Kam përpara dy analiza. E para në laborator(privat) BIOCHECK I, e dyta në laborator(shtetëror) iraniani. Datat 6 e 24 qershor për yndyrnat. Rezultati: Tek privati Cholesteroli 273.9: norma(150-200) Triglyceridet 331.6, norma(40-150) Tek shtetërori Cholesteroli 170, Triglyceridet121. Diferencat janë goxha të mëdha. 103 e Cholesterolit dhe 210 e triglycerideve. Në një rast të tretë, diferenca tek triglyceridet ishte 123, nga laboratori privat tek ai shtetëror. Pra, diferenca të tilla, prej 103, 123 apo 210, janë shumë të larta. Sa dyfishi i normës maksimale. Kjo s’është normale! Kujt t’i besojmë? Laboratorëve shtetërorë apo atyre privatë? Tek i pari, gjendesh i sëmurë, kurse tek i dyti i shëruar! I njëjti person, del me rezultate krejt të ndryshme, për të njëjtën analizë!
S’kam paragjykim për asnjë! Por është i papranueshëm dhe jo i besueshëm, ky ndryshim kaq i madh. Ky është një problem shqetësues e prezent, ku më shumë e ku më pak në të gjithë laboratorët. Dikush nga ata gabon!
Kujtoj, se çdo analizë tek privati është një shpenzim goxha i madh, sidomos kur bëhet fjalë për një pensionist. Tek shteti të shohin nga duart, ndryshe të shohin me mospërfillje. Kujt t’i besojmë? Shtetit, që të “qetëson je mirë”, por ti mund të jesh i sëmurë, apo privatit që të “shqetëson që je sëmurë”, por ti mund të jesh mirë?! Tek rasti i parë, ti nuk do të përdorësh trajtim mjekësor, e do të bëhesh më keq, kurse te rasti i dytë, do të përdorësh ilaçe pa qenë nevoja. Më befasoi një mjek kur më tha: “EPO, NË MJEKËSI NJË DHE NJË, NUK BËJNË DY! Po sa bëjnë ja prita unë?!” Ai ngriti supet dhe u largua pa e zgjatur! Në çdo shkencë 1+1 = 2(DY). Vetëm në mjekësi nuk “bëkan dy”?! Sa keq?! Shkenca që ka të bëjë me jetën e njeriut, që Zoti ia ka falur vetëm një herë, qenka më e pasakta?! Kurse një mjek tjetër na e lidhi mjekësinë me matematikën, duke më thënë: “Bëji dhe një herë që të gjejmë një të mesme.” Unë nuk e kuptoj, ç’lidhje ka matematika me sëmundjen e njeriut? Para disa ditëve takova djalin e z. Hafiz Sabri Koçit, i cili me urtësi, zotësi e përkushtim ka drejtuar KOMITETIN MYSLIMAN SHQIPËTAR për 13 vjet. Marshalla qenke, më tha! Po, i thashë, e i tregova dorën e nxirë nga analizat. I erdhi keq e më qetësoi: Zoti është i madh”. Mos e humb besimin tek Ai e më këshilloi. Agjërimi të bën mjaft mirë, për të tretur yndyrnat. Mos ka ardhur koha që t’i besojmë më tepër, këtyre këshillave të fesë”, mbase mjekësia po na e dredh shumë me teorira e justifikime? Në këtë shqetësim të përgjithshëm, del e domosdoshme ndërhyrja e shtetit. Ai me organizmat e tij (që paguhen për këtë punë) ka të drejtën e kontrollit në laboratorët privatë e shtetërorë. Të merren analizat e disa personave. Këto të bëhen në laboratorë të saktë e të specializuar. Nga këtu të dalë e vërteta në shesh. Të kuptohemi, kjo i ndodh të gjithëve, prandaj ka ardhur koha që Ministria e Shëndetësisë ta zgjidhë përfundimisht këtë shqetësim.
I nderuar lexues! Unë trajtova problemin e yndyrnave, por i njëjti fenomen është dhe me: GLICEMINË AZOTEMINË, P.S.A–në e dhjetëra analiza të tjera që ju bëni. Shumica e ka provuar dhe më beson. Ata që s’e kanë provuar (e mos e provofshin), i këshilloj që krahas gjakut që do i merret, të marrin me vete dhe ca pare, s’e ndryshe s’kanë për të zgjidhur punë. Disa miqtë e mi më thanë: Ç’lodhesh kot? Pse ti do ta rregullosh këtë punë? Kjo kështu ka qenë e kështu do të jetë! Unë me ç’ka shkruaj edhe pse s’kam besim që do të rregullohet, qetësohem shpirtërisht, mbasi vura në dukje një padrejtësi që e ndjeva në kurrizin tim dhe e shoh tek të tjerë! Këtu besoj s’ka asgjë të keqe. S’di se sa munda ta trajtoj këtë shqetësim mbarë shoqëror! Por, për një gjë jam i sigurt: Ky fenomen është aktual e prezent, ku më shumë e ku më pak në të gjitha laboratorët e analizave mjekësore. Kopjet e analizave, mbahen nga laboratori, nga mjeku i lagjes e nga pacienti. Le të verifikohen. S’dua të akuzoj asnjë laborator, mbasi s’mundem e s’më takon të nxjerrë një konkluzion të tillë. Por, që ky problem mjaft shqetësues ekziston e duhet zgjidhur me urgjencë, për të dalë e vërteta në shesh është mëse e sigurtë. Në të kundërt: Paska patur të drejtë mjeku që tha: “NË MJEKËSI 1+1, S’BËJNË DY!”
Letër e nënshkruar
Evdal Nuri

Kontrolloret a insektoret shteterore e bejne punen e tyre, po me shume ngjajne me tagrambledhesit dhe s’u pellcet per gjendjen shendetesore te shtetasve qe paguajne per rrogen e tyre. Si ne cdo fushe ka ka inspektime. Te mos na vije keq, po kjo eshte gjendja e shtetit tone, qe ve militante ne sektore delikate …qe pjellin para’ per ta. Kjo eshte administrata shteterore.
Eshtë vertet rast skandaloz ky që thotë z. Evdal nuri dhe jo i vetmi? Edhe nje shokut tim i ka ndodhur keshtu,madje dy laboratore private dhane analiza me rezultate te ndryshme? Prokuroria dhe policia duhet të hetojne. Pacienti do mare mjekim te gabuar dhe kjo per nje mjek perben krim! Edhe ata te fiks fare e te ça thu duhet te stimulojne analiza per te njejtin problem ne dy vende te ndryshme dhe ti damkosin mashtruesit e te papergjegjshmit!? Nderime evdal !
V. R !!! Eshtë vertet rast skandaloz ky që thotë z. Evdal nuri dhe jo i vetmi? Edhe nje shokut tim i ka ndodhur keshtu,madje dy laboratore private dhane analiza me rezultate te ndryshme? Prokuroria dhe policia duhet të hetojne. Pacienti do mare mjekim te gabuar dhe kjo per nje mjek perben krim! Edhe ata te fiks fare e te ça thu duhet te stimulojne analiza per te njejtin problem ne dy vende te ndryshme dhe ti damkosin mashtruesit e te papergjegjshmit!? Nderime evdal !
Tek ne analiza e gjakut te mushkonjes del me ADN njerezore.
Dy laborator te ndryshem kane dhene rezultate te ndryshme- thone komentuesit.
Por ka ndodhur edhe keshtu : Nje grua e zgjuar nga Lunxhi kishte shqetesime ne mes dhe mendonte se i vinin nga veshkat. Nje mengjez mbushi kavanozin me shurre dhe e çon ne spital shteteror per analize.
Do ta shpiesh tek filani , privati i thone aty. E shpie dhe pasi mori analizat, laboranti i degjuar dhe me eksperience te gjate dikur ne spitalin e shtetit, i thote se ka shume shqetesime me veshkat dhe duhet t’i mjekoje. Ja dha vet edhe mjekimin. Mori edhe tarifen e majme.
Pas mjekimit duhet te sjellesh perseri analiza.
Gruaja e zgjuar nuk beri mjekimet qe i rekomandoi “doktorri laborant ” fare dhe ne diten e caktuar, qe ne mengjez, mbushi kavanozin me shurre, e ndau ne dy pjese dhe shkoi ne laborator.
Nje kavanos eshte timi – i thote. Ky tjetri me shenje eshte i kunates mbasi ajo nuk erdhi dot se kishte pune. Mbas dy oresh mori analizat.
Degjo i tha kopetenti : Analizat e tua jane shume mire, je sheruar. Por kunata duhet te vije pa tjeter te marre mjekim se eshte shume semur.
Ajo nuk priti më por i thote : Te dy qene nga shurra time more maskaran, dhe une nuk i bera fare mjekimet qe me the zotrote, dhe i hodhi ne surrat shurren qe kishte ne nje kavanoz te trete.
Laboranti qe kishte ndërtuar me analizat e ” sakta ” godinen tre kateshe mbeti gjoja i turperuar, por marifetin perseri e vazhdoi.
Ka ndodhur edhe keshtu te nderuar.
Prandaj mos u çuditni !
Problemi qe shtrohet ne shkrimin e Z. Nuri eshte shume i drejte dhe shume serioz. Organet e specializuara shteterore duhet urgjentisht te vene dore. Edhe mua me ka ndodhur e njejta gje. Bera analizen e pare tek privati, me doli shume keq, gje qe nuk me bindi. Shkova ne nje institucion shteteror, ku ndodhet nje laborator per qellime studimore shkencore, shefin e te cilit e kisha njeriun tim, me dolen mire. Per t’u bindur m’u desh te beja nje analize te trete tek nje klinike private me prestigj. Rezultatet e fundit u perputhen me analizat e dyta. Prandaj dhe mjeku specialist u besoi ketyre dy te fundit duke thene se i pari duhet te kete reaktivet e skaduar.
Shqetesimi juaji eshte realitet.Flitet shume per luften kunder korrupsionit por ne fakt nuk ka ndryshuare asgje ne kete drejtim.Nuk behen punet me fjalime por me kontrolle ne vend ku punohet ,te behet nje shembull e vetem keshtu zvoglohet krrupsioni.
Mjere populli shqiptare.
Eshte mese e vertete kjo qe shkruan zoti Evdal. Dhe mua me ka ndodhur keshtu. Bera analiza te shtrenjta ne laborator privat , I cili I coi ne Greqi dhe me dolen mire, I bej ne shtet dalin dyfish mbi normen. Kujt t,I besoj? Ku po veme keshtu? Duhet patjeter nderhyrje ne mjekesi, duhen bere nja dy shembuj qe te ndergjegjesohen te tjeret. Jeta e njeriut nuk cmohet me leke…
Problemi qe ngre zoti i nderuar Evdal eshte me se i drejte dhe shqetesues. Ky shqetesim qe ai ngre eshte shume i vlefshem per qytetaret dhe i nxjerre detyra shtetit i cili duhet te angazhohet urgjentisht me kete problem. Ne nje kohe kur flasim per progress ne fushen e mjekesis, aparaturave mjekesore dhe futjen ne Bashkimin Europen, ne Shqiperi jeta e njeriut vihet ne rrezik nga rezultate te pasakta te analizave mjekesore. Shpresoje qeveria e Rames ta zgjith sa me shpejt kete problem.