E dinte që jeta e saj do të ndryshonte rrënjësisht qëkur mori lajmin se do të sillte në jetë një fëmijë. Kur e mori në krahë për herë të parë vajzën e saj, dy muaj më parë, e kuptoi se ky ndryshim kishte qenë për mirë. “Sot kur kthej kokën mbrapsht më duket bosh jeta ime pa Herën. Ka vetëm 2 muaj në duart e mia dhe 9 muaj brenda meje dhe me duket sikur kam një jetë të tërë që e puth”, thotë Rezarta në një intervistë në media. Këta dy muaj i përshkruan si më të bukurit e jetës e thotë se i kanë fluturuar aq shpejt sa nuk e ndjen as lodhjen e netëve pa gjumë e as lodhjen dhe frikën kur e ushqen, kur e ndërron, kur i bën banjë, kur e çon në konsultat me pediatrin… Këto janë emocionet e një nëne të re. Kujtojmë se Rezarta Shkurta është e martuar me nipin e Enver Hoxhës, Ermalin. Hera është stërmbesa e ish-diktatorit Hoxha. Po ç’rëndësi ka kjo!.


E kujt i plasi!