Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin Adriano Dyrshimi.
Prokurori pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë ka rezultuar i pastër në të tre kriteret e vlerësimit
Ai doli para trupës gjykuese me Suela Zheguun kryesuese, Lulzim Hamitaj Relator dhe Brunilda Bekteshi anëtare.
Adriano Dyrmishi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore, ndërsa në vitin 2010 është emëruar prokuror në Prokurorinë e Rrethit Tiranë ku e ushtron funksionin prej një dekade.
o.j/dita
