Bilal Kola, themelues dhe drejtues i Aleancës Popullore për Drejtësi, ka njoftuar dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i APD. Përmes një statusi ne rrjetet sociale ai thotë se vendimi ka ardhur pas një reflektimi të thellë mbi rezultatin e zgjedhjeve te 25 Qershorit.
REAGIMI:
Te dashur Miq! Pas 1 reflektimi te thelle mbi rezultatin e zgjedhjeve te 25 Qershorit kam vendosur te jap doreheqjen e parevokueshme nga drejtimi i APD! Ne publikimin zyrtar te KQZ, pas kryerjes se procesit te ri-numerimit te disa kutive ne Qarkun Tirane, rezultoi qe APD ishte subjekti i trete me i demtuar nga vjedhja e votave…, por ky fakt nuk mund te zhbeje rezultatin tejet te dobet si dhe pergjegjesine personale qe une ndjej per kete rezultat!
Deshiroj te falenderoj perzemersisht gjithe votuesit e APD per besimin e dhene. Deshiroj te falenderoj perzemersisht dhe tu shpreh mirenjohjen e thelle gjithe kontributoreve ne APD per kurajon civile, punen e palodhur, impenjimin me mish e me shpirt per jetesimin e kauzave te larta APD.
Deshiroj ti siguroj te gjithe kontributoret dhe votuesit e APD se tek une personalisht do kene gjithmone 1 mik dhe bashkeudhetar ne arritjen objektivave te perbashketa dhe jetesimin e kauzave te larta. Jeta vazhdon, synimet vazhdojne, objektivat nuk ndryshojne! Me mirenjohje te thelle, Juaji Bilal Kola.


Parti fantazme kryetar fantazme!? Ekush i njeh keta? e kujt i hyjne ne pune keta? E kujt i plasi se dha doreheqen? Vete flasin e vete degjojne!