Sondazhet në IPR Marketing si dhe Exit Poll-i i fundit të publikuara në RTV Ora News, rezultojnë të jenë kokë më kokë me rezultatet e dala nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.
IPR Marketing parashikoi fitues të garës së kryeqytetit, Erion Veliaj, i cili rezultoi në fakt fitues i zgjedhjeve me më shumë se 42 mijë vota para. Duke folur në shifra konkrete, në Tiranë IPR Marketing parashikoi fitues të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj me 50.5 – 54.5 %, ndërsa kandidati i djathtë Halim Kosova merrte 38 – 42 % me një marzh gabimi 1-2 %.
Kur janë numëruar 361 nga 364 kuti në Tiranë, i njëjti rezultat vijon të jetë edhe në tabelën zyrtare të KQZ-së, ku kandidati kandidati i ASHE Erion Veliaj deri tani eshtë në avantazh me 53.57%, kundrejt rivalit të tij që ka marrë 39 % të votave.
Edhe në Durrës Exit Poll-i i IPR Marketing, pothuajse ka qenë i njëjtë me atë të KQZ-së deri në këto momente. Fitorja sipas Exit Poll i takonte Vangjush Dakos me 50 – 54 %, ndërsa Grida Duma do të arrinte një përqindje të votave 45.5-49.5 . Pasqyra e këtij rezutati qëndron edhe në Komisionin Qëndor të Zgjedhjeve ku kandidati i ASHE-së Vangjush Dako kryeson me 57.2 % të votave ndërsa Grida Duma 42.80%.
Edhe në Shkodër, IPR marketing dhe Ora News parashikoi fitoren e kandidates së djathtë Voltana Ademi, siç edhe rezultoi. Me përqindje, IPR Marketing parashikoi se kandidatja e APPD Voltana Ademi do të arrine një mbështetje prej 52-56%, Voltana Ademi, ndërsa 40-44% ajo e ASHE-së Keti Bazhdari.
Të dhënat e KQZ, deri më tani tregojnë se Voltana Ademi ka marrë 57 % të votave ndërsa Bashdari 40.02%.
Përkundrejt të gjitha dyshimeve për këtë kompani prestigjoze, IPR Marketing në bashkëpunim me RTV Ora News kur numërimi po shkon drejt fundit, tregoi se ka saktësi maksimale në parashikimin e rezultateve zgjedhore.