Mesditën e sotme në aeroportin “Nënë Tereza”Rinas, janë riatdhesuar 50 shtetas shqiptarë me avion të posaçëm, të nisur nga aeroporti i Metz, Francë.
Zv/ministria e Brendshme Rovena Voda ka theksuar se çdo përpjekje për kërkim azili është e kotë, sepse Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta, ndaj ajo ka bërë thirrje për të mos ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim, por të kërkojnë rrugë ligjore për t’u punësuar në vendet e BE-së
Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit Eduart Merkaj ka theksuar se gjatë këtij 5 – mujori, fluturimet e riatdhesimit janë rritur jo vetëm me Francën, por edhe me shumë vende të tjera të BE-së, duke forcuar më tej bashkëpunimin, në drejtim të shkëmbimit të informacionit më të detajuar dhe në kohë reale.
Gjithashtu Polica Kufitare ka forcuar masat për parandalimin e kalimit të kufirit, me qëllim kërkimin e azilit në vendet e BE-së.
b.b/dita

Pranojne vetem jevgj nga Siria, Iraku, Afrikane dhe verdhacuk aziatik.