Jo vetëm për divat dhe princeshat në ceremonitë formale, por edhe në pasarela. Kapelat me vel, aksesori që e bën fytyrën femërore të duket më e mistershme, është kthyer në modë.
Veli është simbol i elegancës së shekullit të XIX, por kohët e fundit është parë në pasarelat e stilistëve të mëdhenj. Për të ilustruar tendencën më të re, ju sjellim disa foto të fytyrave të njohura, të mbuluara me velin e kapelave.
Sipas rendit
Dita Von Tis, e fotografuar në sfilatën Dior Haute Couture PE 13, në 21 janar, në Paris
Modelja e njohur Leticia Kasta ka zgjedhur kombinimin e të zezës së velit me të kuqin e fortë të buzëve
Dukesha e Kembrixhit nuk kishte si të bënte përjashtim nga tendenca e re, që në fakt për britanikët nuk ka dalë ndonjëherë nga moda
Motra e Kejt Midellton, Pipa, ka kombinuar velin e zi me kapelën me trëndafila rozë
Karolina e Monakos ka zgjedhur një kapelë ngjyrë pjeshke me të njëjtën ngjyrë të veshjes, për një luk mbretëror
Bashkëshortja e princit të Monakos me kapelë blu dhe vel të ngritur
Aktorja 30-vjeçare e Hollivudit e ka bërë më modern lukun e saj, duke i shtuar kapësen e flokëve me një vel që i mbështjell fytyrën
Rrjetë e zezë mbi flokët me të njëjtën ngjyrë të këngëtares pop Lili Alen
Nëse e sheh në kokën e konsulenteve të revistave të modës, është e sigurt që do të jetë sukses edhe në lukun tënd. Anna Dello Russo,konsulente kreative e versionit japonez të revistës Vogue mban mbi flokë një model avanguardë
Nga sfilata e stilistit Xhanbatista Vali, koleksioni 2012-2013
Dior Haute Couture – pranverë 2013
Nga pasarelat e Armanit