Riatdhesohen 680 shqiptarë nga Italia në Shqipëri

Leda Hysa

Në gjashtë mujorin e parë të 2019, 680 emigrantë të parregullt shqiptarë janë riatdhesuar nga Italia në Shqipëri duke u renditur në vendin e parë në listën e emigrantëve të kombësive të ndryshme të identifikuar nga autoritetet italiane.

Këto të dhëna zyrtare janë prezantuar në një raport mbi situatën e emigracionit në Itali në Komisionin e Çështjeve Kushtetuese në Parlamentin Italian,

Në gjashtë mujorin e parë të 2019 nga territori italian janë riatdhesuar drejt vendeve të origjinës 2839 emigrantë të parregullt  dhe në vendin e parë renditen emigrantët shqiptarë.

Deri në fund të 2019 parashikohet që numri i emigrantëve të riatdhesuar të jetë rreth 6000, shifër kjo në koherencë me vitet e mëparshme.

Në vendin e dytë pas shqiptarëve renditen emigrantët e parregullt nga Tunizia dhe janë riatdhesuar rreth 300 prej tyre në gjysmën e parë të vitit 2019. Më pas emigrantët nga Peru, Ukrainë, Kina etj.

Raporti i Komisionit parlamentar italian informon se emigrantët e riatdhesuar përbëjnë vetëm 39 % të numrit të emigrantëve të parregullt që kanë marrë urdhrin e dëbimit nga territori italian.

Në këtë raport tërhiqet vëmëndjo ndaj kampeve të qëndrimit të emigrantëve të parregullt në Itali , deri në pritje të riatdhesimit të tyre, të cilat janë në kushte jo të mira higjienike.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • A do ngreje Ramuti nje qytet falas per muhaxhedinet shqiptare, sic e ka ngritur per ata iraniane, apo do i strehoje te kopshtet me lodra te Erjon Velise, apo te kullat e Stadiumit e te Fushes?

  • Politikanet shqiptare jane kot fare gjithe kohen.Tunizia eshte i vetmi vend i magrebit qe i pranon qytetaret e vet por ne kembim merr statusin si vendi i privilegjuar per te eksportuar mallra e prodhime bujqesore ne Itali.Dhe ky lloj sgkembimi eshte ne favor te Tunizise ne vlera monetare.Tunizia e ka detyruar Italine te nenshkruajne dhe marreveshjen e pensioneve.Po Shqiperia cfare ka marre ne kembim????Po pensionet e shqiptareve kush i vjedh????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *