Rey Manaj çon Interin në finale

redaktor

Rei Manaj ka qenë heroi i skuadrës së të rinjve të Interit sot, sepse shënoi 2 gola në barazimin 2­2 kundër Lacios, duke cuar zikaltrit në finalen e Kupës së Italisë.

Në vajtje kishte fituar Interi 1­0, por kthimi rezultoi shumë i ndërlikuar, sepse Lacio arriti të përmbyste golin e parë të ndeshjes, shënuar nga Manaj në minutën e 69­të, me një gjuajtje të shkëlqyer nga jashtë zone.

Nën një rrebesh që e bëri fushën mjaft të vështirë për të luajtur, Lacio shënoi dy gola të shpejtë në minutat 73 e 74, por finalen skuadrës romane ia hoqi sërish sulmuesi shqiptar, i cili në minutën e 79­të shënoi sërish, gjatë një rrëmuje në zonë, pas një goditjeje nga këndi.

Tani Interi pret fituesit e Fiorentina­Juventus, por ndërkohë i gëzohet Manajt, i jashtëzakonshëm edhe për impenjimin e treguar, sepse dikush tjetër ndoshta do të refuzonte të luante te të rinjtë, pas disa muajsh në ekipin e parë.

Edhe trajneri Stefano Veki i bën komplimente sulmuesit tëkombëtares sonë: “Këta gola i bëjnë mirë atij, që ka nevojë të luajë, por edhe ne, për të shkuar përpara. Dha maksimumin, u rrit me kalimin e minutave dhe na ndihmoi jashtëzakonisht”.

Vetë Manaj pas ndeshjes deklaroi: “Fituam duke luajtur me zemër, me shpirtin e duhur. Jam i kënaqur. Po luaj me të rinjtë që të jem gati sa herë të ketë nevojë skuadra e parë dhe kombëtarja. Unë ndihem lojtar i skuadrës së parë”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *