Ridvan Bode: Ja pse e pranova propozimin e Ramës

DITA Online

Ish- ministri Ridvan Bode thotë se është shkëputur përfundimisht nga politika. Dikur krahu i djathtë i Berishës sidomos për financat e vendit thotë se aktivitetin e tij në politikë e ka mbyllur.

Për zgjedhjen e tij nga Edi Rama në Bordin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë u bë shumë zhurmë politike gjatë vitit 2018, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se kërkon të blejë njerëzit e saj.

Por Bode ka treguar se si ka marrë propozimin nga Rama për këtë pozicion dhe si vendosi ta pranojë.

E vërteta është se nuk kam pasur asnjë kontakt me zotin Rama më përpara. Ka qenë një ftesë e tij, një propozim i tij me mesazh dhe përmes një individi. Kam diskutuar me njerëzit që kam bashkëpunuar gjatë dhe kam marrë këtë vendim, duke konsideruar një pozicion që nuk ka të bëjë fare me politikën, aq më pak me qeverinë, një pozicion në të cilin mund të jap kontributin tim dhe eksperiencën time të gjatë në fushën e financave publike dhe në fushën e ekonomisë së vendit. Po ashtu, me interes për të kontribuuar në vijimësi edhe me dijet e mia në një institucion shumë serioz dhe shumë kredibël të vendit”, tha Bode në një intervistë televizive.

v.l/ Dita

Share This Article
4 Comments
  • O ekonimist kooperative bujqesore ,kujt ja shet ti keto .Nuk e kam fjalen qe do meresh me poitike se te pame cfare bere dhe sa vodhe ,se do ta tregoje ty SPAK ,kurse behet fjala si ekonomist qe je ,pse ka vdekur shqiperia ,per ekonomiste me te mire se ty . Ku jane me dhjetra te rinj shqiptare qe kane studiuar ne universitete prestigjoze te perendimit . Ah more katovicar ,e mbani njeri tjetrin ju pardesy bardhet e Ramiz Alise ,tamam si Rama qe jashte deshires tone na i la ne preher Liken president ,tamam si edhe me ty .Ju ka ardhur fundi o Ralicke e fshatrave te korces ,po vjen pune javesh SPAK ,parapregatituni te gjithe .

  • Nuk e kuptoj perse te gjithe kur merrni nje vendim qe nuk shkon me vijen e partise qofshi te majte apo te djathte nxirrni lloj lloj justifikimi sikur po sakrifikoheni per popullin,per atdheun dhe per te miren tone qe te hyjme ne Europe .

  • Po ore aga i Rakickës po.Po ore vjedhësi më i madh i parave dhe pronabëve.të shqiptarëve.Ore opingë me flokët e lyer me vaj kikiriku, nuk e kupton ti që pa u arrestuar ti nuk arrestohet Sali Berisha.Pa u arrestuar Saliu rrezikohet ekzistenca e Shqipërisë.Ekzistenca e saj është domozdoshmëri për ametikanët në rajon.Kështu që ke vajtur nç esfel në p…..së bashku me brekushet e atij që e mban vehten për artist,PIKTOR.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *