Rihanën e dëbojnë nga xhamia (FOTO)

anazapta

Kur është fjala për rregulla, Rihanës i pëlqen t’i thyejë. Këngëtarja është përzënë nga një xhami në Abu Dabi, pasi nuk kishte leje për të realizuar një sesion fotografik.

Stafi i xhamisë “Sheikh Zayed” i kërkoi 25-vjeçares të largohej, pasi veprimet e saj cilësoheshin “fyerje për shenjtërinë e xhamisë”.

Ndryshe nga herët e tjera, Rihana ishte e mbuluar kokë e këmbë, por në veshjen e saj të zezë spikasnin buzëkuqi i kuq flakë dhe aksesorët e mëdhenj prej floriri.

Xhamia, e cila është më e madhja në Emiratet Arabe dhe ka një kapacitet prej 40 mijë besimtarësh, ka lëshuar më vonë një deklaratë, në të cilën përmendej “një incident që përfshinte një këngëtare”.

Pavarësisht se Rihana nuk përmendet me emër, në deklaratë flitet për “sjellje që dhunon kodin moral brenda ambienteve të një xhamie, nëpërmjet veprimeve si foto të pavend, poza të papërshtatshme për kontekstin e një vendi të shenjtë, të folur me zë të lartë apo konsum ushqimesh. Shkelësit u trajtuan në mënyrë të sjellshme, e cila reflekton vlerat tolerante dhe të qytetëruara të islamit”, përfundon deklarata.

1234567

Share This Article
3 Comments
  • edhe keta bythpalaret arab ofendojne menyren perendimore te jeteses me callmat e tyre dhe me carcafet qe hellin per mbi vete .qenie inferiore qe europa duhet te ishte bashkuar ne kohen e kryqzatave e ti shunte me fare e fis.

    • Muslimanet, edhe Arabet e lajne b… me uje ne ndryshim nga perendimoret qe perdorin letren (kuptohet kush eshte b…palare)
      Sa per callmat ajo eshte veshja e tyre dhe nuk i prish pune njeriu ashtu si dhe ty nuk te prishin pune veshjet e murgeshave prifterinjve katolik dhe ortodoks qofshin.
      por edhe veshjet tona te tradites sipas krahinave nuk duhet te prishin pune njeriu…. injorant.
      ps: injorant, dmth njeri i pa ditur.

    • menyren perendimore te jetes ska pse ta ekzibicionojne ne lindje dhe mu ne nje vend kulti! po te duan le ti bejne ne vendete tyre te kultit, nese i lejon kush. ne shtepine time jam vete zot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *