Pilotit italian Riformato i ulen 3 vite nga dënimi

Elton Tafaruci

Gjykata e Apelit ka dënuar me 12 vite burg pilotin italian, të avionit me drogë,  Giorgo Riformato. Ai u dënua në muajin shkurt, me 15 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, por e apeloi vendimin.

Avioni i tij 9 majin e vitit 2014 u ul në plazhin e Divjakës për t’u ngarkuar me rreth 400 kilogramë kanabis. Por nuk mundi të ngrihej për shkak të dëmtimit në ulje.  Prokuroria e akuzoi 69 – vjeçarin për trafik të lëndëve narkotike të mbetur në tenativë, kjo e kryer në bashkëpunim.

Riformato është i fundit që dënohet për avionin e Divjakës. Në 25 nëntor të vitit të kaluar Krimet e Rënda dënuan me 47 vite burg në total 6 bashkëpunëtorët e pilotit italian. Me 9 vite u dënua dhe organizatori kryesor këtij trafiku Sajmir Bajrami, i cili solli në Shqipëri Riformaton, duke i treguar dhe vendin ku do ulej.

Po me 9 vite u dënua dhe Maringlen Ymeraj ish-efektiv policie, që kishte marrë përsipër se ngarkimi i drogës në plazhin e Divjakës, nuk do të pengohej nga policia. Paketuesit e drogës, Orgest Bilbili dhe Kristian Demça do të vuajnë nga 7 vjet e katër muaj. Ndërsa Kleviol Ahmetaj dhe Aurel Pupe janë dënuar me 6 vite e 8 muaj heqje lirie

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *