Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Eleni Basho u nxor në pritë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Eleni Basho u nxor në pritë
AktualitetKomunitetKronike

Eleni Basho u nxor në pritë

anazapta
Published February 19, 2013
Share
SHARE

Eleni Basho është vrarë nga një person i mirinformuar që i ka studiuar mirë lëvizjet e viktimës. Autori i krimit ka qenë tepër i kujdesshëm dhe i saktë. Ai ka ditur itinerarin e lëvizjeve që kryente thuajse çdo ditë Eleni Basho, orën e kthimit të saj në banesë dhe e ka identifikuar atë duke e qëlluar me armë në një zonë të errët, ku ka pasur pak shanse që autori të identifikohej. Këto janë detajet e para të hetimeve që prokuroria po zhvillon për vrasjen e Eleni Bashos. Gazeta “Panorama” shkruan sot se gjatë muajve të fundit, Policia e Tiranës ka referuar materiale hetimore në mënyrë të vazhdueshme me qëllim rihapjen e hetimeve në lidhje me ngjarjen. “Kanë qenë provat e reja, por edhe një analizë e hetimeve që ishin kryer më parë që kanë sjellë rihapjen e dosjes penale në lidhje me ngjarjen. Dyshohet se viktima është nxjerrë në pritë me anë të informacioneve që i janë dhënë autorit të ngjarjes”, citohen burime nga prokuroria. Sipas organit të akuzës, hetimi i ngjarjes do të vazhdojë pasi vlerësohet se ende nuk janë gjetur prova të mjaftueshme për autorësinë e krimit. “Ka disa indicie dhe mendime të reja për disa veprime që duhen kryer dhe që mund të konkludojnë me identifikimin e autorëve të ngjarjes”, thonë burimet.

 

Rikthehen hetimet për vrasjen e Eleni Bashos

18 shkurt – Vrasja e Eleni Bashos do të rihetohet. Pavarësisht se dosja e nënës së dy fëmijëve nuk është mbyllur asnjëherë nga drejtësia, bashkëshorti i saj, Ilia Basho, i cili ishte i dyshuari i vetëm, u shpall i pafajshëm, duke e lënë hetimin në “gjendje të fjetur”.

Burime nga prokuroria bëjnë të ditur se hetimet për çështjen e Eleni Bashos po vijojnë, por nuk bëhen të ditura detaje të tjera.

Eleni Basho u ekzekutua me armë zjarri në 2 shkurt të 2012-s, para shtëpisë së saj, teksa kthehej nga puna. Dyshimet kryesore ranë mbi bashkëshortin e saj, i cili u mendua se kishte porositur vrasjen e nënës së fëmijëve të tij, për t’i hapur rrugë marrëdhënies që kishte me një grua tjetër. Eleni Basho ishte dentiste dhe posedonte të gjitha të drejtat mbi biznesin e materialeve dentare, i cili ishte regjistruar në emër të saj.

anazapta February 19, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • LORA says:
    February 19, 2013 at 4:03 pm

    Jam e sigurt qe nje dite Ilia Basho do te perfundoje aty ku e ka vendin,,,ne burg.
    Per nje intelekt mesatar eshte me se e qarte qe perfituesi i pare dhe i fundit nga vdekja e Elenit,do te ishte dora vete Ilia Basho. Uroj qe kjo dite te vije sa me shpejt.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?