Rezoluta, Vuçiç shuan entuziazmin për votën serbe në OKB: Votuam vetëm 4 nga 13 nenet, ato për integritetin territorial

redaktor

Kryeministri Edi Rama nënvizon se vota e Serbisë kundër Rusisë për rezolutën e sotme në OKB, unifikon sipas tij, Ballkanin Perëndimor me Perëndimin.

‘141 vende ndëshkojnë Rusinë me votimin e tyre në OKB kundër agresionit ndaj Ukrainës! Rusia hyn në periudhën e vetmisë më të madhe të historisë së saj me veç 4 vende ultradiktatoriale që i qëndrojnë në krah! Vota e Serbisë kundër Rusisë unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin.’- shkruan Rama.

Por ndoshta entuziazmi në Tiranë për votën serbe është i pavend.

Vuçiç deklaroi sonte se Serbia ka votuar vetem 4 nene nga 13 qe ka rezoluta dhe vetem nenet qe permendin integritetin territorial. Lajmi konfirmohet nga vetë mediat sllave (Kliko linkun).

“Nga 13 akte, ne votuam për 4. Ne nuk votuam për 9, sepse po flasim për sanksione ndaj sektorit bankar rus, Putin dhe Lavrov. Ne kemi mbështetur vetëm ato që kanë të bëjnë me shkeljen e integritetit territorial”, tha Aleksandër Vuçiç.

Mënyra si ka votuar Serbia në thelb  është përsëritje e përmbajtjes së deklaratës së saj për agresionin rus në Ukrainë, deklaratë e cila u dënua nga komuniteti ndërkombëtar.

“Serbia po përballet me një presion të pashembullt dhe pak njerëz duan të dëgjojnë argumentet tona. Mendoj se ky është vetëm fillimi, presioni mbi vendin tonë do të jetë i madh në ditë e ardhshme”, tha presidenti serb.

“Pres që të ketë disa kurthe për Serbinë. Sapo kemi parë shqiptarët (Kosova) të aplikojnë për t’u bërë pjesë e NATO-s, pamë që e mbështeti Turqia”, shtoi Vuçiç.

Hapat e ardhshme sipas tij do të jenë për të përjashtuar Rusinë nga OKB. Kjo gjë tha Vuçiç do t’i hapë rrugë ndryshimit të Rezolutës 1244 për Kosovën.

n.s. / dita

 

 

Share This Article
4 Comments
  • Akoma vazhdon ti more z. k/minister me avazin e Mukes !? Edhe pas gjithe ketyre qe po ndodhin ti akoma beson se “Ballkani i hapur” mbetet alternative bindese per perspektiven ballkanike? Nuk e kupton, apo nuk do te terhiqesh nga kjo nisme? Kjo eshte thjeshte nje utopi prej politikani diletant. Ujku edhe me nje dhemb ne goje, te kafshon!

  • I zoti e jep tellalli se jep
    Km jone behet tellall i vucicit, aq shpejt nxitoi qe te propagandonde per serbine saqe doli bllof
    I kujt je sherbetor o km i popullit tend apo vucicit ?
    Nga anet e mija thone qe qeni leh (ben roje) atje ku i japin te haje
    Ti zotri po del para vucicit me i tregu shqiptareve sesa na don serbia
    Here tjeter mos harro ta mbyllesh komentin me rrofte bota serbe qe eshte kopja e botes ruse
    Natyrisht per shqiptaret perkthehet ballkan govata

  • O Rama, mezi paske pritur per voten e Vuçiçit. Ku e sheh ti unifikimin e ballkanit, te Serbia qe denon SHBA dhe evropen qe I kundervihen Rusise dhe e krahasojne me bombardimet e NATOs kunder millosheviçit

  • Edhe greku nga anadolli pro Putinit ka votuar me siguri. Normal se ne fund te fundit nje rrace jane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *