Riciklimi i vajrave, jashtë standardit

anazapta

Thuajse të gjitha kompanitë e licencuara për trajtimin dhe riciklimin e  lubrifikantëve të automjeteve nuk plotësojnë standardet për ushtrimin e këtij aktiviteti. Kontrollet e ushtruara nga inspektoriati mjedisor tregojnë se, si kompanitë e licencuara, ashtu edhe serviset apo koncesionarët e automjeteve kanë mungesë pajisjesh për trajtimin e vajrave, staf të pakualifikuar, mungesë regjistri me të dhënat për vajrat e përdorur, etj. Drejtori i Kontrollit në Ministrinë e Mjedisit, Alfred Deshati, tha se, subjekteve u është dhënë nja afat kohor prej 10 ditësh për marrjen e masave, pasi në të kundërt do të ketë penalitete. Trajtimi dhe riciklimi i vajrave industrialë është pjesë e ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Pavarësisht se ligji ka hyrë në fuqi që para dy vjetësh ende nuk po gjen zbatim për një sërë faktorësh dhe sipas kontrolleve të ministrisë, 18 subjektet e licencuara nuk përmbushin asnjë standard për ushtrimin e këtij aktiviteti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *