Rexhep Qosja e ka nisur vitin e ri 2015 me beteja të vjetra. Ai sërish është marrë me Akademinë e Shkencave dhe Arteve, LDKnë, dhe kryetarin e saj, Isa Mustafa, i cili rreth
një muaj më parë u bë edhe kryeministër i vendit.
Shkrimtari dhe akademiku ka reaguar ndaj shkrimtarit Mehmet Kraja i cili në shkrimin e tij “Kosova dhe Shqipëria në katër pamje”, Qosen në mënyrë pezhorative e përmend si “baba të kombit”, ndërsa e cilëson edhe si një nga autoritetet fiktive të Prishtinës, raporton Express.
Qosja në reagimin e tij, Krajën e quan zëdhënës të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Sipas Qosjes, shkrimi i Krajës është në “një artikull programatik” i ASHAK-ut, por i nënshkruar nga Mehmet Kraja. Ndaj shkrimit të Qosje “Ideologjia e prapavajtjes” ka reaguar ASHAK-u ku thuhet se ky institucion nuk ka asnjë lidhje me shkrimin e Mehmet Krajës “Kosova dhe Shqipëria në katër pamje”, i botuar para disa ditëve. “Shkrimi i Krajës është autorial dhe anëtarët e Akademisë kanë mundur ta lexonin si të gjithë lexuesit e tjerë. Qosja, si dezinformues kujdestar dhe urrejtës patologjik i Akademisë, privilegjet e së cilës i gëzon si të gjithë anëtarët aktivë të saj, ndonëse nuk e ka shkelur pragun e saj prej 15 vitesh, mund t’i drejtohet vetëm Mehmet Krajës dhe pikëpamjeve të tij personale në shkrimin e përmendur”, thuhet në një komunikatë të Akademisë.
Por në reagimin e tij, Qosja nuk është marrë vetëm me Krajën dhe ASHAKun.
Ai aty sërish ka përmendur kryeministrin Isa Mustafa, të cilin sërish e ka quajtur zyrtar të dikurshëm të Sllobodan Milloshevicit.
Ndërkohë që nuk ka lënë pa thumbuar as LDKnë, që sipas tij do t’i anëtarësojë edhe kafebërësit dhe procesmbajtësit në ASHAK.

Profesor i nderuar,dhe i madhe,bjeru ktyre horrave psaudoakademik,se kta xhdo gje mujn me qen,por jo intelektoal dhe akademik,ma mir me ju than,se jan sahanlepyrs tane jeten.Ty,pr.dr.AKADEMIK,te uroi shum e shum vite te kremtosh,shum e shum ditelindje te jetosh dhe te festoish,kurse per kete vite,te uroi,shendet dhe lumturi,gezime dhe viti ei mbare per ty,dhe ndonji liber me na shkrue.
Po akademiku Qose a thua eshte sahanlepires? Perse u takua ai me antishqiptarin me te madh te Kosoves, vehabistin Shefqet Krasniqi. A thua z. Qose kete takim me hoxhen e beri per ta rritur pak numrin e perkrahesve ne Kosove, sepse dihet qe z.Qose ne Kosove kishte nje numer te paperfillshem te perkrahesve. Pas takimit me hoxhen z. Qose filloi te kete me shume perkrahes se me pare. Dhe ata perkrahes ishin nga radhet e vehabisteve.
http://www.knninfo.com/?page=1,2,86894
As 2 % nuk ashte numri i perkrahsve te Qosese ne Kosove.Si akademik duhet hequr kapelen po e keqja e madhe e tij jan dy gjera.
!} Agjent i UDB Jugosllave
2] Islamik i thekur dhe komunist i bindur.
Sa shof, Qosja akuzon Mustafen si ish-kollaborist. Mandej permendni sa perkrahje ka Qosja ne popull, a ka shpall ky kandidaturen per ndonje pozit? Per te kritikuar Qosen duhet te jemi i kalibrit te tij, e besoj se nuk ka shume shqiptare ne ket nevel.
Dr.Shefqet Krasniqi eshte njeriu me i nderuar{me i votuar}i popullit kosovar per 2014,prandaj,….
Nese vertete eshte ashtu sic thua ti, mund te te them se Kosoven e mori lumi.
isa mustafa -putini edhe sot asht anetar i partis komuniste te serbis