Rezoluta e BE-së: Dialogu përgjegjësi e të dy palëve. Debati të zhvillohet në parlament

Dita

Këshilli i Ministrave i Bashkimit Europian vlerëson hapat e ndjekur nga Shqipëria në luftën kundër krimit të organizuar, sidomos në kapjen e drogës dhe në drejtim të reformës e gjyqësorit. Këshilli konstaton se  sfida të rëndësishme e presin Shqipërinë.

Në  rekomandimet për Shqipërinë, Këshilli thekson se dialogu konstruktiv dhe i qëndrueshëm mes qeverisë dhe opozitës për reformat do të jetë jetik për progresin drejt BE-së, ndërsa kërkon që opozita të kthehet në Kuvend për të zhvilluar debatin politik.

“Dialogu është përgjegjësi e përbashkët e të dy palëve, qeverisë dhe opozitës për të siguruar që debati politik të zhvillohet kryesisht në parlament dhe për të kontribuar në krijimin e kushteve për funksionimin e duhur të tij”, shprehet Këshilli i Ministrave i BE-së.

Këshilli kërkon rezultate konkrete me reformat me qëllim që të avancohet procesi i integrimit.

Të ndjekë një reformë gjithëpërfshirëse të gjyqësorit për të përforcuar pavarësinë e tij, efikasitetin dhe llogaridhënien përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe në konsultim të ngushtë me Komisionin e Venecias. Të intensifikojë përpjekjet e saj kundër korrupsionit dhe të marrë hapa për të intensifikuar luftën kundër krimit të organizuar, duke përfshirë edhe kultivimin e drogës dhe trafikimit të saj, me qëllim krijimin e një rekordi solid të hetimeve proaktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve në të dy fushat; dhe të marrin masa efektive legjislative dhe të politikave për të përforcuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe politikat anti-diskriminuese, përfshirë edhe trajtimin e barabartë të të gjitha pakicave, qasje në të drejtat e personave që u përkasin atyre, si dhe të zbatojë të drejtat pronësore. Këshilli i bën thirrje Shqipërisë për të adresuar urgjentisht mangësitë e identifikuara në lidhje me lirinë e shprehjes dhe mediave, veçanërisht për të forcuar pavarësinë e autoritetit rregullator të medias dhe të transmetuesit të shërbimit publik. Këshilli gjithashtu i bën thirrje autoriteteve për të siguruar zbatimin e qëndrueshëm të reformave të ndërmarra”, thuhet më tej.

 

Share This Article
1 Comment
  • MORE,po ju jeni gjoja te mencur pilitikan te ditur ju avropjan,po c’eshte kjo hipokrizi e juja,se tedy palet jan fajtore,c’eshte kjo dytirsi e juja?Po,ju i keni jerzot tuaj ne tiran,dhe i keni inxhizimet televizive,po ashtu tek ju ne parllament nuk shahet nga deputet tuaj me liber shtepia mazhoranca po edhe opozita,kurse te ne,shajn memen,gruen vejzen dhe krieministrit i thone kryekriminel,opozita dhe kryeopozitari sal berisha,dhe ju i dini te gjitha,si eshte e mundur qe ta krahasoni,ju evropjan derrin me delen,per te mos i than,ujkun me qingjin?Ju,ja keni vere zjarin ksaj shypnie te mjer,duke mbajt krahum hajdutve dhe kriminelve qe jan futur ne partin (fashiste)te qujtur demokratike,se per demokraci as qe behet fjal.Kjo qe ju thoni kjo nuk eshte e drejte,dhe kjo eshte nji thik pas shpine popullit shqiptar kete ta dini or ju demokrat te evropes plak.Ju,e dini sesa kriminel kemi ne parllament,por pse nuk i thoni hapur,qofte rames,apo berishes,ilirit apo bashes,ju thonju hapur,por se thoni se dhe ju jeni te kapur,edhe ju,keni vjedhur me kta bashke ne shqipri.prandaj thoni he gjejni nji gjuh te perbashket,se jeni nji lloi hajdut,dhe vazhdoni gjoja per te miren e shqipris,kjo eshte hipokrizi zotri perendimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *