Rikthehen reshjet, në fundjavë vranësira dhe shi në gjithë vendin

anazapta

Dita e parë e vitit 2014 ishte me diell dhe temperaturë pranverore, por fundjava do të sjellë përkeqësim të motit. Në ditët në vijim pritet që temperaturat në vlerat e tyre mesatare të bien si dhe të rikthehen reshjet. Sipas meteorologëve, parashikohet që edhe të premten, temperaturat të jenë favorizuese për këtë periudhe dimri, por në zona të ndryshme të vendit nuk do të mungojnë edhe vranësirat. Ndërsa të shtunën dhe të dielën parashikohen reshje shiu dhe një ulje e lehtë e temperaturave. Ato do të luhaten nga 10 në 13 gradë celsius, ndërkohë që reshjet do të prekin pothuajse të gjitha qytetet.

Share This Article
1 Comment
  • Të bjerë shi që të mbushen liqenet e hidrocentraleve por kujdes se po na hedh shtyllat ne ere saliu e do mbetemi “anes detit të palarë…”?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *