Ministria e Mjedisit do të kalojë për miratim në Parlament brenda prillit ligjin e depozitës, që do të bëjë rregullimin e tregut të riciklimit të mbetjeve.
Ministri Lefter Koka ka vizituar disa kompani të tillë që riciklon mbetjet elektrike dhe pjesë të makinave në Durrës.
“Ajo që kemi kërkuar është që tu japim mundësi qytetarëve shqiptarë që për mbetje të ndryshme të munden të shkojnë në vendin e caktuar për të rikthyer në një benefit financiar për qytetarët, por edhe kompania të ketë sa më shumë punë dhe të punësuar. Ndaj kemi kërkuar që të krijojmë një skemë depozite financiare ku çdo prodhues apo importues i një produkti i cili në fund të ciklit përfundon si mbetje të mundet të gjejë edhe ai destinacionin e caktuar për ta rikthyer në një lëndë të parë për produkte të tjera”, është shprehur Koka.
Ligji i ri synon menaxhimin e integruar të mbetjeve, minimizimin e sasisë së mbetjeve që depozitohen në landfille, përmirësimin e efiçencës së përdorimit të tyre, pakësimin e ndikimeve negative të përgjithshme të mbetjeve,administrimin ligjor të sistemit të depozitës me ndikim të drejtpërdrejtë në formalizimin e aktiviteteve grumbulluese dhe ricikluese të mbetjeve si dhe motivimin e konsumatorëve për të kthyer mbetjet përmes rikthimit të vlerës së depozitës.
Tregu i mbetjeve, te riciklueshme apo jo, sot ne Europe eshte problemi me i madh, nepermjet te cilit qarkullojne para te pista e te pastra.
Per vende si Shqiperia, ku zbatimi i ligjit eshte shum afer zeros dhe “te fortet” bejne cfar te duan, Importi i Mbetjeve eshte nje rrezik i Madh.
Ndaj eshte mire qe cdo projekt/draft Ligj ne fushen e menaxhimit te mbetjeve duhet te publikohet online, me qellim qe te shprehet gjith secili..
Mos te na e beni si here te tjera, kur na kan vene para faktit te kryer, dhe sna ngelet vech se te Shajme me liber Shtepie ata qe sajne keto gjera…….
..Megjthse kesaj radhe po na e heqin, me ligj, te drejten per te share..
E per me teper, po na e heqin me ligj, te drejten per te thene qe Ilir Meta, bosi i ketij Kokes se Mjedisit, eshte Hajdut si e kemi pare tek videoja e FBI-se