Në rast fitoreje të “PO”-së, qeveria Cipras do të dilte e humbur, që ka bërë hapur fushatë për t’iu përgjigjur JO referendumit. Ministri i Financave, Janis Varufakis, që në rast humbjeje do të japë dorëheqjen të nesërmen. Dhe ka gjasa që edhe qeveria të bëjë të njëjtën gjë.
Prokopis Pavlopulos, presidenti i Republikës Greke, do të përpiqet të gjejë një mazhorancë në parlament për të formuar një qeveri të uniteti kombëtar. Por nuk do të mjaftonin votat e konservatorëve të partisë Nea Dimokrartia, socialistëve Pasok apo të parlamentarëve të To Potamit, për të arritur mazhorancën absolute. Do të ishte e domosdoshme të bindej edhe një pjesë e parlamentarëve aktualë të SYRIZA-s.
Nëse Pavlopulos do të ishte në gjendje të vinte së bashku një qeveri të uniteti kombëtar, negociatat me kreditorët, Bankën Qendrore Europiane, Bashkimin Europian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, do të rifillonin përpara 20 korrikut. Për atë datë, Athina duhet t’i kthejë BQE-së 3.5 miliardë euro, përndryshe përballet me prerjen e financimeve emergjente, i vetmi burim financimi që po mban gjallë sistemin bankar grek. Nëse formacioni i qeverisë së re do të dështojë, do rrezikonte rikthimin në votime, por jo para 30 ditëve.
Duke gjykuar sondazhet e fundit, SYRIZA do të fitojë përsëri. Dhe në çdo rast, si do bëjë Greqia të mbijetojë për një kohë kaq të gjatë? Është e vështirë ta thuash: sistemi banker është në kolaps, vendi është gjunjëzuar, ndoshta kreditorët do ta konsideronin si një “frymëmarrje financiare”, por sot është e vështirë të bëhen parashikime. E vetmja mënyrë politike, për ta mbajtur Greqinë gjallë, në këtë rast, do të ishte përgjigja PO në referendum, disponibiliteti i grekëve për të nënshkruar marrëveshjen e 15.5 miliardëve. Po nëse rifiton SYRIZA?
Nëse mbizotëron “JO”-ja, siç shpreson qeveria Cipras, do të hapen skenarë të paparashikueshme. Kryeministri helen thotë se është i bindur që kreditorët do të ulen përsëri në tavolinën e negociatave, këtë herë të detyruar të dëgjojnë kërkesat e Athinës. BQE, FMN dhe BE-ja nuk duket aspak të gatshme për të rihapur negociatat, në rast se refuzohet marrëveshja për pagesën e borxhit 15.5 miliard eurosh.
Liderët kryesorë europianë me Angela Merkelin në krye, por edhe presidenti i Komisionit Europian, Jean- Claude Juncker kanë thënë se përgjigja JO është një zgjedhje me euros dhe dhrahmisë.
Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Shulz, ka thënë se në këtë rast Athina duhet të heqë dorë nga Bashkimi Europian. Por në fakt, traktatet nuk parashikojnë daljen e vendit nga euro (monedha) por vetëm daljen nga Bashkimi Europian. Skenari i rikthimit të dhrahmisë është i mërzitshëm: monedha e re do të zhvlerësohej në 30-40% duke e zhytur vendin në një situatë falimentimesh bankash, biznesesh, familjesh, hiperinflacion, kontrolle kapitalesh dhe taksash. Dhe siç e shpjegon në një letër think tank-u Bruegel, nuk është e vërtetë që zhvlerësimi do të lehtësonte eksportet. Greqia eksporton produkte të naftës dhe mallra të tjerë ma marxhe shumë të vogla.
Kuorumi
Nëse shkojnë të votojnë më pak se 40% e popullsisë, referendum nuk do të arrijë kuorumin. Ndoshta për qeverinë që ka bërë fushatë për JO, do të ndodhte i njëjti skenar sikur në referendum të përgjigjej PO: do të jepte dorëheqjen. Është e qartë tani, që Cipras e mbron referendumin pasi ka humbur edhe mazhorancën e Parlamentit, që të mund të votojë pikat e fundit të rëna dakord me institucionet./La Stampa
