Dy vjet pas mbylljes së serialit shumë të ndjekur në mbarë botën, “Desperate Housewives”, gratë e Uisteria Lein do të rikthehen sërish në ekran. Mediat amerikane shkruajnë se kanë nisur tratativat me katër aktoret protagoniste: Eva Longoria, Teri Hatcher, Felicity Huffman e Marcia Cross, të cilat duhet thënë se kanë kërkuar jo pak për rikthimin në set.
Burime pranë stafit thonë se historia rifillon me një skenë ku provinca pothuajse është shkatërruar tërësisht nga një zjarr masiv.
Sekretet e Uisteria Lien vijojnë të zbulohen një nga një, ndërsa të tjera fshihen në një bunker që zbulohet rastësisht nga policia.
Për momentin pritet arritja e një marrëveshjeje me aktoret, çka i hap dritën jeshile xhirimeve të serialit shumë të dashur, sidomos për femrat.