Estonia dhe Rusia shkëmbejnë dy spiunë në kulmin e tensioneve mes dy vendeve. Episodi i filmuar në një video ngjan me trillerin e Luftës së Ftohtë.
Zyrtarët e sigurisë nga të dy vendet u takuan në mes të një ure në lumin Piusa, që formon kufirin mes Estonisë dhe Rusisë. Rusia dorëzoi Eston Kohver, një oficer i sigurisë nga Estonia, i dënuar me 15 vite burg për spiunazh në fillim të këtij viti. Ndërkohë Estonia dorëzoi Alexei Dressen, një ish-zyrtar estonez, i dënuar me 16 vite burg si spiun rus.
Ky shkëmbim vjen në kulmin e tensioneve mes dy vendeve. Rusia e dënoi Kohver me 15 vite punë të rëndë. Estonia thotë se 44-vjeçari u rrëmbye brenda territorit të saj, kurse Rusia e mohon duke theksuar se e kanë arrestuar brenda territorit rus, me një pistoletë, municion, 5 mijë euro cash dhe pajisje spiunazhi.
Kurse Dressen ishte dënuar nga Estonia për tradhti dhe shpërndarje të sekreteve shtetërore. Ai u arrestua në aeroport, teksa po nisej për në Rusi. Prokurorët thanë se me vete kishte dokumente të klasifikuara. Dressen kishte punuar për Rusinë që nga viti 1990, duke ofruar informacion për spiunët britanikë dhe amerikanë në rajonin baltik.
https://youtu.be/1yw8mteZzv4
