      Ti, o bese e Kostandinit!

      • Shqipe kebere nje vleresim dinjitoz perkete kollos, si askush tjeter, te athedashurise si rilindas i kohes sone, te mendimit te thelle te çdo situate,per kombin shqiptar, Ti me te drejte e perkufizon si BESE E KONSTANDINIT qe edhe i vdekur, u ngrit nga varri per per ti plotesuar “besen e dhene”.
        Kete BESE Qosja ja ka dhene memedheut me mendimet dhe vepimet e tije si askush tjeter,
        JETE TE GJATE !

  • Shenim: Te jeshe kryeminister,me te gjitha kopetencat qe
    te ka dhene parlamenti, nuk do te thote qe te “keshe au-
    toritet te pakufizuar” thoshte dikush,emrin e te cilit nuk po
    ja permend ne keto rrethana sirkunstanciale .Keshtuqe kryeministri yne here pas here le t’i hedhe nje sy mendi-
    meve e propozimeve qe behen nga qytari i zakinshem, sic e quani ju,ndersa une do ta quaja quaja, jo “qytetari
    dixhital”,kurren e kurres,sic e ka Sala ne IPAD por qyte-
    tari anonim dhe ky qytetari anonim ka mendimin se Shqi-
    perise nuk i ben nder nje minister anonim nga Kosova por nje Rexhep Qose nga Kosova. Do te ishte ne nderin e kombit shqiptar qe Rexhep Qosja te bente pjese ne ku-
    polen e Akademise se Shkencave te Republikes se Shqi-
    perise. Mos ki frike zoti kryeminister qe Sala do ulurase
    per kete ZGJEDHJE sepse tashme ky Vicidokasi,pava-
    resisht nga vleresimi juaj konjuktural so ne Tropoja, Ai
    tashme eshte nje kerrme politike qe ndot gjithe ambientin
    shqiptar duke kundermuar vetem qelbesinllek e ere e nje
    te ngordhuri por qe qeluzat e tij do te duhen shume kohe per t’umpastruar ambientinshqiptar. Nejse, fjalen nuk e
    kam per Monstren e Vicidolit ketu por per kollosin e leter-
    sise shqiptare, te madhin dhe emblematikun Rexhep
    Qosja….!

  • Mark uk, nese ju zoteri e vertetoni me fakte,jo me shpifje
    e thashetheme si e keni zakon ju te Sales se “Qosja pas-
    kish qene spiuni i UDB” ,te keshilloj qe “hic fare mos hiq
    ate te shkrete kapelen tende” apo ke ne koke jo kapele
    por “kaskete”…..” Kasketa”, e Mark Dodanit…. !? Muli,zoteri,Muli i UDB-s…..!

  • Kerkon t’i veshi atdhetarit Rexhep Qosja gunen e udb-es ne kulmin e Vapes se veres. Dhe kush, nje mercenar I Saliut qe eshte kryeagjent e kryekriminel, qe shkoi dhe firmosi kombin shqiptar si komb islamik dhe u hapi rrugen gjithe obskurantizmit arabo-grek per milionat qe futi ne xhep dhe qe nga kjo veprimtari e ketij monstre Po vuan e ka per te vuajtur populli shqiptar edhe per njeqind vjet te tjera !

  • njeri i madh intelektual nder shqiptaret qe politikanet duan tja fashitin imazhin, jete te gjate dhe prodhimtare per te

  • Ti Mark Uk qenke me plotegoje llafazan ikeq si grate e katundit Sita ben mendja dhe goja te perfolesht nje nga njerzit me te shquar te kombit Shqiptar Rexhep Qosen.te kame vene re ne shkrimet tuaja te gjithe i bene agjente..Mos ke qene gje personel i agjenteve dhe ju din emerat te gjitheve.Fjalet tuaja nuk ja ulin prestigjin Akademikut te madhe Rexhep Qose njeri qe enjeh e gjithe bota ndersa mua dhe ty as lagjia e jone.

  • Populli shqiptar nuk e ka thene se koti: Keqyre kush dhe cili me ke rri dhe ke levdon, i tille eshte edhe vete! Te levdohet nje UDBASH i permasave te “akademikut” nga nje i “burgosur politik” kjo nuk do koment tjeter! Ketu e ka rru dreqi mbare e mbapsht, si te thuash Ali Hoxha Hoxhe Alia!…
    Ani ai Hoxha qe e “udheheq” Radion e Luftes!…
    Kesaj i thone me la mut me shurre!
    Medet per ligje e shtet.
    Krejt çka i kane sherbye Serbise e Jugosllavise besa edhe UDBASHAVE E KOSISTAVE “shqiptare” të Prishtines…, po na dalin “patriota”!…

    DRENICA E KUQE

  • Oparaku:Shko e pyet ne vendlindjen e tij ne Vuthaj a po it thote populli asaj zone kto fjal.Bisedo me kosovar te te flasin edge disa te tjera me te Renda.

  • Le te themi qe eshte akademik i.madh .Te pakten fizionomin e ka te tille ,ndryshe nga keta akademiket tane qe ne paraqitje duken si mesues kimie te klases se 8 me kostume te Trikotazhit te Korces .
    Por si mund ti lejoj vetes nje akademik qe supozohet te jete baba i Kombit te bej analiza dhe shkrime plot mllef ,urrejtje dhe percarje per nje pjese te politikes shqiptare dhe elektoratin qe perfaqeson ajo ??
    Si mundet nje akademik te flase me superlativa per Titon ,Enver Hoxhen ,te mbroj islamizimin e shoqerise dhe te kthehet ne shpifes kunder Kadarese ??
    Si mundet nje akademik qe ne vend te shkruaj per ardhmerine dhe zhvillimin e kombit ,merret me shkrime bajate kunder Jozefine Topallit ??
    Te gjitha keto me kane lene nje shije teper te keqe ,ndryshe nga figura te tjera kosovare qe ndjej nje admirim dhe respekt te thelle per urtesine dhe atdhedashurine bashkuese qe i karakterizon me ne krye Fehmi Aganin e te tjere .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *