Rezultati i dobët i PD, Genc Ruli: Katastrofik

Dita
Kryetari i PD Lulzim Basha, deputetet i PD, Ridvan Bode, Genc Ruli dhe ish Kryeministri, Sali Berisha, gjate nje ceremonie festive te organizuar me rastin e 25 vjetorit te themelimit te gazetes Rilindja Demokratike, RD, organ i Partise Demokratike./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, Former Prime Minister Sali Berisha, lawmakers Ridvan Bode and Genc Ruli, during a festive ceremony organized to mark the 25th anniversary of the founding of the Democratic Revival newspaper, RD, an organ of the Democratic Party.

Ish-ministri i Partisë Demokratike Genc Ruli, e ka cilësuar katastrofik rezultatin e deritanishëm të opozitës në zgjedhjet parlamentare, pavarësisht se kanë ngelur ende kuti pa u numëruar.

Me anë të një postimi në faqen e tij të ‘Facebook”-ut, Ruli i ka kthyer përgjigje pyetjes së një qytetareje se ku do të kthej ai të kandidonte në Gjirokastër. Ai theksoi se ishte tërhequr nga politika aktive, ndërsa shtoi se duhet kohë për të analizuar rezultatin.

POSTIMI I GENC RULIT
Lori me vjen keq, por nuk të falenderoj dot për komentin tënd dashamirës. Ky rezultat tregon një problem të madh, që ndoshta sot për sot, nuk mund ta kuptojmë.

Zgjuarsia e vërtetë e një njeriu politik është që para se gjithash të kuptojë kthjellet kohën dhe tarikatin e vlerave që qytetarët vlerësojnë atë moment. Ne këtë kuptim që prej një viti i jam larguar politikës aktive duke kuptuar që disa politikane dhe une mes tyre s’kemi me lidhje me vlerat që preferon sot zgjedhësi.

Por dhe as përshtatemi dot me me ato vlera. Mjerë ata që se kanë kuptuar këtë. Por mjerimin jua përcollën votuesve të PD duke ju prodhuar këtë rezultat katrastofik…

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *