Rezoluta e ACRE në PE: Të respektohet dekreti i Presidentit

Bora Basholli

Grupi i Aleancës së Reformistëve dhe Konservatorëve në Parlamentin Europian ka dalë më një rezolutë për krizën politike në Shqipëri ku kërkohet të respektohet dekreti i Presidentit të Republikës për 30 qershorin.

Rezoluta

“Mbi krizën politike në Shqipëri, paqen, stabilitetin, dialogun politik dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme”

Aleanca e Konservatorëve dhe Reformistëve në Europë mbështeti kërkesën e opozitës shqiptare në maj të vitit 2017, për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Tashmë ka fakte të qarta dhe prova në dosjen hetimore, të botuar nga Media ndërkombëtare, se Qeveria Rama ka manipuluar zgjedhjet.

Në deklaratën e ACRE (Aleancës së Konservatorëve dhe Reformistëve në Europë) më 24 shkurt 2019, sërish u mbështet kërkesa e opozitës shqiptare për zgjedhje të lira dhe të ndershme, luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të lidhur me qeverinë, përmes një qeverie tranzitore.

Duke respektuar parimin demokratik sipas së cilit qeverisja bazohet në një sistem pluralist, në zgjedhje të lira dhe të ndershme;

Duke vlerësuar dhe inkurajuar ushtrimin e të drejtës kushtetues;
Duke marrë parasysh se Shqipëria po kalon një krizë të rëndë institucionale e vërejtur nga fakti se më shumë se një vit, Gjykata
Kushtetuese nuk funksionon dhe Gjykata e Lartë është jashtë funksionit;
Gjykon (mendon) se qeveria aktuale dhe institucionet e drejtësisë në Shqipëri nuk kanë bërë një përpjekje konkrete për t’u përballur me krimin e vazhdueshëm të blerjes së votës, një fakt i njohur publikisht dhe ndërkombëtarisht, përfshirja në zgjedhje, e individëve me të kaluar kriminale, duke përhapur krimin shqiptarë në rajon e më gjerë.
Gjykon (mendon) se emigrimi masiv i shqiptarëve ka kapur dimensionet e një “eksodi”, përbën një fenomen politik serioz dhe me pasoja sociale (shoqërore).
Gjykon (mendon) se situata politike bë Shqipëri, vijon të paraqes risk me përshkallëzimin e mëtejshëm të krizës në vend, e cila mund të shkaktojë pasoja serioze për sigurinë publike, stabilitetin demokratik, rregullin dhe paqen brenda vendit dhe rajonit.
Duke konsideruar se mbajtja e zgjedhjeve për qeverisjen vendore më 30 qershor 2019, në mungesë të alternativës konkurruese opozitare, dhe përballë reagimit të vazhdueshëm qytetar përmes protestave, do të sjellë pasoja serioze për vendin, për popullin në tërësi dhe pluralizmit politik.
ACRE deklaron se është e domosdoshme të zgjidhet kjo krizë politike, të përgatitet terreni për rikthimin e standardeve demokratike dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ndaj, edhe një herë apelojmë për dialog në mes të palëve, respektimin e Dekretit të Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve, duke vendosur një datë për zgjedhjet duke garantuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme përmes një qeverie tranzitore.
b.b/dita
Share This Article
6 Comments
  • Do kuptoni ju zoterinje Konservator se cfare kerkon Opozita .A mund te lejohet ne Evrope qe nje force politike te vije ne pushtet me ane te thirjeve Rama ik e Luli hajde.
    Na rekomandoni qe te zbatojme urdherin e presidentit. Po kur presidenti pjedh ne qyp si do tja bejme .Ti veni e ti marrin ere . Thoni per zgjedhje te lira e te ndershme . Dhe kete na e paska kerkuar Opozita . A e njihni ju mire se cka bere kjo Opozite per zgjedhje te lira e te ndershme . Rrembenin kutit e votimit dhe ne tynelet e Hoxhes beni zbrazje e mbushje te kutive te votimit .
    Thoni qe ka fakte e prova ne dosjet hetimore te botuara nga Medjat Nderkombetare ku Rama i ka vjedhur zgjedhjet.Mashtroni me kete qe thoni .Ne Shqiperi ska hetim per to . Medjat Nderkombetare nuk perfaqsojne organin e hetimit .
    Nuk kuptoje cfare modelesh na rekomandoni te ndjekim se spo ju marrim vesh fare . Njera pale Evropjane goshdes e tjetra patkojt.Mos jeni nen efektin e temperaturave te larta zoterinje Evropjane Reformiste e Konservator ne parlamentin Evropjan .Mos u shqetsoni . Sic po gatoni, gjithe kete situate, per nje force politike e deklaruar kundra interesave te popullit shqiptare, se mesa duken bathet do jene shqiptaret qe skane per ta kerkuar aderimin ne Evrope .Ja do ta hiqni qafe nje siklet qe kini .
    Qe te mbyllet ky kapitulli i Lulit beni durim edhe pak se do ti mesoni per ke interesoheni.Shume shpejt ngrihen organet qe ju i mbeshtesni e do te merrni pergjigje se cfare demokracije instaluat ne Shqiperi.

  • Keta e paskan mire; shtyni zgjejet si thote presidenti pa ç’i qi temen kushtetutes dhe popullit qe e ka vulosur ate. Dhe kjo na qenka demokraci. Pirdh te çfrysh o aleanca e bordellove europiane.

    • prandaj nuk behet ky vendi jone se ka bole si ky Mbetja(mbeshtetja) ketu dhe tjetri me tope akoma qe jo spate po as bisht spate nuk eshte per nga mendimet.
      fatkeqesia e nje vendi te tere qe ka injorante te tille me shumice deri ne krye te ministrive.

  • Keta e paskan mire; shtyni zgjedhjet si thote presidenti pa ç’i qi temen kushtetutes dhe popullit qe e ka vulosur ate. Dhe kjo na qenka demokraci. Pirdh te çfrysh o aleanca e bordellove europiane.Po ikni hani mut me garuzhde!

  • Emigrandi me sa duket duhet te jete nga vendet arabe ose aziatike, ose minimalja eshte pa shkolle dhe pa nivel fare. Kushtetuta dhe ligji ne europe dhe amerike nuk shkelen more emigrand, pushteti nuk merret me force, qe pas revolucionit francez, por me vota (sigurisht nqs e di se cfare eshte vota e qytetareve).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *