Nga AGIM JAZAJ
Lufta e Vlorës e vitit 1920, ka veçuar, dalluar e shënuar, në faqet e historisë; edhe shumë burra, faqendritur nga Vlora, Labëria, dhe jo vetëm, i kanë ndritur faqen vatanit!
Teksa shkojmë nëpër këto rrugë, i bërë “tap” nga bukuritë natyrore, pasuria shpirtërore e njerëzve, të këtyre anëve, sepse kudo ku kemi punuar e bërë gjumin, mbetemi të miqsuar në
përjetësi… Vlaga e jetës nuk, na shuhet kurrë.
Nëpër kthesat e “Qafë Buallarit”, rrugë e asfaltuar prej Tetorit 2012 dhe pwrfunduar në Shator të vitit 2013, mban Vulën e merituar të ish kryetarit të Komunës Sevaster (Kryetarit të Bashkisë- Selenicë) birit të asaj ane z.Përparim Shametaj, e përkthyer si: mirënjohje ndaj asaj krahine, njerëzve të ndritur që din të orientohen, tëzgjedhin, njerëzit që udhërrëfejnë…
Dhesa herë shkojmë, hedhim syt edhe nga e djathta, atje nën kodrën e bukur, të mbuluar nga lisat, ku ishte i ngritur dikur edhe dyqani, me shitësin e njohur: Selfo Kamberaj, për buallarasit dhe për gjithë ata njerëz!…
Por Vajza, rrëzë Beunit, nën kreshtat e malit “Tartar”, ku u mlodhën burrat faqendritur, në “Kuvendit e Beunit”, ka një pasuri të rrallë, me njerëz të çmuar.
Ku ka rrjedhur, do pikojë…
Jo vetëm poeti i shquar Ali Asllani, dhe Heroi i Popullit Perlat Rexhepi, dy bij nga Vajza e Vlorës, por edhe parardhësit e pasardhësit në gjurmët e tyre zenë vend në faqet e ndritura…
Edhe partioti i shquar; Rexhep Sulejmën Hoxha, është bir ikëtij fshati, zë vendin e nderit, në epopen e Luftës së 1920-tës, ndër atdhetarët e shquartë vendit, i hedhur edhe në librin: “Atdhetarët e Kudhësit”- përzgjedhur, shkruar nga z. Manxhar Binaj
Prindërit e heroit të Popullit Perlat Rexhepi, gjyshi e stërgjyshi, janë nga ai fis i fisëm, që nuk e kanë ndarë mendjen dhe shpirtin asnjëherë nga atdhedashuria. Ata në breza kanë qënë të dijes, të pushkës dhe të penës.
Rexhep Sulejmëni, babai i Perlatit, njihet dhe ruhet në gjthë trevën e Labërisë si një nga patriotët e spikatur, bujar, me zemër të madhe, i mençur, me vizion të gjerë e shumë trim. Ai kishte studiuar në Austri, ku kishte marë diplomën e mjekut.
Rexhep Sulejmëni, ishte ndër figurat e shquara, pjestar aktiv në “Luftën e Vlorës”, më 1920.
Me shumë patriot vlonjatë, mori pjesë dhe luftoi në revolucionin “Demokratiko-Borgjez”, që udhëhiqte Noli.
Pas këtyre ngjarjeve, detyrohet të marë arratinë,me gjithë familjen dhe vendoset tek miqtë e tij, në ishullin e Korfuzit, për t’i shpëtuar përsekutimit nga regjimi zagollian, si kundërshtar politik.
Rexhep Sulejmëni, personalitet, me kulture, i burrëruar, lindi në vitin 1892.
Paraardhësi, babai i Rexhepit, Sulejmën Kapo, patriot, i pendës dhe i pushkës, në kohën e “Rilindjes Kombëtare”, i shkolluar në “mejtepin”, e perandorisë Osmane, as njëherë nuk u vu në shërbim të të huajve.
Këtë rrugë, ndoqi dhe e pasuroi edhe Rexhep Sulejmëni, djali i madh i Sulejmën efendiut. Mbeti tërë jetën në shërbim të vendit, të tij, pranë vajziotëve, në ballë të tyre.
Megjithëse shumë i ri në moshë, sapo kishte mbaruar shkollën: “Robert Kalenxhi”, në Stamboll, u shqua si një aktivist i njohur në vitin 1908-1912.
Vitët rrodhën njëri pas tjetrit, ngjarjet pasuan dhe pasuruan njera- tjetrën, për të ardhur tek dita e shpalljes së Pavarsisë Kombëtare, ngjarja me e madhe e kombit. Në fillim të shekullit të 20-të, Rexhep Sulejmëni njihej kudo në rrethet shoqërore të kohës, ku bëheshin kuvendet e burrave, kishte vendin e nderit në këto kuvende, në rrethet shoqërore e miqësore, në fshat, krahinë dhe në gjithë Shqipërinë.
Ai ishte një patriot i spikatuar, me një bujari të pa shoqe, i mençur e trim, i cili në momente më të rëndësishme historike ka ditur të gjykojë e veprojë në shërbim të atdheut, i arsimuar jashtë atdheut, ai kishte një mbështetje të gjerë nga ata që e njihnin, i dëgjonin mendimin, i shihnin veprën,i ndiqnin shembullin.
Rexhepi kish studiuar në Austri, në degën e mjeksisë.
Qëllimi i tij për t’i shërbyer popullit të tij, i ndodhur në kohën e mizerjes edhe nga ana e shëndetit.
Në Austri, Rexhep Sulemenit iu dha mundësia e arsmimimit të lartë, po edhe njohja e komunikimi me personalitete të shquara të rretheve politike, kulturore dhe shoqërore, europiane. Fal aftësisë së tij dhe mbështetjes nga ato rrethe shoqërore, u bë një ndër personalitetet mjaftë i njohur, brënda dhe jashtë vendit.
Megjithëse ishte i pasur, nuk luftonte të shtonte pasurinë e tij, siç vepronin pasanikë të tjerë, të varfër skajmërisht në shpirt, por ai i përkushtohej të ardhmes së popullit, jo xhepit të tij.
Ishte një njeri me një pasuri kombëtare, shpirtërore një: ”zjarr” i ndezur për të gjithë krahinën, i njohur si një demokrat-revolucionar, në gjithë kohën e vet, punoi, luftoi dhe kontriuboi i pa lëkundur, pa llogaritur asnjëherë, pasojat që mund të ishin të parashikuara për vete dhe familjen e tij.
Doktor Rexhepi, qysh në moshën 28 vjeçare ish një nga figurat e dëgjuara, pjeswtar aktiv në kryengritjen popullore, në pranverën e vitit 1920, kundër ushtrisë ialiane, që kishte pushtuar Vlorën dhe gjithë krahinat e sajë, qysh prej vitit 1914.
Kuvendet e Barçallasë, mbledhur në maj të vitit 1920 dhe ai i Beunit në qershor 1920-tës, vendimet e tyre historike, për fillimin e luftës, gjetën mbështetje nga banorët e krahinës së Kudhësit, falë ndikimit në popull të Rrapo Çelos, Rexhep Sulejmënit, pjesëmarrës në këto kuvende, të cilëve u dëgjohej llafi dheu mbështetej veprimi, si paria e vendit.
Për aktivitetin e tij, “Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare” e gradoi Rexhep Sulejmënin me gradën e Kapitenit, i cili me burra të tjerë formuan edhe çetën e Vajzës, si shumë formacione të tjera, të krahinës së Kudhësit, Smokthinës, Vranishtit e Gorishtit.
Kapiten Rexhep Sulejmëni, u ngarkua gjithashtu me detyrën e komandantit të “Kampit të Robërve” italianw të luftës, i ngritur në fshatin e Vajzës, të cilët u kapën në betejën e Kotës, prej luftëtarëve të çetës së Kudhësit.
Revolucioni Demokratiko-Borgjez, i udhëhequr nga Fan S Noli, në vitin 1924, do të përkrahej nga shumë patriot, nga Vlora, ndër ta ishte edhe Rexhep Sulejmëni.
Gjithë këta patriot e luftëtarë, u bashkuan me kryengritësit në Tiranë, për një “Shqipëri demokratike, të pa Varur”.
Rrjedha e ngjarjeve historike, solli pasoja edhe për atdhetarin Rexhep Sulejmëni, si kundërshtar i regjimit, nisi përndjekja e tij.Në ato rrethana detyrohet të marë rrugën e mërgimit, me gruan e tij, djemtë e vegjël, në fillim të vitit 1925.
Në fillim u vendos në ishullin e Korfuzit, tek disa miq të tij, për t’i shpëtuar persekutimit të regjimit, të cilin e kishte shpallur: “Kundërshtar të rrezikshëm Politik”.
Nisi një jetë tjetër, në vendin e huaj. Vitin e fundit në Korfuz, një sëmundje e rëndë i goditi bashkëshorten e tij, nënën e Perlatit, Tushen.Një grua e jashtëzakonshme, zonjë shtëpie, edukatore e shkëlqyer, amvisë e përkryerë.Për shkak të sëmundjes, të pa shpresë, fundi nuk qe i largët.Gruaja zonjë e burrit të zot, vdiq në moshë të re, rreth të tridhjetave, duke lënë Rexhepin dhe fëmijët në pikllimin më të thellë.
Në mërgim, i vdiq dhe një fëmijë, i shtoi më shumë dhimbjet.
Përballë këtyre gjëmave: Rexhep Sulejmëni detyrohet e kthehet në atdhe, në shtëpinë e vet, në Vajzë, në fund të vitit 1930.
Jetë tjetër nisi, në kushte të ndryshme nga vitet e shkuar, por përsëri problemet e shqetsimet nuk kanë të sosur.
Regjimi, i Zogut arrestoi, burgosi dhe e dënon me VDEKJE, si: “Kundërshtar të rrezikshëm i regjimit”, Laze Sulejmënin, vëllain e tij,pjesëmarrës në shoqatën Patriotike: “Shtiza e Qyterimit”. Më pas, dënimi me vdekje për vëlla Lazen, kthehet në burgim të përjetshëm, 100 vite burg.
Për Rexhep Sulejmënin, kjo ishte një goditje e rëndëdhe për familjen e tij, duke sjell pasoja, sidomos për fëmijwt, shkollimin e tyre.
Vdekja e gruas dhe e një fëmije në mëgrim dhe burgosja e Lazes, bashkë me një sërë vështërsish të tjera, për familjen e shoqëruan Rexhepin në tërë rrjedhjen e ngjarjeve, gjatë viteve tridhjetë, patën ndikimet e veta në gjithë familjen.
Pas gjithë atyre peripecive, të kaluara në mërgim dhe daljes së vëllait nga burgu, e gjithë familja u bë bashkë.
Në rrethanat detyruese,në vjeshtën e vitit 1931, Rexhep Sulejmëni, bëri martesën e dytë, pas vdekjes të nënës së Perlatit, Tushe Beqiraj, për të lehtësuar edhe ngarkesën e nënës së tij të moshuar, Fizes e cila përballonte pamundësisht ngarkesën e punëve të shtëpisë.
Ai u martua me Naile Velon, një bijë fisnike, sevasteriote, e cila, u bë nënë e dytë për fëmijët e tij. Babai, duke parë djalin e madh; Perlatin shumë të zhdërvjellt, mjaft i gjallë, zot i fjalës dhe i veprës, argumentit, i dilte domosdoshmëria e shkollimit të metejshëm, pasi deri atëherë kishte prëfunduar 5 klasë, të shkollës fillore.Dhe me dëshirën e tij e dërgoi të birin, Përlatin në shkollën “Tregëtare”- Vlorë.
Në fillim të qershorit 1934, kur përfundoi viti shkollor, ndodhi ajo që pritej.Përjashtimi nga shkolla!Vendimi i drejtorisë së shkollës ishte i formës të prerë, i pa apelushëm ndaj: “ Studentit, Perlat Rexhep Kapaj nga Vajza e Vlorës, i ndërpritet e drejta e vazhdimit të studimeve në shkollën “Tregëtare”, për arsye se është shkaktari kryesor i prishjes së rregullit në shkollë, për fyerje të rënda dhe goditjen e mësuesve të klasës, për fyerje të regjimit mbretëror, etj”.
Përjashtimin e të birit nga shkolla, babai e përjetoi keq.Por, si gjithmon me kurajon e karakterizuar, dhe i përkushtuar, nuk mposhtej.
Fillimi i sezonit shkollor, në shtator të vitit 1935, e gjen Perlatin në bankat e shkollës Teknike, Tiranë. (Instituti teknik civil) E drejta e studimit ju dha në degën e ndërtimit.Kjo e gëzoi Rexhepin, po duke njohur karakterin e Perlatit, prap i trembej ndonjë të pa priture, që mund të pengonte përfundimin e shkollës.
Rexhep Sulejmëni, okupimin e Shqipërisë nga Italia fashiste e dinte me kohë, do të ndodhte, për shkak të lidhjeve që kishte regjimi i mbretit!
Fillimin e Lëvizjes Çlirimtare, Rexhepi e përqafoi dhe vuri çdo gjë në shërbim të saj, duke filluar nga vetja, vëllai Lazja, djemtë, Perlati, Pirua, etj.
Ai vuri në dispozicion të luftës pasurinë, shtëpitë dhe ç’do gjë që dispononte.
Mbi të gjitha i dha luftës Perlatin, tosk vlonjakun, Heroin e pa vdekshëm të Popullit, i cili u ndesh dhe luftoi, ra heroikisht në Shkodër.
Rexhep Sulejmëni luftoi në ballë, deri në çlirimin e vendit. Kontributi i tij edhe gjat luftës çlirimtare, ka qënë i madh, jo vetëm në front, por edhe me mendime e veprime, në ngritjen, forcimin e këshillave Çlirimtare, në krahinë dhe Qarkun e Vlorës.
Rexhep Sulejmëni, pas çlirimit ndihmoi në rindërtimin e vendit,mbeti si gjithënjë një burrë i urtë, i dashur e shumë human.

EPO SHYQYRB QE DOLI NJE ATDHETAR DHE NUK QENKA DENUAR NGA BURGU ENVER HOXHES ,SE NA CAU BALLIN KALUSHI KARROCES ME SHKRIMET E DENIMIT TE CILAT I MERRE TE SELEKTUME.
Qofsh i nderuar e i respektuar Agim Jazaj se na kenaqet me keto shkrimet e Luftes se Vlores.
Lavdi luftetareve te Lirise!
O biri i Xha Banushit me kal te kuq, i mrekullueshem si yt ate, shkruaj se na mban gjalle. Reshati
Ky autor i shume njohur per Vloren dhe tej Saj, ka shkruar edhe per Kanan Mazen, RRapo Celon. Qeriba Derrin Persefoni Kokedhimen, zonje Curen