Zjarri në Dukat të Vlorës ende vijon të jetë aktiv. Puna ka nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm për shuarjen e flakëve.
Ndërkohë zjarri në Karaburun është duke iu afruar Parkut të Llogarasë. Kjo vatër ishte dhe mbetet serioze, pasi flakët po përhapen me shpejtësi.
Puna për shuarjen e zjarrit ka nisur që në orën 5 të mëngjesit dhe në Voskopjë, aty ku situata paraqitet më e qetë.
o.j/dita
