Ato janë dy nga artistet femra më të famshme në botë.
Por mes Katy Perry dhe Rihanna duket se nuk ka kurrfarë armiqësie apo rivaliteti.
Dy princeshat e popit janë fotografuar teksa dilnin në një klub nate së bashku, por kanë preferuar të mbërrijnë veç e veç në vendin, që zakonisht është i tejmbushur gjatë fundjavës.


27-vjeçarja nga Barbadosi kishte veshur një fustan në shkurtër plot ngjyra që i nxirrte në pah këmbët e gjata e të tonifikuara ndërsa Perry është treguar mjaft e kujdesshme t’i shmangë fotografët.

