Me sa duket java që vjen pritet me reshje intensive shiu, të cilat do të përfshijnë gjithë vendin.
Intensiteti i tyre do të rritet dhe do të arrijë deri mesatar në veri të vendit.
Në veri-lindje priten reshje dëbore në 500m mbi nivelin e detit.
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 9 -12 gradë, në vendet e ulëta 7 -11 dhe në vendet malore 3 – 8 °C. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet.
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin nuk paraqesin rrezik për përmbytje.
l.h/ dita
