Mesfushori i majtë i Bayern Munich Franck Ribery ka paguar 30,000 euro që një nga vëllezërit e tij të luante futboll amator në Francë, është zbuluar nga një agjent francez.
Ribery ka paguar shumën drejt klubit amator Bayonne për shpenzimet që duhen për licencën e futbollit për vëllain e tij Francios në vitin 2010 pak pasi kishte mbetur pa skuadër në momentin që ish-klubi i tij Calais kishte falimentuar.
“Franck Ribery ka paguar kontratën e vëllait të tij, e cila ishte rreth 30,000-35,000 euro,” shprehet Jean-Pierre Mainard për Sud Ouest. “Një nga pjesëtarët e bordit tonë u takua me Ribery, kështu u bë kontrata.”
Gjithsesi, historia nuk përfundoi edhe aq mirë, teksa Francois, i cili është katër vite më i ri se Franck, arriti të bënte vetëm tre paraqitje për klubin francez për shkak të disa dëmtimeve të njëpasnjëshme.
