Riatdhesohen 100 shqiptarë të tjerë nga shtetet e BE

Edona Llukacaj

Policia e shtetit bën me dije se të mërkurën janë riatdhesuar 100 shtetas shqiptarë nga Franca, Belgjika e Gjermania për shkak të qëndirmit të parregullt në këto shtete ose sepse iu është refuzuar azili.

Gjatë këtij operacioni njoftohet se 43 shtatas shqiptarë u riatdhesuan nga Franca, 5 nga Belgjika dhe 52 nga Gjermania. Personat në fjalë kanë vendim të prerë për dalje nga territori francez, belg e gjerman, për shkelje të rregullave të lëvizjes në zonën Schengen.

Policia shton se shanset që shtetasit shqiptarë të përfitojnë azil janë zero, prandaj i kërkon atyre të mos bien pre e mashtrimeve.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të organizimit të operacioneve të riatdhesimit për shtetasit shqiptarë në situatë të parregullt qëndrimi në territorin francez, belg e gjerman, si edhe për persona apo familje, të cilëve u është refuzuar azili, u zhvillua një operacion riatdhesimi, në bashkëpunim me Frontex-in.

Gjatë këtij operacioni u riatdhesuan 100 shtetas shqiptarë, nga të cilët 43 nga Franca, 5 nga Belgjika dhe 52 nga Gjermania. Këta janë individë, të cilët kanë vendim për dalje nga territori francez, belg e gjerman, për shkelje të rregullave të lëvizjes në zonën Schengen.

Policia e Shtetit edhe njëherë apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe mos të bëjnë përpjekje apo shpenzime duke rënë pre e mashtrimeve për të përfituar azil, pasi shanset për azil janë zero.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *