Rikthehen reshjet e borës, probleme qarkullimi në verilindje

anazapta

Rikthehen reshjet e dëborës. Zona verilindore e vendit është përfshirë nga bora mëngjesin e sotëm. Raportohet se intensiteti i rënies nuk është i lartë, çka ka bërë që problemet të hasen kryesisht në zonat malore.

Në aksin Kalimash-Morinë, në afërsi të tunelit të Thirrës, bora ka vështirësuar qarkullimin. Kjo ka detyruar autoritetet të nisin punën për pastrimin e rrugës, nëpërmjet tre borëpastruesesh.

Mësohet se probleme në qarkullim hasen në akset Kukës-Shishtavec, Kukës-Krumë, Kukës-Peshkopi, Fushë Arrëz-Kukës. Situata më problematikë paraqitet në aksin Fushë-Arrëz-Bajram Curri, konkretisht në Qafën e Malit. Ndërkohë, raportohet se segmenti rrugor Krumë-Bajram Curri është i kalueshëm me zinxhirë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *