Parlamenti britanik miratoi një rezolutë që detyron kryeministren May të kërkojë në Bruksel një tjetër shtyrje të afatit të Brexit. Rezoluta u miratua me votat e 313 deputetëve të dhomës së ulët dhe mori një votë më shumë se numri i atyre që e kundërshtuan.
Rezoluta kërkon shtyrje të afatit të përfundimit të Brexitit përtej 12 prillit.
Shumica e atyre që e mbështetën ishin laburistët, ndërsa konservatorët votuan me shumicë kundër.
Votimi erdhi pas takimit që May pati me kreun e laburistëve Xheremi Korbin të mërkurën, ku u diskutua për rrugëzgjidhjet për çështjen Brexit.
o.j/dita
