Një operacion tjetër riatdhesimi i shtetasve shqiptarë është finalizuar këtë të martë,
FROTEX në bashkëpunim me autoritet franceze, belge dhe gjermane, si dhe me mbështetjen e eskortës shqiptare, u riatdhesuan 104 shtetas shqiptarë, nga të cilët: 15 nga Franca, 5 nga Belgjika dhe 84 nga Gjermania. Riatdhesimi është bërë pasi shtetasit në fjlaë kishin shkelur rregullat e qëndirmit në BE.
Operacionet e riatdhesimit do vijojnë edhe në javët e ardhshme dhe në këtë kontekst, Policia e Shtetit i bën thirrje edhe një herë të gjithë shtetasve shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen, si dhe të mos provojnë të kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.
Në pikat e kalimit kufitar, Policia Kufitare do vijojë të aplikojë masat shtesë të marra për parandalimin e azilkërkimit, duke vijuar me kontrollet rigoroze në drejtim të verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe të kontrollit më të rreptë të kufirit jeshil./TCh
e.ll./dita
