Gjatë seancave të Parlamentit Europian të kësaj jave, përveç Brexit dhe prioriteteve të tjera të Bashkimit Europian, është diskutuar gjeresisht edhe vendimi i samitit të Brukselit për mos’hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Një numër eurodeputetësh, përfshi edhe disa prej liderëve të grupeve politike në BE nuk e kanë përkrahur vendimin e liderëve të shteteve anëtarë të BE që votuan kundër, duke shprehur shqetësimin se kjo do të rezultojë në hapa prapa në stabilitetin rajonal dhe kredibilitetin e unionit.
Ndër të tjerë, lideri i grupit të Partisë Popullore Europiane në PE, Manfred Veber u shpreh se BE kishte futur në Ballkan doza stabiliteti, çfarë tani ishte i kërcënuar.
Ai shtoi: “Po e humbim kredibilitetin dhe kjo është serioze”.
Garsija Peres, nga socialdemokratët europianë vlerësoi se zgjerimi sjell vetëm “jetë të re” në BE.
“Pranimi i Ballkanit Perëndimor jo vetëm që do të kontribuojë për stabilitetin në rajon, por edhe stabilitet të tërë BE-së”, theksoi Peres.
Grupi i Të Gjelbërve në PE është grupi që është shprehur më kritik ndaj vendimit për moszgjerim dhe qëndrimit të presidentit francez Emanuel Macron, duke paraqitur edhe një mocion për krijimn e një rezolute mbështetëse për zgjerimin në Ballkan.
Rezoluta e propozuar prej të Gjelbërve, e cila duhet të kalojë në votim të enjten në seancën plenare të Parlamentit Europian pas debatit të së mërkurës, ndër të tjera thekson se “duke mos arritur të përmbushë premtimet dhe angazhimet e saj ndaj të dy këtyre vendeve, BE-ja rrezikon të humbasë kredibilitetin” në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Rezoluta e propozuar gjithashtu i bën thirrje Këshillit Europian që “të marrë përsipër përgjegjësinë e tij dhe të gjejë një kompromis konkret” gjatë takimit të tij të ardhshëm në dhjetor.
Këshilli Europian deklaroi javën e kaluar se ai ka sugjeruar rishikimin e temës së zgjerimit jo më shpejt sesa maji 2020 në Samitin BE-Ballkan Perëndimor që do të mbahet në Zagreb.
Nëse miratohet, rezoluta e të Gjelbërve mund të shihet një sinjal pozitiv si për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për shtetet Ballkanit Perëndimor, që procesi i zgjerimit të bllokut
Rezoluta besohet se do të mbështetet nga një numër i madh grupesh politike në Parlamentin Europian, ndonëse nuk ka fuqi ekzekutive.
e.ll./dita

Mund te kerkohet edhe falje, sic eshte e zakonshme ne keto raste, (eh, sa here ka kerkuar Amerika falje per luftrat e bera dhe miliona te vraret!), por negociatat do te hapen kur te fluturoje gomari i Celos!