Superliga kthehet pas pushimit 1 mujor. Skënderbeu humbi me rezultatin 2–0 përballjen me Luftëtarin në Gjirokastër.
Golat u shënuan nga Kristal Abazaj, i cili sezonin e ardhshëm pritet të aktivizohet me korçarët.
Skënderbeu luajti shumë minuta me 10 futbollistë për shkak të kartonit të kuq të marrë nga Radas.
Në takimet e tjera të orës 14:00 Teuta barazoi 2 – 2 me Lushnjen, ndërsa Kamza mundi me rezultatin 3 – 1 me Laçin. Në takimin e zhvilluar në Durrës tifozët miq krijuan probleme, ku pati edhe të shoqëruar në polici.
Në orën 17:00 do të luhen dy ndeshjet e tjera të javës së 17, Flamurtari–Partizani dhe Vllaznia – Kukësi.
