Rezulton fals alarmi për bombë në TEG

redaktor

Një alarm fals për bombë është sinjalizuar paraditen e kësaj të mërkure në qendrën tregtare TEG, në rrethinat e Tiranës.

Burime policore bëjnë me dije se, alarmi ka ardhur pas një telefonate në sallën operative të policisë së Tiranës.

Pas kryerjes së procedurave policore, autoritetet përgjegjëse kanë arritur në përfundimin se alarmi ka qenë i rremë dhe se asnjëherë nuk ka pasur rrezik për vizitorët e qendrës tregtare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *