Fansat e këngëtares Just Brittany, shprehen se kënga e re e Rihannës, “Bitch better have my money” është shumë e ngjashme me këngën “Betta have my Money” të Just Brittany.
Asnjëra nga këngëtarët nuk pranoi të komentojë mbi këtë “rast” , përsëri i lindur në web. Ata që nisën ofensivën kundër Rihannës ishin tifozët e Just Brittany, të cilët duke dëgjuar hitin e ri të yllit të popit, kanë vënë re shumë ngjashmëri në tekst dhe muzikë me hitin që Just Brittany kishte publikuar rreth 1 vit më parë.
Rihanna e këndoi këngën “Bitch better have my money” për herë të parë në publik më 29 mars.
