Rikthehen protestat e studentëve, në 10:00 përpara Parlamentit

Leda Hysa

Pas një periudhe dy javore në ngujim, studentët kanë paralajmëruar se këtë të enjte do të protestojnë përpara parlamentit.

Mbledhja e studentëve do të nisë para fakultetit në orën 8:30 dhe do të bashkohen të gjithë para parlamentit në orën 10:00.

Ende nuk dihet nëse do të ketë një numër të madh pjesëmarrësish apo jo pasi prej disa ditësh kemi parë vetëm një grup të rinjsh që protestojnë në godinat e fakulteteve ndërsa pjesa më e madhe është kthyer në auditorë.

Nga ana tjetër gjatë këtyre ditëve në revoltë janë ngritur edhe pedagogët, të cilët janë shprehur se Ligji i Arsimit të Lartë duhet të rrëzohet pasi autonomia e universitetit dhe liritë akademike po vihen në pikëpyetje.

l.h/ dita

Share This Article
5 Comments
  • Mbylleni universitetin shtetror per nje vit . Ky vit akademik eshte i pavlefshem sepse studente e pedagoge jane endur e borrocitur rrugeve ne kerkim te Kristalit.

  • Ju student jo vetem nuk po arrini ate per te cilen protestoni.Por po humbni dhe vitin akademik per ceshtje ordinere.Kjo ma shume per vete nga ju qe nuk uleni per te dialoguar sic po ju keshillon dhe bota.
    Per te mos humbur iden qe shkolla perparon vendin.Mbasi te diplomoheni shpresoj te ndryshoni ma c’ka po ju ndjekim sot.

  • ata te gdhendurit dhe qe japin shprese per te ardhmen ja ne ne mesim.keta te rruges dhe te greves ,edhe 10 diploma te marrin,po kristal dhe vitrine do te mbeten.sepse nga ata qe duan nota qyl,si kontribut politik apo per mbrojtje te profesoreve te korruptuar,qe shesin nota dhe blejne tituj ,nuk mund te presesh progres.ata do zvarriten gjithenje pas brekeve te burrneshes dhe te lulush hollandezit

  • JU LUMTE STUDENTA!
    VETEM KESHTU FITOHEN TE DREJTAT
    PROTESTA PER DITE NE SHESH.
    BRAVO DHE MOS I DEGJONI SUMQIMAT

  • Kush je ti Sala Argita dil hapur shkerdhate jeni ju qe doni rumpalle, perca e sundo po ka vdekur koha jote .Populli do drejtesi dhe fajtoret dhe kriminelet para ligjit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *