Rikthehen teoritë e konspiracionit pas atentateve në Paris

redaktor

Ashtu siç ndodhi me 11 shtator 2001, pasi u përhapën imazhet e para të sulmit kundër të përjavshmes satirike më 7 janar, makineria e teorive konspirative filloi punën me kapacitet të plotë.

Ndër më të zakonshme përfshijnë supozimin se vëllezërit Kouachi, që vranë 12 njerëz, përdorën disa automjete, pasi në një foto shihet një makinë me pasqyra të bardha afër skenës së sulmit dhe pastaj kur makina u braktis në veri, këto janë të zeza.

Por automjeti i përdorur nga xhihadistët kishte pasqyra të kromuara, ngjyra e të cilave ndryshon në varësi të dritës, shpjeguan specialistët. Letërnjoftimi i humbur nga një prej vëllezërve Kouachi, telefoni në supermarketin hebre ku Amedy Coulibaly vrau katër njerëz, apo rruga e manifestimit kundër sulmeve që gjoja formoi kufijtë e Izrael, vlejnë për të ushqyer teori nga më delirantet.

Sulmi i paprecedentë ndaj të përjavshmes satirike “Charlie Hebdo”, është “një ngjarje që shënon një ndarje të rendit shoqëror dhe politik. Ekziston një nevojë për t’iu përgjigjur kësaj goditjeje me interpretime”, tha për AFP EmmanuEl Taieb, profesor i Shkencave Politike në Lyon dhe specialist në teoritë e konspiracionit. “Interpretimi i ofruar nga policia, politikanët, gjykohet në mënyrë shumë të varfër, zhgënjyese.

Prandaj ai nuk besohet dhe shqyrtohet në formën e një analize që tërheq më shumë publikun”, tha ai në lidhje me ata që shohin kudo Iluminatin, apo një komplot hebreo- mason. “E kam lexuar në internet”, është në lloj argumenti shumë popullor mes brezave të rinj, për të cilët uebi është burimi kryesor i informacionit. “30 vjet më parë, ajo që mësonin fëmijët vinte 90% nga prindërit dhe shkolla. Tani është e kundërta.

Duhet një edukim për rrjetet sociale”, deklaroi këtë javë një Profesor në Sarsej, një periferi e popullarizuar e Parisit. Sipas Olivier Ertzscheid, Profesor i Shkencave të Informacionit në Nantes këto teori joshin jo vetëm më të rinjtë po edhe politikanë dhe historianë. Për shembull, Soraya Sepahpour Ulrich, hetuese dhe shkrimtare me seli në Kaliforni pohon se disa të dhëna e bëjnë të mendojë se sulmi në Paris ishte një operacion i CIA-s.

Në një bisedë telefonike me Press Tv, Ulrich pohoi se i gjithë incidenti në Paris ishte një enigmë për shumë vetë dhe duhet të bësh disa lidhje për të gjetur atë që realisht ka ndodhur. “Na është thënë nga mediat e komunikimit perëndimore se një gazetar jemenas ka intervistuar Kouachin”, tha ajo duke lënë të kuptohej se “ky kishte lidhje me një terrorist, i cili donte të shpërthente një avion gjatë Krishtlindjeve 2009 duke vendosur eksploziv në të brendshme”.

Megjithatë mediat e komunikimit janë aq të zëna të përhapin këtë informacione sa harruan sërish informacionin që na dhanë në fillim. Për shembull në vitin 2012 na thanë që terroristi Umar Farouk Abdulmutallab ishte në fakt një vepër e inteligjencës së CIA-s me sauditët”. Funksionarë amerikanë dhe jemenas thanë për agjencinë AP në maj 2012, se i ashtuquajturi terroristi i të brendshmeve ishte punonjës i mbuluar i inteligjencës saudite dhe CIA-s, kur iu dha një lloj tjetër bombe jo metalike e destinuar për të kaluar sigurinë e aeroportit.

Edhe lideri i partisë së ekstremit të djathtë, “Fronti Kombëtar”, Zhan-Mari Le Pen ngre një akuzë të ngjashme. Sipas tij autorët janë shërbimet sekrete amerikane dhe izraelite për të armiqësuar perëndimin me islamin. Në intervistën e tij për të përditshmen “Komsomolskaïa”, që e ka akuzuar edhe më parë SHBA-në për sulmet në Francë, Le Pen thotë: “Operacioni në redaksinë e “Charlie Hebdo” ngjason me një operacion të shërbimeve sekrete por nuk kemi prova për këtë. Nuk mendoj se është kryer nga autoritetet franceze, por besoj se ato e kanë lejuar këtë krim. Por për momentin ky është vetëm një hamendësim”.

Share This Article
2 Comments
  • Shume shpejt i doli boja charli hebdos si puna e 11 shtatorit te gjithe sherbimet e huaja qe bejne vallen e izraelit , per mos njohur palestinen mund te bejne gjysmen e globit organizata terroriste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *