Rey Manaj shkon tek Pescara

Elton Tafaruci

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë dhe i Interit, Rey Manaj është lojtari më i ri i skuadrës së sapo ngjitur në Serinë A, Pescara ku kapiten është një tjetër shqiptar, vlonjati Ledian Memushaj, raporton “La Gazzeta dello Sport”.

Mësohet se Manaj është transferuar nga Interi për tek skuadra e Pescara dhe sot do të nënshkruhet kontrata mes lojtarit dhe klubit.

Sulmuesi i kombëtares në mëngjes ka shkuar dhe ka nisur vizitat mjekësore në skuadrën e Pescarës.

Më pas do të nënshkruhet edhe kontrata, vlera e së cilës ende nuk është mësuar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *