Rikandidimi, Veliaj: Nëse bashkëpunojmë, 4 vitet e tjera do jenë histori suksesi

Bora Basholli

Tirana është ftuar në Forumin e Mjedisit të Qyteteve Evropiane si një nga modelet më të mira në avancimin e projekteve për mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

Me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Xhenovës në Itali, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së kryebashkiakëve për objektivat e 2030, si një mundësi për rritjen e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të mira midis qyteteve për adresimin e sfidave të shumta që lidhen me ndryshimet klimaterike.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se Tirana është një nga qytetet model, i cili brenda një kohe të shkurtër ka avancuar në çështjet e mjedisit, si mbjellja e pemëve, transformimi i transportit publik etj.

Së pari, jam shumë krenar për Tiranën, për atë që kemi arritur sot: të qenit një nga qytetet model, i cili në një kohë shumë të shkurtër ka bërë përparimin më të madh kur vjen puna për mbjelljen e pemëve, krijimin e korsive të biçikletave, vendosjen e biçikletave të përdorshme nga të gjithë, testimin e autobusëve elektrikë që po i fusim si flotë këtë vit, apo shumë prej ndërtesave, të cilat i kemi veshur me kapotë, për të ulur shpenzimet e energjisë”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se arritja e rezultateve të tilla që vlerësohen në të gjithë Evropën është meritë e qytetarëve. Veliaj shtoi se ky është treguesi më i mirë se kur të gjithë punojnë bashkë, mund të lihen mënjanë sherret dhe të vendoset fokusi në projekte që rrisin cilësinë e jetës.

Në kaq pak kohë të arrish kaq shumë dhe të vlerësohesh në të gjithë Evropën është e gjithë merita e qytetarëve të Tiranës. Do të thotë se kur punojmë bashkë mund të ndryshojmë mentalitetin, mund ta lëmë histerinë mënjanë, të lëmë sherret me njëri-tjetrin dhe të fokusohemi në projekte që realisht rritin cilësinë e jetës”, deklaroi ai.

Veliaj shprehu bindjen se përtej bindjeve të majta apo të djathta, sot ndryshimet që ka pësuar Tirana janë të dukshme. Ai siguroi se nëse të gjithë do të bashkëpunojnë si një familje, edhe katër vitet e ardhshme do të jenë një histori tjetër suksesi.

Nuk ka rëndësi çfarë bindjesh kemi, të majta ose të djathta, një gjë sot është e sigurt: me sheshin “Skënderbej”, me Pazarin e Ri, me korsitë e biçikletave, me çerdhet, kopshtet dhe shkollat e reja, Tirana është më e mirë.  Nëse të gjithë bashkë, si një familje, bashkëpunojmë kështu edhe në katër vitet e tjera, sigurisht që edhe ato do të jenë një histori suksesi”, deklaroi Veliaj, i cili rikandidon në zgjedhjet e 30 qershorit për një mandat të dytë.

Forumi i Mjedisit të qyteteve evropiane në Xhenova bëri bashkë politikanë dhe kryebashkiakë nga e gjithë Evropa për të diskutuar dhe ndarë njohuritë e praktikat e mira për çështjet mjedisore. Sot ky forum mbledh më shumë se 8,800 përfaqësues nga autoritetet lokale dhe rajonale nga 57 vende të ndryshme.

 

b.b/dita

Share This Article
3 Comments
  • Nese mashtrojme edhe 4 vitet e tjera do jene histori biznesi ku perfitojm(vjedhim) te gjith?Erion Makiaveli dhe “projektet për
    mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës”,jan dy gjera qe perjashtojn njera tjetren.Ky person premtoi ndalimin
    e betonizimit te Tiranes,por,sa erdhi ne pushttet e tejkaloi paraardhesin e tij disa here me lejet e ndertimit,duke zhdukur edhe
    ato pak siperfaqe te gjelberta qe kishin mbetur.Gy genjen sy per sy pa ju dridhur qerpiku fare.Ky kerkon ti beje te gjith zagaret
    qe i shkojn pas,bythqira si vetja.Tirana nje nga Qytetet me te ndotura,ky legeni flet akoma per përmirësimin e cilësisë së jetës!
    Puna e Kryebashkiakut matet me hapjen e vendeve te reja tepunes dhe thithjen e kapitaleve.Vendet e punes,jo qe nuk jan rritur
    ne kohen Kryebashkiakut Veliaj,por jan pakesuar,prandaj qindra mijera shqiptare po largohen.Asnje firme serioze nuk ka ardhur
    ne kete koh,por po largohen edhe ato qe ishin,si edhe mijera biznese te vogla kan shpallur falimentimin.Sapo u zgjodh kryetar
    Bashkie Erion Veliaj, në Ujësjellës nisën largimet masive nga puna. Qindra vetë u hodhën në rrugë si të punësuar nga partia tjeter.
    Në vitin 2015, ndërmarrja nga rreth 1800 vetë që kishte,mbeti vetëm 845 punonjës, një numër relativisht i ulët nga sa kishte
    regjistruar ndër vite.Çfarë ndodhi më pas? Një raport i Entit Rregullator të Ujit zbulon se pas largimit të të punësuarve nga Partia
    Demokratike, në Ujësjellës nisën të shtohen punonjësit vit pas viti.Nga 1800 vetë,bisturia e Veliajt kishte operuar mbi 1 mijë punonjës,
    që kreu i bashkisë i quante militantë partie.Në vitin 2016 numri i punonjësve arriti në 1290 të tillë. Brenda vitit ishin shtuar 445 vetë.
    Në vitin 2017, u shtuan edhe 475 punonjës të tjerë, një shifër që e rikthen numrin e punonjësve sërish në nivelet ku e gjeti Veliaj,
    para se të niste reformat e tij radikale.Aktualisht Ujësjellësi ka 1764 punonjës, pra sipas shembujve që merrte Veliaj, në Ujësjellës
    ka më shumë punonjës se ç’ka policë në Tiranë apo ushtarë në Elbasan dhe Në Durrës.Kuptohet se ajo që ka ndodhur me reformat
    radikale është thjesht zëvëndësimi në borderonë e Ujësjellësit i thuajse 1 mijë vetëve që votonin Partinë Demokratike, me të tjerë që
    votojnë Partinë Socialiste.Pra Veliaj nuk e uli numrin e të punësuarve në Ujësjellës, por siç shprehet ai, e zbrazi parkingun nga militantët
    e Partisë Demokratike për ta mbushur atë me militantë të Rilindjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *