Riaktivizohen problemet mykotike të lëkurës

anazapta

Stina e pranverës riaktivizon problemet me lëkurën, ku ndër më të shpeshtat, sipas mjekëve dermatologë, janë myku i lëkurës, si dhe acarimi i akneve apo njollave të tjera që shfaqen në lëkurë. Shtimi i djersës është një ndër shkaqet që çon në shfaqjen e mykut të lëkurës. Kjo pasi shtimi i djersës ndikon në uljen e pehashit në aciditetin e lëkurës, duke krijuar në këtë formë kushte të favorshme për shfaqjen e mykut.

Më tej rënia në kontakt me bakteret apo papastërtitë, si dhe rrezet e forta të diellit e favorizojnë edhe më shumë shpërthimet e infeksioneve mykotike të lëkurës. Dermatologët vënë në dukje se myku mund të shfaqet tek të gjithë njerëzit, ndërkohë që më të rrezikuarit pohohet të jenë banorët e zonave rurale, sëmundje mund të kalohet edhe nga kafsha tek njeriu.

Megjithatë, nuk përjashtohen dhe banorët e qyteteve, ku lagështia e krijuar prej djersës, ndotja dhe bakteret e ndryshme e lehtësojnë shfaqjen e infeksioneve mykotike. Këto infeksione mund të transmetohen lehtë nëse nuk respektohen kushtet higjieno-sanitare, të tilla si përdorimi i sendeve të njëjta, nga përdorimi i veshjeve personale (shapkave, sandaleve, peshqirëve etj).

Në rast se nuk kërkohet ndihma mjekësore sa më shpejt, mund të ndodhë që sëmundja të përhapet në trup dhe të japë komplikacione që kërkojnë trajtim më të gjatë dhe shenjat të bëhen më të rënda. Nëse këto sëmundje kapen dhe trajtohen në kohë, mund të kurohet mjaft mirë brenda pak ditësh. Por, nëse nuk eliminohen agjentet shkaktare dhe nuk ruhet një higjienë e mire, atëherë sëmundja mund të rishfaqet, të riakutizohet dhe të kërkojë trajtim nga e para.

Këto janë grup-sëmundjesh që nuk lënë imunitet, prandaj duhet të tregohet një kujdes i vazhdueshëm sepse mund të përsëriten. Sa i takon skemës së trajtimit, nëse drejtohemi tek mjeku dermatolog në fazat e para kur sapo janë shfaqur shenjat e para, mjekimi bëhet vetëm lokalisht. Por, nëse gjendja është e përkeqësuar, mjekimi shoqërohet dhe me përdorimin e antibiotikëve dhe antimykotikeve oralë. Gjithsesi, është vetëm mjeku specialist ai që përcakton skemën e mjekimit, pasi të ketë kontrolluar ecurinë shëndetësore të pacientit.

 

Kur aknet përkeqësohen

“Rrezet e diellit, ato të mirat bëhet fjalë, favorizuese ose përmirësuese janë kryesisht tek personat që janë diagnostikuar me akne. Në fakt, duhet të ketë një vëmendje që personat që janë me akne, pavarësisht se e përmirëson dhe e jep një gjë të tillë duhet të edukohen që ky diell i bën mirë, sa kohë përdoret në rrezet e mira.

“Por në momentin që ka një rrezatim të fortë, risku është që në orare të tilla duhet të vendosë përsëri një krem mbrojtës solar. Sepse mund të ndodhë fenomeni që në periudhën e shtatorit, pasi janë zbehur rrezet e diellit, nuk e kanë atë fuqi siç e kanë pasur në periudhën e pranverë-verës të na rikthejë në një aktivizim përkeqësimi të aknes”, deklaroi dje mjekja dermatologe Blerta Gjoni.

Për t’u qëndruar larg këtyre problematikave, bluzat e bardha shtojnë se duhet bërë kujdes që gjatë ekspozimit në diell të gjitha grupmoshat të përdorin kremra mbrojtës sipas fototipit të lëkurës. Megjithatë ,përkujdesja ndaj lëkurës duhet të iniciojë që në fëmijërinë e hershme pasi dëmet në lëkurë mund të jenë të pariparueshme. Pasi nëse nuk përdoren kremrat me filtra mbrojtës jo vetëm shfaqen njollat, por dëmtimet që shfaqen në lëkurë mund të jenë të parikuperueshme.

Krahas higjienës, kujdes maksimal duhet treguar dhe ndaj ekspozimit në diell, ku duhet shmangur rrezet e dëmshme të diellit pas orës 11:00, pa përdorur kremra me filtra mbrojtës.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *