Në këtë pjesë të tretë dhe të fundit të kësaj interviste të gjatë me Akademikun Rexhep Qosja trajtohet debati i kohëve të fundit pas propozimit për ndalimin e filmave të realizuar në vitet e socializmit. Argumentet e profesorit kundër ndalimit të këtyre filmave dhe një përballje me Ismail Kadarenë mbi këtë temë. Një analizë për krijimtarinë e asaj periudhe në letërsi, shkencë dhe arte dhe çfarë synimesh politike fshihen në këtë fushatë të paprecedentë. Pse Profesor Qosja i konsideron të paarritshëm krijuesit e djeshëm…
Intervistoi Xhevdet Shehu
Zgjatimet komuniste në filma dhe zgjatimet staliniste në letërsi
– Tani, i nderuar Profesor Qosja, po ju bëj një pyetje që duket jashtë kontekstit, por unë mendoj se është një vijimësi e natyrshme për çështjet që biseduam, pasi mendoj se duket si e fabrikuar në çadrën e bulevardit. Është hapur një debat, madje ka dhe një nismë zyrtare për ndalimin e filmave të prodhuar në kohën e diktaturës. Në fakt, thuajse e gjithë trashëgimia jonë filmike përmblidhet në krijimtarinë e asaj periudhe. Dua të di vlerësimin tuaj për ata filma dhe për këtë nismë?
-Pavarësisht prej kohës kur bëhet, pavarësisht në çfarë kontekstesh politike, ideologjike, shoqërore, kulturore, fetare, shtetërore bëhet, pavarësisht prej nivelit a statusit shoqëror të atyre që e bëjnë, censura është institucion famëkeq, prandaj edhe komprometues për ata që e bëjnë, për politikën, ideologjinë, kulturën, shtetin që e bëjnë! Sipas bindjes sime, Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk u është dashur aspak, bash aspak, nisma për ndalimin e një numri të filmave, kurse të shfaqjes me shpjegime të veçanta i një numri tjetër të filmave të krijuar në kohën e komunizmit.
Nisma për ndalimin, në të vërtetë për censurimin e tillë të filmave është një nismë, që mbështetet në zhvlerësime kryekëput politike e ideologjike të filmave të asaj kohe. Për ta thuhet se janë “zgjatime të natyrshme të ideologjisë komuniste”, që përbëjnë “një provokim të rëndë për një pjesë të popullit tonë dhe, në përgjithësi, për higjienën mendore e shpirtërore të çdo qytetari normal”! Normal!!!
Kjo nismë për ndalimin, në të vërtetë për censurimin e tillë të filmave, siç e ka vërejtur Moikom Zeqo, megjithatë, godet dhe letërsinë, krijimtarinë artistike dhe krijimtarinë shkencore në gjuhën shqipe në përgjithësi në Shqipëri dhe në Kosovë. Filmi është art, art i popullarizuar, por arte janë edhe letërsia, edhe muzika, edhe piktura po aq të popullarizuara. Ajo që nismëtarët e censurës së filmave e thonë për filmat, prandaj, mund të thuhet edhe për artet e tjera, sidomos, për letërsinë dhe muzikën, rrjedhimisht do të mund të dilte, prandaj, edhe kërkesa për ndalimin e tyre, sikundër për filmat.
Ajo që ata nismëtarë e thanë për filmat, që s’e kanë thënë, por do të mund ta thoshin edhe për letërsinë e muzikën, mund të thuhet edhe për shumë vepra nga fusha e shkencave shoqërore të krijuara në kohën e komunizmit në Shqipëri dhe në Kosovë.
Përkrahje të veçantë nismës për ndalimin e disa filmave dhe censurimin e veçantë të disa të tjerëve, i dhanë edhe disa krijues të njohur, e mes tyre edhe të tillë, veprat e të cilëve janë skenarizuar dhe filmuar asokohe. Njëri ndër ta, përpos të tjerash, tha:
“Në filmat tonë nuk kishte humanizëm, nuk kishte histori dashurie, por kishte egërsi (…)!”
Ç’është e vërteta në ata filma kishte edhe humanizëm edhe histori dashurie.
“Është krejtësisht e pahijshme, e pamoralshme, e patolerueshme, tha më tej ai, që spektatori shqiptar t’i shohë ata filma, ku ka personazhe, fëmijë që spiunojnë në favor të regjimit…!”
Të gjitha ato që thanë për filmat e kohës së komunizmit ata që e dhanë nismën për ndalimin e censurimin e tyre, dhe të gjitha ato që thanë për filmat ata që e përkrahën nismën për ndalimin dhe censurimin e tyre, dhe të gjitha ato që tha ai dy fjali të të cilit u cituan më lart mund të thuhen edhe për një varg vjershash, poemash, tregimesh, romanesh, dramash, sprovash, letrare dhe trajtesash, studimesh, monografish shkencore të shkruara shqip në atë kohë.
Ç’është romani Dimri i madh? Padyshim “zgjatim i natyrshëm i komunizmit”, në të vërtetë “zgjatim i natyrshëm i stalinizmit”! Ç’është romani Dasma? Padyshim zgjatim i natyrshëm i maoizmit, domethënë i politikës dhe ideologjisë së revolucionit kulturor kinez!
Ç’janë edhe disa romane të tjera, disa tregime, disa vjersha e poema dhe disa sprova e artikuj publicistikë të këtij autori e të disa autorëve të tjerë? Zgjatime të politikës dhe të ideologjisë staliniste, zgjatime me të cilat glorifikohet lufta e klasave, roli i proletariatit në botë, socializmi stalinist dhe mohohen rendet politiko-shoqërore, ekonomike dhe kulturore borgjeze, domethënë perëndimore, duke përfshirë këtu edhe letërsinë moderne dhe në përgjithësi artet moderne!
Ndalimi dhe censura e filmave të krijuar në kohën e komunizmit, që predikojnë autorët e nismës, objektivisht cenon rëndë kështu edhe një pjesë të krijimtarisë të një vargu krijuesish të tjerë letrarë, artistikë e shkencorë.
E kjo do të thotë ndryshim i historisë, shfytyrim i saj dhe i së vërtetës. A mund të fshihen historia dhe e vërteta? Unë them: jo dhe jo.
– Këtë nismë për ndalimin e filmave, Artisti i Popullit Piro Milkani, por edhe të tjerë artistë të mëdhenj si Reshat Arbana, Luftar Paja etj., e kanë quajtur një nismë gebelsiane. A nuk duket se ka teprim në këtë etiketim të nismës? Në fund të fundit, duhet ta ruajmë apo ta zhdukim këtë trashëgimi që aktualisht e kemi?
-Jam kundër çdo ndalimi të veprave artistike e shkencore. Jam kundër çdo censure ndaj veprave artistike dhe shkencore. Çdo periudhë, çdo epokë, çdo kohë historike ka artet e veta dhe shkencat e veta, me të arriturat, me vlerat dhe me të metat e tyre. E ato të meta mund të jenë artistike kur është fjala për artet dhe shkencore kur është fjala për shkencat. Por ato të meta mund të jenë të shkaktuara prej dhuntisë së paktë të krijuesit, prej kufizimeve politike, ideologjike, partiake, fetare, e kufizimeve të tjera dhe kjo domethënë prej përkatësive të ndryshme të krijuesve të tyre.
Ato, të gjitha, me të mirat dhe të metat e tyre, me vlerat dhe kufizimet e tyre janë dëshmi artistike dhe shkencore dhe kulturore dhe dokumentare e asaj periudhe, asaj epoke, asaj kohe. T’i ndalosh, t’i censurosh domethënë të ndalosh, të censurosh, të paragjykosh, të thjeshtësosh, të varfërosh të kaluarën tënde, traditën tënde, kulturën tënde!
Pas përimtimeve të përgjithshme shkencore, kulturore, qytetëruese të përvojave të veta të hidhura të shekujve të shkuar para dhe pas Inkuizicionit, Evropa dhe Amerika kanë hequr dorë prej mohimit e ndëshkimit të heretikëve dhe të heretizmit. Para pak ditësh lexova se vepra e Hitlerit Lufta ime, që përfaqëson Manifestin e politikës dhe ideologjisë së tij naziste, raciste, antisemite, që ka prodhuar tragjedinë e madhe të quajtur Lufta e Dytë Botërore, është botuar e ribotuar katër herë gjatë vitit 2016 në Gjermani. Në qoftë se nuk gabohem ajo u botua edhe në Shqipëri. Ene, e një numër i intelektualëve tanë, një numër i shkrimtarëve tanë, ç’bëjnë e ç’kërkojnë? Nuk kërkojnë të ndalohet vepra e Hitlerit, po kërkojnë të ndalohen e të censurohen filmat tonë sepse na qenkan zgjatime të komunizmit, sepse në ndonjërin prej tyre paska fëmijë që spiunojnë në “favor të regjimit”, se, po të spiunonin në favor të armiqve të regjimit, nuk do të duhej të ndaloheshin!
Paragjykimet e ndryshme, leverditë e ndryshme, mosdurimet e ndryshme na bëjnë sot të harrojmë se në atë kohë kur janë krijuar filmat që disa censorë kërkojnë të ndalohen e të censurohen janë krijuar edhe filma me vlerë artistike edhe filma të dobët, janë krijuar vepra letrare me vlerë artistike dhe me vlera modeste, a pa farë vlere, janë krijuar vepra shkencore me rëndësi të madhe shkencore dhe pa vlera shkencore.
Në atë kohë, në kushte të diktaturës, disa nga krijuesit e kanë pasur shumë vështirë, kanë vuajtur dhe janë rrezikuar. Por, kanë krijuar dhe ne duhet të kemi nderim për ta e për krijimtarinë e tyre.
Krijuesit e djeshëm ende të paarritshëm sot
Ne duhet të pyesim veten dhe njëri-tjetrin sot: pse edhe njëzet e shtatë vjet pas rënies së komunizmit romanet më të mira, dhe poezitë më të mira, dhe tregimet më të mira në gjuhën shqipe, janë romane, poezi dhe tregime që u shkruan e u botuan në atë kohë.
Ne duhet të pyesim veten dhe njëri-tjetrin sot: pse trajtesat, studimet, monografitë më të mira, më të rëndësishme shkencore mbi gjuhën shqipe, mbi historinë shqiptare, mbi kulturën shqiptare, mbi letërsinë popullore shqipe, mbi etnografinë shqiptare, mbi muzikën shqiptare, mbi kulturën popullore shqiptare në përgjithësi u shkruan në atë kohë, që po e dënojnë sot siç po e dënojnë edhe disa që ishin idhuj shumë të privilegjuar të pushtetit të asaj kohe?
Ne duhet të pyesim veten dhe të pyesim njëri-tjetrin sot: pse edhe njëzet e shtatë vjet pas rënies së komunizmit regjisorët tanë më të mirë janë Dhimitër Anagnosti, Piro Milkani, Xhanfize Keko, Kristaq Dhamo, Mevlan Shanaj, Viktor Gjika, Mihallaq Luarasi, Saimir Kumbaro, e të tjerë, kurse aktoret më të çmuara e aktorët më të çmuar, unë them të gjithmonshëm e të gjithmonshme, në historinë e kinematografisë dhe të kulturës shqiptare janë: Robert Ndrenika, Prokop Mima, Naim Frashëri, Sandër Prosi, Kadri Roshi, Ndrekë Luca, Margarita Xhepa, Timo Floko, Tinka Kurti, Rikard Larja, Roza Anagnosti, Edi Luarasi, Violeta Manushi, Reshat Arbana, Luftar Paja, Mirush Kabashi, Mevlan Shanaj. E të tjerë, e të tjerë. Të më ndjejnë edhe shumë të tjerë që s’po ua përmend emrat.
Ata janë bërë regjisorë të çmuar sepse kanë bërë regji edhe të filmave me vlera artistike, sepse kanë bërë regji edhe të filmave me rëndësi estetike, kuptimore dhe etike në kushte shumë kufizuese për lirinë krijuese.
Ata janë bërë aktorë të çmuar dhe ato janë bërë aktore të çmuara sepse kanë interpretuar me dhunti të veçantë role në filma të vlefshëm, artistikisht dhe historikisht të rëndësishëm, në kushte shumë kufizuese edhe për ta e për to.
Ne duhet të pyesim veten dhe njëri-tjetrin sot pse edhe njëzet e shtatë vjet pas rëniesë së komunizmit nuk kemi shkrimtarë me dhuntinë e dëshmuar dhe me rëndësinë artistike e historike të veprës së tyre siç janë Petro Marko, Jakov Xoxa, Dritëro Agolli, Ismail Kadare e mandej Sterjo Spasse, Sabri Godo, Qamil Buxheli, Fatos Arapi, Vath Koreshi, Skënder Drini, Vedat Kokona, Dhimitër Xhuvani, Fatos Kongoli, Frederik Reshpja, Ndoc Gjetja, Xhevahir Spahiu, Moikom Zeqo, Anton Papleka, Zija Çela…
Ne duhet të pyesim veten dhe njëri tjetrin sot: pse edhe njëzet e shtatë vjet pas rënies së komunizmit nuk kemi studiues shkencorë meprestigjshkencor e kulturor kombëtar siç janë Eqrem Çabej, Aleks Buda, Hasan Ceka, Skender Anamali, Luan Omari, Androkli Kostallari, Dhimitër Shuteriqi, Shaban Demiraj, Mahir Domi, Jup Kastrati, Vehbi Bala, Muzafer Korkuti, Kristo Frashëri, Arben Puto, Stefanaq Pollo, dhe bashkëkohësit e tjerë dhe pasardhësit e mëhershëm a më të vonshëm siç janë, Qemal Haxhihasani, Zihni Sako, Ramadan Sokoli, Rrog Zojzi, Mark Tirtja, Kareman Ulqini, Andromaqi Gjergji, Stefan Prifti, Fatmir Agalliu, Etëhem Lika, Mehmet Çeliku, Kolec Topalli, Seit Mansaku, Enver Hysa, Rami Memushaj, Valter Memisha, Gazmend Shpuza, Zija Xholi, Kristaq Prifti, Selami Pulaha, Petrika Thëngjilli, Selim Islami, Ana Lalaj, Marenglen Verli, Valentina Duka, Jorgo Bulo, Klara Kodra, Floresha Dado, Gjergj Zheji, Alfred Uçi, Nasho Jorgaqi, Moikom Zeqo, Ali Xhiku, Neritan Ceka, Jorgji Gjinari, Anastas Dodi, Jani Thomai, Xhevat Lloshi, Emil Lafe, Mehmet Çeliku, Gjovalin Shkurtaj, Remzi Përnaska, Paskal Milo, Pëllumb Xhufi, Romeo Gurakuqi, Afërdita Onuzi, Ramazan Bogdani, Vasil Tole. Të më ndjejnë edhe shumë të tjerë që s’po ua përmend emrat – edhe shumë autorë të veprave artistike figurative dhe muzikore.
Hiqni veprat e këtyre studiuesve dhe të këtyre artistëve, hiqni veprimtarinë e tyre arsimore, kulturore, kombëtare dhe shihni çka do të mbetet!
Kur të përgjigjemi drejt, ndershëm, pa paragjykime, pa koniunkturizëm kombëtar e ndërkombëtar në këto pyetje, ne do të heqim dorë prej famëkeqes së quajtur censurë, prandaj edhe prej ndërmarrjeve që varfërojnë kulturën tonë, trashëgiminë tonë dhe dëshmitë artistike e shkencore të identitetit dhe të qenies sonë.
Dhe do të sillemi siç sillen popujt me tradita të mëdha kulturore ndaj arteve e shkencave të tyre: siç sillen gjermanët që s’mendojnë të ndalojnë a të censurojnë dokumentarët e Leni Rifenshtalit, apo ish sovjetikët që nuk ndalojnë a censurojnë filmat e Sergej Ajzenshtajnit, Dziga Vertovit, Vselovod Pudovkinit e romanet e Shollohovit, të Pasternakut, të Leonovit, të Fadejevit e të tjerëve.
Ne s’guxojmë të harrojmë se aty ku kërkohet dhe zbatohet censura, aty shpesh kërkohet dhe zbatohet dhuna. Jo rastësisht në pjesën më të madhe të deklaratave politike të kryetarëve të Partisë Demokratike të Shqipërisë sot shprehet dhunë – dhunë politike dhe dhunë e përgjithshme! Dhunë që ushqehet edhe nga këto e veprime të ngjashme si këto.
Jo rastësisht një numër mediesh në Shqipëri dhe në Kosovë, si mjete të blera, të shantazhuara a të frikësuara prej partive, ushtrojnë dhunë jo vetëm politike! Jo rastësisht edhe disa individë – gazetarë e gazetare e të tjerë predikojnë dhunë.
Publicisti që kërkoi të ushtrohet dhunë, të bëhet atentat ndaj ambasadores së Bashkimit Evropian në Shqipëri, Romana Vllahutin, në të vërtetë ishte zbatues i fyerjeve dhe dhunës retorike që ndaj kësaj diplomateje dhe jo vetëm ndaj saj më parë në të vërtetë ishte bërë në çadër prej kryetarëve të PD-së?
E ç’bëjmë ne? Ç’bëjnë intelektualët tanë? Ç’bëjnë krijuesit tanë? Ç’bëjnë intelektualët që dikur quheshin koka e popullit? Herët më të shpeshta ose heshtin ose bëjnë çka u bë në letrën me të cilën u mbrojt ambasadorja Romana Vllahutin, u mbrojt prej sulmit të individit, publicist, që vetëm mund të flasë e nuk mund të bëjë asgjë sepse nuk ka fare pushteti, por nuk u mbrojt prej sulmeve të atyre që e sulmuan, e fyen të parët, nuk u mbrojt prej sulmeve të atyre që ishin faktorë kryesorë që nxitën atentat ndaj saj, nuk u mbrojt prej kryedhunëtarëve politikë në jetën politike e shoqërore sot në Shqipëri, me ndikim edhe në Kosovë! Të këtilla ishin dhe vazhdojnë të jenë mbrojtjet e një numri të intelektualëve tanë: mbrojtje të servilëve që puthin duar të pushtetarëve e damkosin e denoncojnë shërbyesit e tyre politikë!
-Ju faleminderit Profesor në emër të stafit dhe lexuesve të shumtë të gazetës sonë për këtë intervistë të gjatë analitike në ‘DITA’ për aktualitetin politik shqiptar në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni!

Respekt te vecante per kete intelektual te nivelit te larte dhe guximtar qe e thote fjalen pa frike.
Mendimi im thjeshte REXHEP QOSJA eshte ne mendime dhe arsyetime i SHKELQYER. ZOTI I dhente shendet e JETE te gjate .AKADEMIK I SHQIPTARISE.
Z.Rexhep Qosja Zot i shtepise kombetare Shqiptare.
Kesaj rradhe ka shperthye si nji urugan apo plasje berthamore per te bindur te pabindurit dhe regresivet humbetar pa ndalim ne perjetesimin e tyre antikombetare.
Jam ne mornica per shendetin e TIJE sepse dua te jete i shkelqyer ne shendet dhe te jetoj edhe 100 te tjera sepse asht i pa ndalshem ne zbardhjen e mendjeve te cdo patriotit etnik,duke i thurur me aq bukuri saktesi dhe me shume thjeshtesi si nji gjigand qe nuk vuan per lavdi.
E lexova me vëmendje Profesorin! Nuk di çfarë të them! Një gjë më duket e sigurt: Kur larg qoftë nuk do jetojnë më këta erudirt, patriot dhe dashamirës të kultures dhe trashgimis sonë kulturore, çdo ndodh me kulturën tone. Shkrimi I tij më duket si një thirje ikntelektule dhe dfashamirse edhe për ata egoist, që interest personale I vendosin mbi parimet. Unë këtë takëm personash I mëshiroj, por edhe ata shumë faj nuk kanë se ndjekin Ismailin.
Ne Gejrmanine pasnaziste u krye gjyqi per denimin e nazizteve dhe veprave te tyre. Ribotimi i vepres se Hitlerit “Lufta ime” dhe filmat qe propagandonin ideologjine naziste u ndaluan per shume vjet. Kurse ne Shqiperi jo vetem qe nuk u be ndonje gjyq per te denuar kriminelet e kohes se diktatures komuniste, por ende diktatori mban titullin “Hero i Popullit”, simpatizante te tij dalin ne vorrezat e deshmoreve me portretin e tij. Bijte e ish sekretareve te pare te rretheve te kohes se diktatures emerohen ministra prej Partise Socialiste, etj.
Prandaj ne Shqiperine e sotme filmat dokumentare kushtuar jetes se partise e te diktatorit ku hymnizohen diktatura e diktatori dhe ideologjia e atij sistemi nuk ka pse te rishfaqen. Po ashtu nje pjese e filmave artistike duhen dhene te shoqeruar me nje bisede specialistesh per te sqaruar ku i kane vlerat dhe antivlerat e tyre. Nuk eshte fjala per filma si “Udha e Shkronjave”, ” Mesonjetorja”, “Nentori i Dyte”, “Gjeneral Gramafoni” etj, por per filma qe trajtojne jeten e popullit tone pas formimit te PKSH-se. Keshtu filmi “Zonja nga qyteti” me regji te Piro Milkanit, ku realiteti i jetes se fshatit shqiptar te kohes se diktatures paraqitet i deformuart. Fshataret shqiptare vuanin kurse ne film jeta e fshatit shqiptar jepet si ne komunizmin e enderruar, Po keshtu edhe filma ku eshte shtremberuar e verteta per rolin e focave nacionaliste e balliste deri ne gusht-shtator te vitit 1943, kur luftonin se bashku me forcat partizane kunder pushtuesit italian. Po keshtu dhe filmat ku jane vene ne qender figurat e komunisteve si Stavri Lara te filmi “Keneta”, etj.
Te tille filma bejne pjese ne krimin komunist dhe nuk mund te ritransmetohen ashtu si jane ritransmetuar deri sot, dite per dite pa asnje kriter, sepse ndikohet ne mbajtjen gjalle te nostalgjise per diktatorin dhe diktaturen, pra vijojne krimin komunist ne ditet tona…
Kane 27 vjet qe vetem shajne e shpifin kunder gjithckaje qe u be ne SOCIALIZEM,sepse kurre nuk kane bere asgje per t’u matur me kolloset e asaj kohe tre lavdishme!
Shajne SOCIALIZMIN(djallezisht e quajne me emrin “komunizem”),sepse kurre nuk mund t’i mbushin mendjen popullit se kane bere me mire se atehere ne te gjitha fushat e jetes per shumicen e popullit ne ARSIM,SHENDETESI,BUJQESI,DREJTESI,KORRUPSION,TRAFIQE,SIGURI JETE,REND PUBLIK,PUNESIM,SHKATERRIMIN E MJHEDISIT,GRABITJEN E PASURIVE KOMBEWTARE,PERDHOSJEN E HISTORISE KOMBETARE E MONUMENTEVE ANTIKE, etj!
Sot shqiptaret jane totalisht te percare ne tre gjitha drejtimet mes tyre,jane 90% e shqiptareve te varfer e tre mjere,qe u ka humbur besimi se Shqiperia do behet ndonjehere atdheu i tyre,por marrin arratine neper bote poer buken e gojes!
Nderkohe politikane kane grumbulluar aq shume pasuri sa asa miliarderet amerikane nuk i kane,ndonese kane punuar me shekuj!
I nderuar njeri, profesor Rexhep Qosja.
Lutem pranoni lavderimet me te eperme per sa mesiper i percillni me shkrim, pra me kurajo dhe profesionalizem shembullor, publikut shqiptar. Po kam edhe nje vrejtje – keshtu lejome ta quaj – sa me poshte vijon.
Nese kritikes Tuaj per Censuren do ti kishit vene si bazament,vetem nje paragraf, shkaterrimin apokaliptik te ekonomise kombetare shqiptare = “Censurimin” e mijera e mijera fabrika, uzina, koperativa, mjete transporti, SMT, kanale vaditese, plantacione bujqesore, frutore, dhe mjedise blektorale etj., etj., vepra arsimore, kulturore, artistike, shendetesore etj., etj., te gjitha keto etj., te punuara dhe te vaditura me djersen dhe gjakun shqiptar, padallim feje, race, kombesie, arsimi, gjendje dhe origjine shoqerore etj., atehere, kritika Tuaj, ne fjale, do te merrte dimnesionin e plote te te Vertetes te Madherishme; kjo aq shume e munguar te rinia, 27 vitet e fundit, prej qeveritareve injorante … , dhe ne vetedijen shqiptare – jo te brezit tone, por, e perserit, te brezit te ri i cili ndjehet teresisht i trullosur kur hedh syte te e shkuara e motrave, vllezerve, prinderve, gjysherve, stergjysherve e keshtu me rradhe. Te censurosh nje epoke popullore … ?!.
Censura eshte nje fjale e thjeshte ne pamje, po me permbajtjen e vet ajo barazohet me nje perbindesh gjigand te ngritur ne kembe, e qe po paratherret pushtimin, percarjen, vdekjen qe na rri perballe, nderkohe qe mbajme shprese te na fale; dhe falemi qe vdekja te mos na perqafoje.
Edhe nje here i nderuar Profesor, lutem te pranoni sigurimet e konsiderates time (njeri i thjeshte) me te larte.
Une gjithmone proferor kam qene nje adhurues i mendimit tuaj kombetar,shkencor dhe letrar.Ato figura qe ju permendni ne fushen e shkences dhe kultures i bejne nder cilido komb te Evropes,sepse lane prapa nje trashegimi te pacmuar per nje popull te erresuar ne rrjedhe te historise dhe te shkelur me kembe.Te mos harrojme qe ato koka jane individualitete,jane kapacitete te krijuar ne qender te qyteterimit Evropjan si Eqrem Cabeu,si Hasan Ceka,si Aleks Buda dhe te tjeret,.Jane sakrifice e Familjes shqiptare dhe kultures Evropjane ku u edukuan,mbrujten, u armatosen me dije per t`i sherbyer shkences dhe kultures shqiptare.Ne vepren e tyre gjen individin dhe jo bashkesine e indoktrinuar me sterilin marxist-enverist,qe prodhoi vetem dokrra shterpe,qe nuk i rezistuan kohes.Ne vepren tyre shkencore nuk do te gjesh pallavra indoktrinale,aq sa u bene objekt kritikash dhe flete rrufeshe nga gardistet e kuq,aq ishin te kerkuar ne boten shkencore Evropjane(Kujto letren e Pedersenit drejtuar Cabejt per mosmarrjen ne kohe te abonimit te botimeve shkencore :Studime Filologjike dhe Studime Historike).po neqoftese diktatura enveriste ne zenithin e saj i toleroi paksa kapacitetet shkencore nga radhet e borgjezise dhe tradites,nuk i toleroi kapacitetet letrare me formim kulturor Europjan si Mitrush Kuteli,Lazgush Poradeci,aq me pak shperthime talentesh qe nuk vinin nga llumi proletariatit si Bilal Xhaferri,Wilson Blloshmi,Genc Leka.Neqoftese te pareve u preu muzen dhe i detyroi te punonin si punetore me meditje ne fushen e perkthimeve,te dyteve u preu edhe jeten..Por kur vjen puna tek kinematografia,dokumentaret e kronikes,dokumentaret e propogandes,,kinostudio dhe me vone RTSH,kjo ishte krijese e sektorit Gebelsian te PPSH,te kreut me te larte te saj Enver Hoxha.Se sa filtra viheshin per prodhimet e kinostudios,e tregon vete Bashkim Shehu,ne nje nderhyrje te Enver Hoxhes gjate nje vizite ne shtepine e Mehmetit.Sikur te mos mjaftonin filtrat ideologjike,Me filmat artistike jane angazhuar persona krejt te rastesishem,qe jane gjendur aty si kameramane dhe kane bere punen e regjisorit,skenaristit,operatorit.Kinostudio Shqiperia e Re nuk kishte regjisore profesioniste,qe te kishin studiuar per regjisure,pervec Hysen Hakanit,qe kishte studiuar ne Bullgari.Endri Keko,Pirro Milkani,Vladimir Prifti,Viktor Gjika,Gezim Erebara,etj etj ishin kameramane,kishin bere kurse ose shkolle per te perdorur Kameren dhe aparatin fotografik.Per te mos folur per Xhanfise Kekon qe ishte nje shitese biletash tek kinema Partizani.Keta ne gjuhen e sotme te televizioneve quhen TEKNIKA.Cfare do te dali nga teknika?Sot teknika(kameramane,ndricues,foniste,kompjuteriste,montazhire,grimiere),jane pjesa me e pakulture e televizioneve.Nderkaq Kinostudio ishte si “Blloku” i privilegjuar i ketyre mediokrreve,ku nuk mund te futej regjisori Brehtjan i skenes shqiptare Lec Shllaku,;e menjanuan,deri sa e hodhen ne pension te parakohshem neo-realistin Hysen Hakani,te tmerruar nga suksesi i “I teti ne bronx”,i bene bllok ne kinostudio Pirro Manit.Keta hiena neveritese te kinostudios gjeten cuditerisht edhe pacavuret e perngjashme ne radhet e skenaristeve.Skenariste filmash u bene ca shkrimtare te dores se dyte,ca deshtake servile e pa karakter ne letersi,si Teodor Laco,Vath Kporeshi,,Fari Balliu.Sado u munduan kompozitoret e talentuar shqiptare t`i zbukurojne keto pacavure,ato nuk jane filma artistike,jane tabele emulacioni.Po kur jane dhe intrige e intriganteve me te zinj qe nxorri lidhja shkrimtareve dhe kinostudio.Ca ftyra si Fari Balliu dhe Kujtim Cashku vetem kjo kohe e rrumpalles Vucidoljane i nxorri acik.Prandaj kur ka te drejte Ismail Kadare qe ajo dere e zeze e kinostudios dhe ato filma zi e me zi duhen mbyllur njehere e pergjithmone e te mos i shohe as brezi i ri se infektohet me shije te keqe.Ne qe i kemi pare kishim dy alternativa.O do te shihnim filmat kineze,o do te shihnim filmat e ketyre.Po e them me plot bindjen se filmat e ketyre ishin me te mire se filmat kineze.
Ajo cka me ben te replikoj me Ju eshte adhurimi i Juaj per prof. Qosjen. Te Ju them te drejten, me shumicen e komenteve te juaja pajtohem plotesisht.Por ne kete rast (dhe sidomos ne komentet e meparshme per prof. Qosjen) fare nuk pajtohem . Ne komentet e Juaja te meparshme gjithmone jeni kunder diktatures dhe kunder radikalizmit islamik. Dhe nese vertete jeni te tille, si mund ta doni Qosjen kur ai eshte nje perkrahes i padiskutueshem i Enverit dhe i salafizmit. Si mund te jete Qosja kombetar kur perkrah percaresin me te madh te harmonise fetare tek ne? Si mund te jete Qosja kombetar kur perkrahe hoxhe Krasniqin i cili nuk ndalet se fyeri Skenderbeun, Rilindjen Kombetare apo Nene Terezen?
Shof qe kete here, sa i perket debatit per filmat e komunizmit, nuk pajtoheni me prof. Qosjen, por ama komentin e filloni me ” Une gjithmone profesor kam qene nje adhurues…”
Mos u shqetesoni. Duke tentuar censuren do te ndodhe e kunderta.
NUK BEHET FJALE KETU,PER TE DHENE EDHE NE MENDIME DHE TE HYJME NE DEBAT ME SHKRIMTARIN DHE MENDIMTARIN E MADH REXHEP QOSJA.
MERR MATERIALIN DHE MENDIMIN E GJENIUT REXHEP QOSJA DHE PERHAPE,BINDI TE GJITHE SHQIPTRET,KU JANE E KU S’JANE, SE GJENITË JANE METEORË QË NDRIÇOJNË RRUGETIMIN E POPUJVE,DHE NË KETE RRUGË DUHET TË ECI I GJITHË FORMACIONI SHOQËROR E SHTETEROR I SHQIPTAREVE.
NUK JEMI NE TË AFTË TË SHOHIM AS TEK QOSJA JO TË BËJMË EDHE KRITIKË,SE TË BËSH KRITIKË DO TË THOTË TA SHIKOSH PROBLEMIN NGA LART,NDËRSA NE JEMI NGA AI POPULL QË I MBAJMË VESHËT DUKE THËNË,Ç’FARË THONË TË HUAJT PËR NE.
.QË NË TË ARDHMEN MOS TË SILLEMI ME KOMPLEKSE,DEGJONI GJENIUN QOSE.
Kujt i thua xheni mor betixho?
Ky burre ka lepire bythen e komunisteve serb gjate gjithe karrieres se tij dhe cka thote ketu jane prape bythelepirje e komunizmit dhe E.Hoxhes.Ky ska talent,por eshte mjeshter i “rrumbullakimit”,figurativisht,te gjerave,qe e bejne te dale si” i zgjuar” dhe shume “patriot”.Por ca keshtu e kuptojne.Eshte ceshtje zgjedhjesh.;
Perrulem me rrespekt, perpara kesaj FIGURE MADHORE TE KOMBIT TPONE!
Eshte nder te paktet, qe ka mbetur “AI QE KA QENE”.
Ndiej neveri ndaj njerezve qe jane perçudnuar me ndrrimin e sistemeve- puthadore te perjetshem.
Per ata qe tentojne te revizionojne edhe vetevehten, duke llustruar me boje kallpe, ate qe kane bere, nuk gjej fjale qe te shprehem.
Po ku kane lene keta te dalin te rinj keta kane vene barriere dhe nuk lene asnje te ri te çaj monopol absolut nga njerezit e monizmit
Eshte kenaqesi dhe shume privilegj me lexuar shkrimet tua profesor!
z.Mollos,te falenderoj per repliken.Qe te jete Qosja nje salafist,fanatik islamik,nuk ebesoj edhe sikur 3 miljon shqiptare kendej dhe andej kufirit ta thone.Pse?Sepse kultura dhe fanatizmi islamik nuk mund te bashkejetojne,Eshte e pamundur qe nje rrezatues i kultures te jete edhe fanatik islamik.Qe te jete Qosja nje idhujtar i Enverit,perseri nuk e besoj.Kam njohur nje burre Kosove te quajtur Haziz Zhilivoda,bashkeluftetasr i Shaban Polluzhes,qe luftoi me serbet,me maqedonasit dhe me brigadat e Shefqet Pecit.U arratis dhe u vendos ne ferme te Elbasanit.Keta e burgosen ne kampin e Ballshit,.Kur nisen proceset e demokracise,vajta ne shtepi tek daje Hazizi dhe i thashe:-Daje Haziz,erdhi koha jone.T`i vrasim komunistet!..-Degjo mor bir,!Sikur te ishim nja 30 miljone,do ta filloja vete i pari.Une e di mire ke te vras te parin,por ne 3 miljon jemi me gjithe komunistet..E kujtoj daje Hazizin,se ne shqiptaret nuk e kemi lluksin e cadres.Kaq jemi.
Z. demo, Ju mund te mos besoni, por…faktet jane aq te shumta …
Sido qofte…Ju pershendes.
Komenti ju lutem.