Rikthehen reshjet e dëborës dhe parashikimi për nesër

Saimir Lleshi

Janë rikthyer reshjet e dëborës në veri të vendit. Deri më tani, trashësia ka arritur deri në 10 cm. Megjithatë, nuk priten reshje të dendura.

Vështirësi qarkullimi ka në aksin rrugor të autostradës në afërsi të Tunelit të Kalimashit.

Firmat kontraktore po punojnë me 6 borëpastruese për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës.

Krahas reshjeve të dëborës, qarkullimi i mjeteve në këtë segment rrugor vështirësohet edhe nga prania e mjegullës së dendur. Ndërkohë, sipas Institutit Meteorologjik reshjet dhe vranësirat do të jenë prezent deri në orët e vona të natës së sotme. Shira më të dendur do të bien në zonat veriore dhe qendrore të vendit.

“Dita e premte do të ketë reshje të izoluara dëbore në zonat malore lindore duke lënë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta zonat e ulëta dhe bregdetare”, sqaron Meteoalb.

Sipas parashikimeve, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme nesër me 7 -8 gradë në vlerat minimale duke bërë që në zonat malore të ulen deri në -2 apo -3 gradë.

Gjithashtu, rënie pritet edhe gjatë ditës në të gjithë territorin duke shënuar 15 gradë në vlerat maksimale. Fundjava paraqitet me kthjellime dhe vranësira.

Temperaturat e ajrit do të jenë të ulëta gjatë mëngjesit, ndërsa mesdita do të sjellë rritje të lehtë të tyre. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *