“Reforma në drejtësi është kyçe. Kjo do të thotë se është një reformë e thellë dhe e plotë si kristali. Projekti është parë me kujdes dhe është miratuar nga Komisioni i Venecias. BE dhe SHBA janë me ju. Natyrisht, ka grupe dhe individë që nuk duan të bëhet kjo reformë. Ne i dimë edhe arsyet. Ata po dëmtojnë vendin e tyre teksa përpiqen ta shtyjnë dhe ta deformojnë reformën… Nuk ka më kohë të luani kukamshehti. E ardhmja e vendit është më e rëndësishme se ata individë të zhytur në korrupsion”
Romana Vllahutin – Ambasadore e BE-së në Tiranë
Thënia e mësipërme e ambasadores së BE-së në Shqipëri përmbledhtas thotë shumë gjëra ose, më saktë, gjithçka nevojitet të dihet sot rreth Reformës në Drejtësi dhe penguesve të saj. Kombinuar edhe me thënie të tjera të përfaqësuesve më të lartë të Perëndimit, kjo thënie e diplomates evropiane na bën të ditur se projekti i reformës është bërë dhe miratuar nga bota perëndimore, se projekti është demokratik, se disa individë dhe grupime politike nuk e duan atë dhe arsyet e kundërshtimit të projektit nuk lidhen me përmbajtjen e tij, por me faktin se kundërshtarët dhe vonuesit e reformës janë njerëz të korruptuar, se pretekstet për ndryshimin e projektit janë përpjekje për ta deformuar reformën dhe, më në fund, por më e rëndësishmja, sabotimi i reformës po dëmton Shqipërinë dhe shqiptarët.
Imagjinoni sikur këtë reformë ta kundërshtonin këta që janë në pushtet çfarë do të kishim parë dhe dëgjuar nga orkestra e zhurmshme, kakofonike, mashtruese dhe e paturpshme e dirigjentit të çakërdisur të simfonisë së mashtrimit 26 vjeçar të popullit shqiptar. Sali Berisha dhe turma pa mend dhe moral që i mban ison kaq gjatë shtetrrënuesit të Shqipërisë do të propagandonin pa pushim se reformën e kundërshtojnë komunistët, hajdutët, kriminelët, antiperëndimorët etj.etj.
Një miku im i mirë, kontribues i kahershëm dhe i rëndësishëm i PD-së, ka disa ditë që nuk qetësohet. Jo pse humbi bastin me mua, por sepse nuk i besohej se partia e tij ka degraduar aq keq sa t’i kundërvihet edhe një reforme të ofruar nga Perëndimi.
Këta kanë marrë fund more vëlla- më thotë herë pas here. -A jemi ne që kemi dalë në vitet 90-të me thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”? Kisha shpresë tek këta të rinjtë, por këta janë të gjithë njëlloj. Janë shndërruar në një ushtri pa mend në shërbim të një të marri…
Kur vura bast me mikun nuk kisha kurrfarë dyshimi se PD nuk do ta votonte projekt- reformën e drejtësisë. Historia e Shtetit dhe së Drejtës nuk njeh asnjë rast që një klikë që ka ndërtuar një sistem të korruptuar dhe kriminal me qëllimin e qartë që t’i sigurojë asaj jo vetëm vazhdimësinë e pushteteve por, mbi të gjitha, pandëshkueshmërinë për krimet e kryera, të ngrihet një ditë të bukur dhe të bjerë dakord ta përmbysë këtë sistem dhe të ndërtojë sistemin e drejtësisë në shërbim të popullit dhe kundër vetes.
Si mund të ishte dakord me reformën Sali Berisha që, gjatë sundimeve të tij anarkiste e kriminale, ka kryer me dhjetëra vepra penale dhe nuk është ndëshkuar pikërisht sepse e ka kapur plotësisht sistemin aktual të drejtësisë? Si mund ta votojë projektin Lulzim Basha i cili, veç të tjerash, ka shpëtuar pa u ndëshkuar për 230 milion euro abuzime vetëm në saje të sistemit aktual të padrejtësisë?
Të votosh reformën e sotme të drejtësisë do të thotë të rrezikosh që Shkëlzen Berisha, në vend të shëtitjeve dhe shpenzimeve pa hesap në vendet më të kushtueshme të botës të merrte çantën me ushqime dhe të shkonte të takonte të atin pas hekurave në Burrel apo Kavajë. Të votosh reformën do të thotë që Lulzim Basha dhe shumë të tjerë rreth tij, por edhe disa të krahut tjetër, të vrapojnë për të gjetur avokatë ligjorë në vend që të dalin e t’i bëjnë moral popullit shqiptar përditë nëpër tribunat e falsitetit aktoresk ku shfaqin pa kufi dhe kurrfarë skrupujsh amoralitetin vetjak dhe kolektiv.
Si mund ta besosh se reformën do ta votojnë një grup deputetësh që gjatë gjithë jetës së tyre politike kanë qenë thjesht numra dhe kartonë në shërbim të një demagogu sharlatan, duke e frymëzuar dhe përkrahur atë thuajse në të gjitha aktet e tij kriminale, regresive dhe antishqiptare? Njerëzit pa ide, pa ideale dhe pa moral janë thjesht zero që rreshtohen pas njëshit për t’i dhënë forcë atëherë kur, për hir të interesave të atdheut, duhej t’i jepnin të shtyrën në greminën e humnerës politike.
Sikur populli shqiptar të kishte qenë më i pjekur politikisht dhe më i përgjegjshëm kombëtarisht do të ishte dashur që pakënaqësitë, padurimin dhe urrejtjen e grumbulluar deri në vitin 1997 t’i kishte demonstruar kundër shkaktarëve dhe përgjegjësve të katastrofës shoqërore- politike dhe jo duke u kacafytur dhe vrarë njëri-tjetrin për shkaqe banale duke vonuar kështu përparimin e vendit.
Ky popull që ka 26 vjet që poshtërohet nëpër gjykata ku i mohohet prona pronarit real dhe i jepet horrit pa nder dhe ideal, ku kërkimi dhe marrja e ryshfeteve është shndërruar në ritual të detyrueshëm; ky popull që grabitet sistematikisht nga njerëzit e bluzave të bardha në shkëmbim të disa shërbimeve që duhej të ishin falas; ky popull që përqeshet nga dijedhënësit duke i marrë para në këmbim të disa diplomave false lëshuar për koka të zbrazëta që shoqëria t’i pranojë “me njohurit shkencore dhe profesionale”; ky popull që nëpërkëmbet prej një çerekshekulli duke i vjedhur apo dhunuar votën, duke e hequr nga puna apo mashtruar përmes studiove televizive dhe tribunave politike rreth “lirisë së dhuruar” që rezultoi në liri e të fortit dhe e horrit për të sunduar të dobëtin dhe të ndershmin, ky popull pra do të ishte dashur që, masivisht, një herë e përgjithmonë, t’ua kthente shpinën projektuesve dhe ndërtuesve të atij sistemi që ia ka bërë jetën të padurueshme.
Një popull, ashtu si një individ, që nuk përpiqet të mendojë dhe gjykojë me gjakftohtësi dhe arsye, por vërsulet me pasion dhe pa mend pas çdo mashtruesi dhe gjuetari pushtetesh e privilegjesh, ai popull është i dënuar të vetëmashtrohet dhe demoralizohet duke e ngadalësuar udhëtimin e vet drejt përparimit.
Qëndrimi i PD-së ndaj reformës në drejtësi e nxjerr “mbretin lakuriq”. Në fillim iu shmangën pjesëmarrjes në komisionin e reformës. Kur diplomatët perëndimorë thanë se projekti ishte i qeverive të vendeve të tyre ata dolën dhe thanë se po kundërshtonin projektin dhe hiletë e Ramës. Pak më vonë pohuan në shtyp dhe studio televizive se, për meritë të tyre, ishin bërë 33 ndryshime në projekt, duke e bërë atë demokratik dhe të pakapshëm politikisht nga Rama dhe pushteti aktual. Madje, shkuan deri aty sa të thonë se kjo reformë rrezikonte burgosjen e Ramës dhe të tjerëve në pushtetin e sotëm dhe jo të atyre vetë. Dhe uturima shurdhuese vazhdonte, “reformën po e vononte dhe e pengonte kryeministri”. Arsyeja elementare të këshillonte të pyesje: Nëse është kështu, atëherë pse nuk shkoni ta votoni projektin dhe kështu Rama dhe të tijtë do të dilnin zbuluar si antireformistë dhe antiperëndimorë?
Ndërsa Raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein thoshte se “Zoti Rama është i qartë prej disa kohësh. Që pas rekomandimit final të Komisionit të Venecias ai do që të ecim përpara…”, Sali Berisha, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së në 9 maj shprehej se “Ne nuk kemi pse të pranojmë një projekt që nuk ekziston gjëkundi…”. Vini re: një projekt i bërë nga dy misionet e SHBA-BE dhe i dorëzuar tek ai nga vetë ambasadori amerikan, një projekt për të cilin deri atë ditë vetë PD krenohej se i kishte imponuar dhe realizuar ndryshimet e nevojshme, tani na del se ky projekt “nuk ekziston gjëkundi”.
Që të ekzistonte gjithkund dhe të votohej në rresht nga kukullat-deputetë të depersonalizuar të opozitës do të duhej të ishte një projekt i bërë nga vetë arkitekti i sistemit të korruptuar, antipopullor dhe kriminal të drejtësisë ekzistuese, e cila do të vazhdonte të ishte mashë në duart e Kryeligjshkelësit të vendit.
Qysh këtu u mor vesh qëndrimi i PD-së i cili, me gjithë vajtje-ardhjet dhe buzëqeshjet e shtira të bulldogut që shërben si dublant i kryetarit real të partisë, nuk do të ndryshonte më. Paraqitja e pretekstit të “vendeve të rezervuara” është një turp dhe në kontradiktë të plotë me pretendimet për drejtësi të pavarur. Edhe të pavarur edhe të ndarë në përqindje politike, këtë nuk ta pranon arsyeja, por është e denjë për arsyetimet përqeshëse të Shvejkut.
Madje, edhe lëshimi që shumica i bëri emërimeve me 2/3 është krejtësisht i gabuar. Të pranosh këtë gjë do të thotë ta lësh drejtësinë peng të pakicës, të asaj pakice që shumica e popullit e ka refuzuar disa herë radhazi. Të bësh një gjë të tillë do të thotë të fyesh votuesit që të besuan ndryshimin pasi “ndryshimi” mbetet në duart e atyre që duan statuskuonë.
Thënia e Lulzim Bashës se po e votoi reformën ndonjë deputet i opozitës atëherë do të digjen të gjitha mandatet e tyre është një kërcënim për cilindo deputet që mund t’i shkojë në mend të dalë nga rreshti. Ndërkaq është edhe një peshore e moralit, formimit, ndërgjegjes dhe përgjegjësisë kombëtare të secilit deputet opozitar kur të vijë “Dita e Gjykimit”.
Është krejt normale që deputetë të ndryshëm, të shumicës ose pakicës parlamentare, të kenë vërejtje dhe sugjerime rreth projektit, por votimi ose mosvotimi i tij do të tregojë nëse ata, si qytetarë të Shqipërisë, do të jenë të gatshëm të djegin mandatin e vet për të ardhmen e vendit apo të djegin Shqipërinë për mandatin vetjak; do të sakrifikojnë një vend pune sot për të ardhmen e vendit apo anasjelltas; do të vënë Shqipërinë mbi partinë apo do të veprojnë si deri tani; do të tregojnë se përbetimet e tyre për “Shqipërinë Evropiane” janë reale dhe në shërbim të popullit apo kanë luftuar që barku i tyre të bëhet evropian dhe barku i popullit të marrë “ngjyra” afrikane; do të dëshmojnë se kanë lindur pa Saliun dhe kanë personalitetin dhe dinjitetin e tyre vetjak apo janë zero politike e morale të shtuara rastësisht një njëshi që e ardhmja do ta vlerësojë zero.
Pretekstet dhe besimi se me demagogji do t’i justifikojnë qëndrimet e tyre regresive do të rezultojnë fiasko morale dhe politike. Thëniet e zëdhënëses së Ministres së Jashtme të BE-së, Maja Koçjançiç se “Projekti është në përputhje me standardet ndërkombëtare…”, si dhe të z. Fleckenstein se “Nëse politika shqiptare nuk miraton reformën në drejtësi brenda qershorit do të ketë pasoja të tmerrshme për integrimin e vendit në BE” janë dy nofullat e një dare nga shtrëngimi i së cilës shpëton vetëm ai që angazhohet ndershmërisht dhe plotësisht në shqyrtimin dhe miratimin e projektit.
Braktisja e këtij angazhimi është kontribut i drejtpërdrejtë në sjelljen e pasojave të tmerrshme të lartpërmendura. Pyetja që Eduard Selami i drejtoi Lulzim Bashës nëse mosvotimi i reformës do e largonte PD-në nga Perëndimi është sa e turpshme aq edhe domethënëse.
Në vend që ai dhe kolegët e tij të pyesnin se sa i dëmton Shqipërinë dhe shqiptarët ky qëndrim ata merakosen për partinë dhe për pushtetin e ardhshëm vetiak dhe partiak. Ky është, në thelb, morali i kësaj klike tash 26 vjet.
Lojërat dhe intrigat që po bën Sali Berisha nëpërmjet veglave të tij pa mend e shpirt në prokurori dhe gjykata me “aferën e përgjimeve” nuk mund ta shpëtojnë as atë dhe as veglat e tij fytyrëvrerosura që flasin për “watergate shqiptar”. Keqpërdorimi i njerëzve pa personalitet në këto organe për të krijuar zhurmë që të sfumojë përshtypjen shumë negative që ka lënë në popull sabotimi i reformës së drejtësisë nga vetë opozita është një përpjekje e mjerë dhe e dëshpëruar. Sa më e madhe bëhet përpjekja sabotuese e opozitës, aq më e madhe bëhet domosdoshmëria e reformës në fjalë.
Në mbyllje po them pak fjalë për të huajt. Qëndrimet e deritanishme të disa diplomatëve perëndimorë kanë qenë të turpshme. Populli shqiptar ka një shprehje të vjetër që thotë se “Kush të do të mirën të thotë të vërtetën”. Dhe, t’i thuash dikujt të vërtetën nuk do të thotë të flasësh me gjuhën e Ezopit duke përmendur si kundërshtarë të reformës “disa politikanë, le të themi biznesmenë” apo duke u shprehur se: “U bëjmë thirrje të gjitha palëve të miratojnë reformën”. Palët që janë bindur dhe janë rreshtuar me ty nuk kanë nevojë për thirrje. T’i fusësh të gjitha palët “në një thes” do të thotë të mos thuash të vërtetën dhe t’ia kesh me hile shqiptarit. Historikisht, sidomos në veri të Shqipërisë, gjuha e Ezopit është përdorur ndaj njerëzve për t’i tallur dhe përçmuar dhe jo ndaj mikut dhe dashamirit.
T’i lutesh të miratojë reformën drejtësisjellëse për popullin shqiptar atij që është arkitekti dhe ndërtuesi i Sistemit të Padrejtësisë është një nonsens ekstrem. Ta takosh një herë mund të konsiderohet naivitet, ta takosh dy herë mund të quhet budallallëk, por ta takosh disa herë dhe ta ftosh për dreka e darka, ky është maskarallëk që, përveç se nuk iu shërben interesave të shqiptarëve, cenon rëndë besimin e tyre tek vendi yt dhe diskrediton shtetin të cilin përfaqëson.
Nëse këta të huaj do të vazhdojnë këtë lloj loje, as projekti s’do të miratohet dhe as Shqipëria nuk do të ecë përpara. Të indinjohesh për brekët e Shukriut dhe të heshtësh për krimet e Saliut; të na “qash hallin” për të këqijat që na kanë bërë të vdekurit dhe të drekosh me autorët e gjallë të krimeve të sotme, kjo është hipokrizi e kulluar, e dëmshme dhe fyese.
Po e përsëris edhe një herë: ose me popullin shqiptar dhe të ardhmen e tij, ose me banditët politikë që i kanë hipur popullit në shpinë. Dy kunguj nuk mbahen nën sqetull.
Viktor Malaj

Kobrat e shqupit,(Te shumtat),Kane shume arsye te mos i binden Perendimit,madje dhe vet Amerikes(?!),Jo s’e duan,perkundrazi… Por, Qysh thoni ju? Ata t’ja fusin plumbin vetes me dore te tyre?, Sepse tashme e din te gjithe edhe ata vet, qe jane aq shume te zhyer ne krim e ne korrupsjon sa,s’merret me mend!!!!…. Perendimi, u’a ka vene koburen ne tavoline. Qe do te thote: ” Firmos,ose futja vetes!…” Rruge tjeter s’ka.qysh te bejne? Por,burrecet e kane gjithnje nje zgjidhje!… Do vazhdojne,(Teoria e thesit me miell…),Qe sa here t’a shkundesh do nxjrr’ qe do nxjrre tym…
O viktor
ti ke qene shpesh i qarte por kete here po shtyni popullin shqiptar drejt nje iluzioni te ri
as saliu as shkelzeni nuk kane per te shkuar gjekundi, aq m pak pas hekurave te burgut sic thua ti.
perkundrazi, do jene ne pushtet me shume mundesi perseri pas nje viti.
Dita ka mbajtur qendrime me afer te vertetes se kaq.
Sidoqofte ju e dini
me te mira
per fat te keq
Qëni nuk behet kurre i ……, por mbetet Qën me jargë
mos prisni asgje.
e keqa ushqehet e dhe nga padituria e votuesave.
pjesa e fundit per TE HUAJT eshte nje kryeveper
Kam rezervat e mia per pjesen qe votimi i reformes me keto leshime qe jane bere, do sjelle ndonje dite ndeshkimin e saliut.
jo nuk e mendoj
me keqardhje
Si gjithmone me i miri ,kjo eshte analize , me sakte ska.
Opinione
THANK YOU US- EU BROTHERS !
– Pavaresia dhe Clirimi i dyte i Shqiperise
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimi Evropian u dhane fund spekullimeve, mashtrimeve, trillimeve dhe intrigave te Sali Rrrenes dhe Lulezim Genjeshtarit.
Ne nje ze , ne nje kohe dhe me te njejtin qendrim ato shpallen hapur e vellazerisht qendrimin e tyre te vendosur kunder SHQUP-it per Reformen ne Drejtesi, si nje emegjence kombetare dhe ceshtje jetike per shqiptaret si popull e Shqiperine si shtet.
Te votohet Reforma nje minute e me pare dhe cdo deputet te votoje sipas ndergjegjes e vetedijes se tij te lire demokratike dhe qytetare e jo sipas urdherave e nen kercenimet e Sali Impunitetit e Lulezim Antishtetit.
Cka i dini deputetet! “Ushtare te Partise dhe Shokut Enver” apo marioneta ne duart tuaja te lara me gjak e me hajni! Marrja qofte me impunitetin dhe korrupsionin tuaj pa fund e pa ane!
Mallkuar qofshi o kusare e vrastare te mallkuar! Eshte “urata” nga mijera nena e motra veja, femije jetime e pleq pa femije te 97-es e Gerdecit, te Orantos e 21 janarit… !
Thank You US and EU Brothers!
God bless USA and EU !
Kjo Reforme jetike e urgjente per shqiptaret e Shqiperine krahasohet me Paavaresine Clirimin e dyte te Shqiperise
Eshte Reforma qe do te cliroje shqiptaret e Shqiperine nga skallaveria e korrupsionit dhe vargonjte e impunitetit.
E meritojme !
Jemi populli me properendimore e me proamerikane ne Bote!
Jemi populli e kombi i Gjergj Kastriotit Skenderbeut dhe Nenes se Perboteshme Tereza!
Asnje popull ne Lindjen ish- komuniste nuk shkallmoi ish- diktaturen me barbare me kushtrimin :
– E duam Shqiperine si e gjithe Evropa!
– E duam Shqiperine si Amerika Demokratike!…
“USA…. EU…
We love You
We love You! ”
Ishte edhe thirrja e grevisteve te urise ketu ne Nju Jork kunder “Bandes se Gangstereve ” dhe kunder “kesaj Mafie qe ka dale krejt jashte kontrollit ” qe na i mori peng jo vetem aspiratat tona por edhe Shqiperine me flamurin e tyre te rreckosur dhe me slloganin ” Ne Saliu, me Saliun, per Saliun ” te impunitetit e antishtetit.
Drejtesia vonon por asnjeher nuk harron !
USA…. EU…
We love You!
We love You !
Do t’i thote ndokush ketij Pemes qe askush s’ja lexon e komenton ato qe shkruan apo vk, le te gezohet edhe ky?
Pse i futni te gjitha palet ne nje thes o te huaj merrni shembull nga Viktori qe ka sy, veshe e goje vec per opoziten. Atij nuk i interesojne taborret me kriminele qe solli Edi Rama per te rilindur PS-ne as denoncimet e vazhdueshme te Ben Blushit per mafien e krimit qe ka kapur pushtetin. Viktori eshte i bindur se Rama me grupin e krimineleve te rilindur e duan reformen e drejtesise. Viktori ve baste me shoket e djathte por ama e ka te veshtire te vere baste me shoket e majte se si do te katandiset reforma ne drejtesi me qendrimet autoritare e diktatoriale te Rames dhe klikes se tij. A e degjon Viktori retoriken propagandistike te Tahirit, Braces, Balles i cili ve partine mbi te gjitha? Si do te sillen keta njerez nese gjykohne nga drejtesia ” e reformuar”? Vertet do te pranojne hetimet e gjykimet e saj? Ja ky eshte basti qe une i propozoj Viktorit: A do te munden rilindjotet te mos e sulmojne drejtesine kur do te jene vete ata pjese e hetimeve?
Info
taborret e krimineleve ne PS ,jane problemi i asaj partie
rrezikojne ta kthejne ne nje OJF , ose te behet ne disa fraksione ,rrezikon koken e tij Edvini
reforma ne drejtesi rrezikon mua ,ty , te gjithe SHQIPTARET !!!
Rrezikon te gjithe ata qe kane nje fije mend ne koke dhe kane kohe qe i kane hequr syzet partiake
jo vetem rrezikon por penalizon te ardhmen e atyre qe tani jane vetem 10 vjec .
vazhdon me perqesh ,na perqesh te gjithve nje klase politike qe si askund tjeter ,SI ASKUND TJETER
e beri tranzicionin 25 vjet .
dhe ka kurajon ,arrogancen te diktoje ende vullnetin e saj politik ,qe ne fakt eshte thjesht vullnet per sundim
mashtrim ,vjedhje .eshte thjesht vullneti qe keta autokrate te lene pjellat e tyre ne fronin qe kembet i ka te ngulura ne zemren e Shqiperise .
Edi Rama ,eshte nje i paafte , eshte cfare te duash ti ,ne fakt eshte vetem nje frikacak dhe asgje me shume
por ai babagjyshi i tranzicionit eshte nje KRIMINEL !!
ATE NUK KA PERENDI TA AMNISTOJE , NUK KA ASNJE KINEZERI AMBASADORESH TA DREJTOJE
KUR AI KELYSHI I TREDHUR SOKELLET ME ZE FEMRE QE DO DJEGE MANDATET ,E KA ME TE DREJTE
ATIJ DHE SOJIT TE TIJ I KA ARDHUR KOHA QE DIKUSH TI VERE BENZINEN
DHE DUKE QENE QE NJE PUNE NQS E DO TE BERE DUHET TA BESH VETE ,ATEHER
SHQIPTARET DUHET TU VENE BENZINEN !!!
ATE REFORME SE KA BER EDI RAMA ,AJO REFORME U DUHET SHQIPTAREVE DHE PIKE
KUSHDO QE DEL KUNDER ESHTE ANTIKOMBETAR
ESHTE VRASES I NJE KOMBI
DHE PER TE TILLE ,HISTORIKISHT NE CDO VEND TE BOTES
NGRIHET TREKEMBESHI !!!!!!!!!!!!!!!!!!!
CDO FJALE ,DISKUTIM ,E PERRALLA ME LESH AMBASADORESH ESHTE KOHE E HUMBUR VETEM DHE VETEM PER SHQIPERINE !
O Viktor po cfare thote kjo reforma qe qenka kaq cudiberese??
A thua kane munguar deri tani ligjet per te denuar Saliun dhe korrupsionin majtas djathtas??
Cfare fuqie cudiberese paskan kto ligjet e reja qe nuk e paskan patur kto qe jane??
Me ne fund o info ylli. Se me mungove keto dite qe ste pashe komentet e tua te ndritura dhe te shkruara me aq zgjuarsi dhe poetizem te flakte partiak. Lere lere se tani me jeni bere 3 pene ndritur ti claus dhe new entry ne klub Black Swan. Pune te mbare o atdhetare.
Infoanalileshe = B A J G E
“Një njeri është i vlefshëm sa dhjetëmijë të tillë në se është i madhë !.” (… frazë e shkëputur e HERAKLITIT).Sikurse Viktor Malaj është i vlefshëm sa dhjetëmijë Gazetar të talentuar ,sikurse të gjithë gazetarët shkruajnë por bëjnë sikur përtypin arra ,as mish asë leshë ,kurse shkrimet e të nderuarit Viktor Malaj janë të qarta qesin jo tymë por flakë dhe zjarr në derë të kriminelve.Ky personalitet po i shërben shtetit,fshatit,rrethit,kombit.SHkalla e kontributit të tijë është i madhe .ME DHUMË KËNAQËSI LEXOIM SHKRIMET E VIKTOR MALAJT,se flet me të drejtën dhe të vërtetën për kryekriminelin S.B që shkatrroi shqipërinë !.Perendia i krijoi V.Malajt mendjen e ndritur ,që djajtë të mos e korruptojnë.
TE lumte shume sakte .
Nuk ju heq një presje Z. Malaj.
Duhet te kete nje fund per te gjithe mmaskarenjte,si kudo ne historin Botrore.Shqiptaret nuk mund te bejne perjashtim dhe te vijne perjetsishte nga delenxhinjte,qe deri dje ishin komunista apo sekretar partije sic ishte saliu,dhe tani mashtrojne duke ju hedhur “trute e gomarit” gjithe Shqiptarve dhe nderkombetarve!!!
Pse duhet detyrimisht ta votoje opozita , ajo kerkoj modelin e vete nuk u pranua atehere duhet te terhiqet neqoftese e sheh te arsyeshme PS i ka votat keshtu tha edhe Lu qoje ne parlament dhe miratoje edhe Evropa e mbeshteti qeverine ka shume menyra me miratuar njeanshem sepse PD nuk eshte e gatshme per momentin ndoshta edhe per kapriqo kunder ambasadoreve qe sillen çuditshem e dhunshem edhe une po te isha nuk e kisha pranuar menyren e sjelljes se tyre .Kjo qe duket nuk eshte keshtu ne shtetet e tyre ambasadoreve ju matet puna e tyre qe bejne ne qoftese ka ngerç faji ju ngel ambasadoreve sepse skan arritur te bindin palet nuk fajeson kush gjysmen e popullit qe perfaqsin opozita ,dhe ambasadoret kembengulin per suksesin e tyre per karrjeren e tyre dhe deshtimi ne bisedime ju heq mundesine e rritjes ne karrjere .Perse shuma ambasadoreve digjen mbasi kane sherbyer ne Shqiperi sepse genjehen nga me i madhi e i vogli dhe ata besojne se kane tjeter qytetrim se thote njeriu nuk ka arsy me genjy kurse ketu genjejne te gjithe se nuk kane moral dhe ambasadoret hyne ne nje rreth dashje pa dashje thashethemesh qejfmbetjesh e paragjykimesh .Ambasadoret e hane gjithmone genjeshtren nga ai qe eshte ne pushtet se ju besojne institucjoneve ata akoma se dine qe ne genjeshtren e kemi institucjon, keshtu ndolli te pakten kater vjecarin e dyte te PD katastrofe edhe bota sna kupton se kemi qytetrim tjeter skane faje .
Kemi muaj te tere qe degjojme “reforme ne drejtesi”, “reforme ne drejtesi”, po cfare permban ajo askush nuk na thote dicka te sakte.
Per vete as shpresen me te vogel nuk kam se do te ndodhe dicka e madhe. Aspak. Me sa kuptoj do te hiqen gjyqtare dhe prokurore te korruptuar, perzgjedhja e tyre do te behet nga institucione te tjera a ku ta di une. Po mire nga do ti gjejne gjyqtaret dhe prokuroret e rinj? Do ti sjellin nga Marsi?
Ashtu eshte folur ne ate vend edhe per Kushtetuten, edhe per reformen territoriale, edhe per reformen fiskale, edhe per reformen ne shendetesi e deri tek refoma e ujerave te zeza dhe te bardha. Po cfare ka radhur pas tyre? Asgje, absolutisht asgje.
Eshte vetem nje tymnaje e hedhur si gjithmone ne Shqiperi nga Rama dhe nga te huajt per tu hedhur hi syve popullit perseri.
Ne Arnautistan reformat jane te kota, se ke te besh me nje shoqeri dallkauke dhe te korruptuar, dale nga asimilimi 500 vjecar osman. Mentalitetin qe ka lene nuk mund ta largosh me nje te rene lapsi. Duhen shekuj, je ne Al-Pazar, askund tjeter.
Pas nje viti do te jene peresi keta gazetare me Stefani, me Ngjela, me Malaj a ku ta di une qe do te cirren perseri: Berisha, Berisha, Berisha eshte fajtor.
A e reformon dot shoqerine? A e ndergjegjeson dot popullin per te patur respekt ndaj shtetit dhe individit dhe punes?
Ne asnje rast. Arnautistani nuk ka kaluar asnje faze te shoqerise njerezore ashtu sic ka ndodhur kudo. As fazen e feudalizmit nuk ka kaluar, pervec asaj te komunes primitive.
Mua me vjen vec per te qeshur kur shpresohet se atje me kete reforme do te shkohet ne Selamet!
Te shohim.
Ambasadoret e hengerkan genjeshtren nga ata qe jane pushtet, thote komentuesi Lpl. Po pse aq idiota i konsideron ti ambasadoret? Ata bejne lojen qe ne kete raste quhet dipllomaci, por ata kane nje bosht qe nuk levizin sipas udhezimeve qe marrin. Nuk jane te rastesishme theniet e Arvziut “burre shtet”, “yll ne ngritje” e te tjera,; nuk jane te rastesishme qe nga nje ane i lutej Sali Berishes Donald Lu te votonte reformen se ky (Saliu) “na paskej permbysur komunizmi”, ” na paska sjelle demokracine”, “paska denuar Enver Hoxhen dhe diktaturen”, (pas vdekjes)…se Donald Lu i di me mire se ne qe i kemi jetuar e hequr me kurriz keto gjera (!), nuk eshte e rastesishme lidhja e Donald Lu-se me Podestat e kompani ne Amerike, me Biberaj e maskarenj te tjere pseudoshqiptare te Amerikes dhe agjente te UDB-se . Po gjithe kjo histori kriminale e Sali Berishes dhe tradhetare qe nga viti 1991 e deri me sot, po pushteti prokurorise e drejtesise qe eshte krejt kriminal, kush e ndertoi? E di kete Donald Lu?! E, pra ka nje prapavije tradhetie ne rrenje kjo pune dhe keshtu do te vazhdoje. Nje gje ka ndryshe democracia perendimore nga demokracia shqiptare e pagezuar nga Lu qe e solli Sali Berisha: Ne demokracine perendimore fol sa te duash edhe lih si qen, nuk te gacmon njeri, ndersa ne demokracine e Sali Berishes te vrasin me pushke, te bejne aksident me makine, te zhdukin dhe trupin si Remzi Hoxhes sepse strukturat qe ka ndertuar Sali Berisha te shtetit si “drejetsine e pavarur” e ka konsoliduar para se te ikte, si pushtet paralel te tij dhe veshire te çahet. Ai s’punoi per Shqiperine dhe shqiptaret e ndershem, por per te ruajtur veten, familjen e tij dhe banden e tij qe i rri ne krahe. Eliminoni Sali Berishen me nje nga menyrat qe eliminon ai dhe do te shikoni frymarrjen e atij vendi qe martirizimin me te madh e ka pase keto 25 vjet. Respekt per Viktor Malaj.
MALAJ,PER HERE TE PARE NDER TE PAKTET GAZETARE QE NUK BEN INFORMACION NUK ‘TREGON’ POR ‘PERRALLIS’!
*****Sot PD-ja e S.Berishës dhe e L.Bashës e zbuloi fytyrën e zezë ,doli hapur kundër reformës në drejtësi ,Që është një nevojë orgjente e reformimit të drejtësisë të kësaj organizate kriminale të korruptuara që ka sjellë shumë viktima për 26 vjet në shqipëri dhe kjo drejtësi sot ja ka vënë litarin në fytë shqiptarve.***S.Berisha dhe L.Basha sot këtë litar ja shtërngon më shumë në fytë shqiptarve .Çfardo urrejtje të ketë opozita për magjorancën ajo duhet të mbështet pa diskutim në konceptet e DREJTËSISË dhe proporcionalisht të BARAZISË të qytetarve para ligjit.Por filozofia e P.D-së së L.Bashës dhe të S.Berishës nuk duan ta respektoin këtë koncept universal të demokracisë ata siç janë mësuar 24 vjet duke rëjepur këtë popull me pushtetin e komandimin mafioze në DREJTËSI me prokuror dhe gjykatës të gjithë në shërbim të familjes BERISHISTE .NUK DUAN REFORMËN nga frika e ndëshkimit për krimet që i KANË kryer . Ata janë kundër ndryshimit dhe reformimit të drejtësisë.Filozofia e opozitës së L.Bashës ,dhe S.Berishës është sjellja rrugaqrore ,dhuna ,isterizmi NË PARLAMENT e kudo, është paturpësia ,dhe përbuzja që kanë ndajë popullit Prandajë,këta oligark që janë të pa barabart në pasuri ,kërkjnë të jenë të pa barabart dhe në drejtësi (gjykata dhe prokurori)Kjo duket qartë ku S.Berisha dhe L.Basha nuk dënohet nga drejtësia për vjedhjet dhe vrasjet që kanë kryer .****************.
Apo nuk ju mbron Viktor ish oficeri i sigurimit tuaj A Dega.Po flet nga nju jork,po duhet te keni vemendjen.Po kujt i plasi se prej nga flet.
O Viktor mjerani,ngule ne koke qe “kjo ishte loja” qe luajten sebasbku te dyja palet qe drejtesine e duan qe te dermojne te tjeret,popullin fakir qe po i vidhet cdo gje,qe nga prona e deri tek morali,duke e blere e shitur si lope ne pazar.Ne memorien e vet populli e ka te regjistruar nxitimin e Edi Rames per te ngushelluar “perbindeshin Sali” per baxhanakun qe se njihte,sepse jane bythe e breke bashke ne te gjitha krimet dhe gjemat qe ka perjetuar dhe po perjeton populli shqiptar,te cilin po behet 26 vjet tranzicion per t’u pranuar ne BE me ligjet dhe Kushtetuten ku prona i shkon te zotit dhe popullit i jepet respekti dhe dinjiteti si komb i perparuar midis te perparuarve.
Z. Viktor Malaj , je nder penat gazetareske me te spikatura , me te lexuara e me te sakta . Respekt per te tille njerez\ , qe sot per sot , jane ende te rralle nder
trojet shqiptare .