Ribery hedh fanellën e Bayernit, drejtuesit e kërcënojnë

DITA Online

Bayerni ka arritur një fitore të pastër në ndeshjen e djeshme ndaj Anderlehtit, duke konfirmuar se në Champions do të jetë pretendent për të fituar.

Por, situata në skuadrën e drejtuar nga Ancelotti nuk duket aspak pozitive dhe kjo për shkak të sjelljes së lojtarëve.

Francezi Ribery u zëvendësua dje në minutën e 78’ dhe një gjë të tillë nuk e ka pritur aspak mirë.

Ai është parë mjaft i irrituar gjatë momentit që po i drejtohej stolit duke flakur edhe fanellën.

Drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic është shprehur: “Këto gjëra nuk duhet të ndodhin te Bayerni, kështu nuk është në rregull. Por, do të flasim edhe për këtë çështje”.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *