Zërat e grupit të adhuruar nga miliona fansa në vitet ’70, Beatles, vijnë në një album të ri të realizuar nga BBC. Rrjeti britanik i informacionit disponon incizime të disa këngëve të padëgjuara më parë, të cilat janë regjistruar gjatë koncerteve radiofonike në vitet ’60.
Përmbledhja “On air LIVE at the BBC, Volume 2” del në 11 nëntor në Britaninë e Madhe. Ajo përmbannjë cover të këngës së Chuck Berry-t, “I’m talking about you” dhe të këngës “Beautiful dreamer”. 37 nga 63 performancat e regjistruara janë të padëgjuara më parë.
