Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Rezultate në punë? Dy paga mujore shpërblim
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Shendetesi > Rezultate në punë? Dy paga mujore shpërblim
Shendetesi

Rezultate në punë? Dy paga mujore shpërblim

editor
Published November 8, 2012
Share
SHARE

Zbardhen kushtet e reja të punës për rreth 23 mijë punonjës të shëndetësisë në të gjithë vendin. Detajimet mbi kushte të qarta pune, ku përfshihen përfitimet, por edhe detyrimet për punonjësit e shëndetësisë dhe institucioneve shëndetësore, janë sanksionuar në kontratën e re kolektive të punës, e cila u nënshkrua dje ndërmjet drejtoreshës së Institutit të Sigurimeve Shëndetësore, Elvana Hana, dhe përfaqësuesit të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Minella Mano.

Kontrata kolektive e punës parashikon shpërblimin vjetor të mjekëve të familjes dhe personelit tjetër mjekësor për rastet kur do të dëshmojnë rezultate të larta në punë. Për të gjitha qendrat shëndetësore  Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor do të masë treguesit që vlerësojnë punën e mjekut, duke filluar nga numri i vizitave të kryera për secilin grup të popullatës, cilësinë e shërbimit të ofruar dhe disiplinën e treguar në mbajtjen e rregullt të recetave mjekësore të lëshuara etj.

Mjekët e familjes dhe ata specialistë që do të dëshmojnë rezultatet më të larta do të mund të përfitojnë shpërblim deri në dy paga mujore. Një tjetër pikë e rëndësishme e kontratës është edhe shpërblimi shtesë që do të shkojë në adresë të personelit mjekësor që është i ekspozuar ndaj agjentëve kimikë, biologjikë që shkaktojnë dëme në organizëm. Kontrata përcakton edhe penalitete që do të ndërmerren  në rastet kur bluzat e bardha nuk do të respektojnë disiplinën në punë.

“Punëmarrësi është i detyruar të zbatojë rregulloren e brendshme të institucionit, të respektojë disiplinën në punë dhe në rast të shkeljes së rregullave merren masa që nisin me këshillim, vërejte, zbritje në detyrë, ndalesë në pagesën e një 15-ditëshi, mospërfitim nga rritja e pagës deri në 1 vit e deri në largim nga puna”, detajohet në kontratë. Duke i konsideruar sindikatat faktor të rëndësishëm të sistemit, ISKSH sanksionon partneritetin me përfaqësitë e personelit shëndetësor për të tretën herë nëpërmjet kontratave kolektive të punës.

“Reforma e nisur pesë vite më parë në shërbimin shëndetësor parësor, e cila tashmë është konsoliduar dhe është një garanci për sistemin shëndetësor, ka bërë të mundur edhe stimulimin e stafit mjekësor në bazë të punës së kryer dhe shërbimit që iu ofrojnë pacientëve. Ne do të vijojmë të ndjekim këtë politikë stimuluese për mjekët dhe infermierët, me synim primar rritjen e cilësisë së shërbimit për pacientët”, vuri në dukje drejtoresha e IKSH-së, Elvana Hana.

Firmosja e kontratës kolektive në nivel të parë (mes ISKSH-së dhe federatës së sindikatave të shëndetësisë) i hap rrugë hartimit të kontratave të punës në nivel të dytë (rajonal) e më tej kontratave individuale me të drejtat e detyrimet midis punëdhënësit e punëmarrësit konkret për secilin institucion.

Kontrata e re Kolektive e Punës, përfitimet dhe detyrimet

  • Kontrata kolektive e punës parashikon shpërblimin vjetor të mjekëve të familjes, duke e lidhur me performancën në punë të personelit shëndetësor.
  • Është vendosur që çdo mjek familjeje do të përfitojë deri në 2 paga mujore, por kjo do të bëhet në varësi të rezultatit financiar të institucionit, rezultat ky që lidhet direkt me punën e mjekut. Në këto kushte mjekët që do të kenë rezultatet më të larta në ofrimin e shërbimeve për qytetarët do të mund të përfitojnë edhe shpërblimet maksimale.
  • Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor mat performancën dhe cilësinë e shërbimit ndaj pacientëve, në bazë të së cilës realizohet edhe pagesa shtesë për mjekët.
  • Lidhur me mbrojtjen në punë, në kontratën e firmosur mes dy palëve parashikohet shpërblim shtesë në rastin kur punëmarrësi është i ekspozuar ndaj agjentëve kimikë, biologjikë, që shkaktojnë dëme në organizëm.
  • Në kontratë ka gjithashtu edhe detyrime dhe sanksione bazuar në ligjet në fuqi. Shkelja e disiplinës në punë do të jetë një tjetër pikë e rëndësishme e kontratës, e cila parashikon ashpërsimin e masave penalizuese.
  • Punëmarrësi është i detyruar të zbatojë rregulloren e brendshme të institucionit, të respektojë disiplinën në punë dhe në rast të shkeljes së rregullave merren masa që nisin me këshillim, vërejtje, zbritje në detyrë, ndalesë në pagesën e një 15-ditëshi, mospërfitim nga rritja e pagës deri në 1 vit e deri në largim nga puna.
  • Në kontratë përfshihet gjithashtu pushimi vjetor i cili është jo më pak se 4 javë për të gjithë punonjësit, ndërsa norma javore e punës është 40 orë.
  • Puna e kryer në ditët e pushimit, ditën e diel dhe festat zyrtare, kompensohet me shtesë page, sipas legjislacionit ne fuqi.
  • Kontrata nënshkruhet çdo 3 vjet dhe nga kjo kontratë përfitojnë 22 519 punonjës shëndetësie në të gjithë vendin.
editor November 8, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?