Rifillimi i transportit interurban, shoferët: Gjendja është e keqe, kam ardhur bosh

Leda Hysa

Prej ditës së djeshme të gjitha linjat e autobusëve janë funksionale. Të fundit rinisën punën autobusët në Berat dhe Kukës, ndërsa në qytetet e tjera të vendit transporti u hap te merkuren.

Me maska e doreza, shqetësim mbetet numri i pakët i pasagjerëve

Autobusët u nisën nga terminali i Beratit që në orët e para të mëngjesit te djeshem duke udhëtuar drejt Fierit, Vlorës, Tiranës etj. Drejtuesit e mjeteve shprehen se kanë marrë masa për distancën dhe dezifektimin, por shqetësim për ta mbetet numri i pakët i pasagjerëve.

“Ne punojmë me 70 për qind nuk marr më pak se kam mjetin e vogël. Pasagjerë nuk ka fare, kam ardhur bosh nga Vlora”, tha një shofer.

“Gjendja është e keqe pasi lëvizjet janë të rralla, unë erdha nga Fieri në Berat me dy pasagjerë“, u shpreh një tjetër.

Ndërsa udhëtarët shprehen se kemi marrë masat, duke u pajisur me maska. Po kështu edhe në Kukës ka nisur punë transporti publik i udhëtarëve. Shqetësimi mbetet i njëjtë: Mungesa e pasagjerëve!

“Në 06:30 nuk pati njerëz fare, në 08:30 u nis drejt Kamzës një mjet me 5 veta”, tha një drejtues mjeti.

Kjo shihej qartë edhe në stacionin e urbanëve  ku gjatë ditës  së sotme kishte shumë pak udhëtarë për të lëvizur nga Kukësi drejt Tiranës, Durrësit apo Kamzës. Berati dhe Kukësi ishin dy qytetet e vetme pa transport, pasi në qarqet e tjera linjat interurbane dolën në punë ditën e djeshme.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *